Kollaren e ministrit të Bujqësisë e hëngri lopa Kollaren e - TopicsExpress



          

Kollaren e ministrit të Bujqësisë e hëngri lopa Kollaren e ministrit të Bujqësisë e hëngri lopa Nga Prof. Dr. Ago NEZHA Vapa e korrikut, po na i telendis ministrat në ikje, të Partisë Demokratike. Të nxehtit, që na vjen peshqesh nga Afrika, i ka çmendur temperaturat, sa që nuk durohen edhe kur jeton ditë të bukura, pa le kur jeton ditët e vështira të dorëzimit të pushtetit. Ministrat e korrupsionit, që janë përfshirë të gjithë, pa dallim feje, krahine dhe ideje, në aferat e pushtetit, jetojnë ditët e qametit. Ata, po bëjnë bilancin e suksesshëm të vjedhjeve dhe mbledhin kallinjtë nga të korrat e fundit, të fushatës tetë vjeçare. Edhe pse po ikin duar-plot, të majmur e të kamur..., përsëri e kanë një shqetësim, legjitim. Janë në dilemë: a e kanë justifikuar e merituar besimin e madh që ju ka dhënë kryepushtetari i tyre Berisha? Kjo dilemë i shqetëson dhe i mundon, se sa me efektivitet do rezultoi stili dhe metoda e tyre e punës. Por, më i lodhuri, i munduari dhe i vuari ndër ministrat, ka qënë ai i Bujqësisë. Bujqësia, është sektor i vështirë, por ta lag gojën, thoshte një i moshuar i kohës së kaluar. E ministri Ruli, që s’ja ha qeni shkopin, këtë sentencë, e ka parë me precedencë. Sa nisi punën në krye të dikasterit të Bujqësisë, tregoi, që është biri më besnik i kryetarit të partisë. Ai, edhe pse nuk ishte specialist bujqësie, metodën e qilizmës e njihte mirë dhe e kish përdorur me sukses, kudo ku i kish shkelur këmba e pushtetit. Për më tepër, fshesa e demokracisë, do bënte qilizmë, në Ministrinë e Bujqësisë. Dhe ai nuk vonoi, me fshesën e partisë, administratën, me dorë të hekurt e pastroi. Ai e kish të qartë, se duhej bërë qilizmë në administratë. I vuri rrulin administratës, duke hequr gjithë specialistët e të majtës, duke i zëvendësuar me militantët. Edhe pse të majtët, kishin grada e tituj shkencore, kjo nuk e pengoi, që të korri fitore. Për të gjitha këto realizime, nuk ka si të mos merrte përgëzime. Nga vetë kryeministri i qeverisë, u shpërblye ky bir besnik i partisë, që i dha zhvillim bujqësisë. Duke mbjellë dru frutor e arror, që nga Shkodra gjer në Vlorë, çuditi specialistë e profesorë. Jo vetëm të mençurit, por edhe të marrët, kjo vepër mrekulloi jo vetëm Shqiptarët, por edhe ndërkombëtarët. Specialistët e penalizuar, jashtë administratës, ju drejtuan gjykatës. Edhe pse kaloi kjo furtunë, ata fituan të drejtën për tu rikthyer në punë. Por s’e prekën më dot karrigen e ministrisë, se ky ishte urdhër i prerë i partisë dhe s’kish vlerë vendimi i drejtësisë. Rrogat e të dëmtuarve, u paguan nga qeveria, kështu kishte urdhëruar partia. Të mos preken e cenohen, xhepat e fryrë të ministrave demokratë, sa ta mbyllin edhe këtë mandat. Dhe kështu u veprua për ministrat tetë vjeçarë, jetëgjatë. Shqipëria, e pati këtë fat. Në sfondin e qeverisë, shkëlqen ministri i Bujqësisë Ministria e Bujqësisë mban mend shumë ministra të qeverisë. Por ata që nuk do harrohen kurrë, e me humor do kujtohen, kanë dalë në vitet e demokracisë. E një ndër ministrat që fati në krye të Bujqësisë e pruri, është ministri Ruli. Ruli, që e kish të qartë optikën, e nisi punën me estetikën. Urdhëroi që gjithë punonjësit të pajisen me kollare, qysh nga roja, specialistët, administrata, si përfaqësues të klasës fshatare. Kjo risi ishte një sukses i madh në bujqësi. Kur punonjësit e ministrisë do kishin këtë paraqitje, nuk ka si të mos kishte bujqësia rritje. Në rendimente e në prodhime, pati një bum që s’ka krahasime, e që unë nuk e kam ndeshur në jetën time. Është e vërtetë që bujqësia pati fat, me këtë ministër demokrat, se kur vinte specialisti në fshat, ai kishte varur në qafë dhe një kravatë, që nuk dallonte nga udhëheqja e lartë. Ca i thonë kravatë, ca i thonë kollare, kjo nuk ka rëndësi fare, për klasën fshatare, rëndësi ka performanca qytetare. Po që të mos dalim jashtë teme, kjo verë erdhi me thatësirë ekstreme. E më shumë e vuajti blegtoria, që nga kriza e bazës ushqimore, ju shtua uria, e për këtë fakt ishte e shqetësuar ministria. Vetë ministri i Bujqësisë, mori rrugën e malësisë, të shohë fatet e blegtorisë. Ai do t’ua plotësonte nevojën, e për model zgjodhi Tropojën. Kjo nuk ishte një rastësi, por një zgjedhje me mençuri, që veç Ruli ta bëjë, di. Se ajo ka bërë histori, me birin e vet, legjendarin Sali. Në vapën e nxehtë të korrikut, fshatarët e respektuar i thanë mikut, hiqe kollaren se je djersitur. Dhe ministri i Bujqësisë pa pritur, kollaren me ngjyrë të gjelbër që për qafe i qe ngjitur, e hoqi e vari në degën e një gështenje dhe vetë u ul nën hijen e një peme të drobitur. Lopa e Dodë Prengës, pa e ditur, duke qenë e uritur, si të ishte një gërshetë bari, e pat kollofitur. Kjo ngjarje e pazakontë për malësinë, u përcoll gojë më gojë, se lopa e Dodës na turpëroi, e pa ndëshkim nuk do kalojë. Doda, këtë marri që bëri Lopa, me të deleguarin e qeverisë, s’mund ta kalonte si një gjë pa rëndësi, për nderin e shtëpisë. Doda i tha Dilës, se lopa na koriti dhe për të vënë nderin në vend do ta therim lopën. Dilja, nuk e priti lehtë këtë vendim të të shoqit, se do ngeleshin culltë pa qumësht. Por sedra e malësorit e ka traditë, që për mikun e për qeverinë, e djeg shtëpinë. Dhe Doda nuk vonoi, mori thikën dhe lopën në zverk e shpoi për gabimin që bëri, e pagoi. Lopa që pëlliste pa mbarim, solli për gjithë fshatin një shqetësim, se ajo u dënua se kish bërë krim, kollaren e ministrit e hëngri për ushqim. Po ministri, nuk kish ndonjë gabim?! Fshatarët, pa pritur e pa kujtuar, u grumbulluan të alarmuar, për këtë ngjarje të shëmtuar, që fshatin e kish turpëruar. Si të ishte sirenë alarmi, u mblodhën të rinj e të moshuar, e këtë dramë ishin duke e përjetuar. Të trishtuar u mblodhën te konaku, ku e mori fjalën e kobshme më plaku. Kjo që ndodhi, s’mund të korigjohet, por miku pa kollare s’mund të largohet. Ndërhyri Dila për peshqesh, ti thurim në tezgjah një kollare me lesh, që ministri Ruli, mund ta veshë. Nisi puna e kështu vazhdoi, kollaren Dila e punoi dhe para se të largohej ja dhuroi. Ky gjest ministrin, e gëzoi. Gjithë punonjësit e Ministrisë së Bujqësisë, kur morën lajmin e malësisë, se ministrit kollarja e qe braktisë, vunë të gjithë kollaren e zisë. Kur u kthye ministri në ministri, punonjësit kishin vënë kollare për zi, dhe nëpër zyra s’piptinte njeri. Ministri kur i pa, u buzëqeshi dhe në qafë mbante kollare prej leshi. Për sukseset që arriti kjo ministri, do mbetet gjatë në histori. Për këtë ministri, fati e pruri, që në krye të saj të jetë Ruli, që pemë e ullinj, pa kufi nguli e shkuli. Ishte me fat kjo ministri, që në këto tetë vjet demokraci, pati suksese në bujqësi e blegtori, plot të reja e shumë risi.
Posted on: Fri, 26 Jul 2013 19:05:08 +0000

Trending Topics



/b>
This morning in my quiet time, God asked me to sing this new song

Recently Viewed Topics




© 2015