Kombinimet Shigjetari dhe Akrepi Këta të dy nuk kanë për - TopicsExpress



          

Kombinimet Shigjetari dhe Akrepi Këta të dy nuk kanë për të fituar romancën e vitit, ka shumë ndryshime mes të dyve! Disa ndryshime mund të jenë pozitive sigurisht por disa të tjera bëhen rraskapitëse pas njëfarë koheje. Disa njerëz janë aq të ndryshëm saqë zor se bëhen si për fillim, prandaj në qoftë se ka ndonjë shembul nga ju që mund të na thotë, mund ta shkruajë. Akrepi ndjen shumë më thellë, në një nivel më të larte seç mund ta kuptojë Shigjetari. Nuk është se Shigjetari nuk ndjen apo sështë emocional, por nuk e merr aq seriozisht sa Akrepi. Një Shigjetar për shembull do ishte i lumtur ta linte partnerin e tij për pushime dy javë me punën apo shoqërinë, nërsa Akrepi do të rrinte në shtëpi i lënduar, copë-copë, dhe kurrë, madje as nuk do ëndërronte të bënte të njëjtën gjë si Shigjetari. Gradualisht do të shfaqen edhe këto ndryshime, edhe pse në fillim duket se pritet të ketë vetëm zbavitje mes të dyve. Shigjetari, sidomos tipiku që del jashtë, ka shumë dëshirë të jetë në lëvizje dhe të bëjë qejf me muzikë të lartë, duke kërcyer dhe duke shijuar jetën sepse për ta jeta kalon shumë shpejt dhe duhet shfrytëzuar plotësisht! Akrepi nga ana tjetër, nuk është i dedikuar ndaj shumë njerëzve dhe preferon më shumë një vend intim, dhe gjithashtu kanë një intuitë shumë të mirëkur janë pranë shumë njerëzve gjë që i lodh shumë shpirtërisht ndaj shpejtojnë të arratisen drejt ndonjë vendi ku janë të qetë. Duhet të themi se Akrepat meshkuj e ndjekin këtë rregull më shumë se ato femër pasi femrat janë shumë më të shoqërueshme se sa meshkujt Akrepë. Një bashkim i komplikuar që absolutisht ka nevojë për shumë kujdes dhe mirëkuptim
Posted on: Tue, 03 Dec 2013 18:10:00 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015