Kondicioner inverter Inverteri në një kondicioner përdoret për - TopicsExpress



          

Kondicioner inverter Inverteri në një kondicioner përdoret për të kontrolluar shpejtësinë e motorit të kompresorit, duke lejuar temperaturë të rregulluar në mënyrë konstante. Përkundrazi, kondicionerët tradicionalë e rregullojnë temperaturën duke përdorur një kompresor i cili ose është duke punuar në maksimumin e tij ose fiket fare. Kondicionerët e pajisur me inverter kanë një mekanizëm me frekuencë të ndryshueshme që përmban një inverter elektrik për të kontrollur shpejtësinë e motorit e rrjedhimisht të kompresorit dhe outputin e ftohjes. Mekanizmi me frekuencë të ndryshueshme përdor një rregullues për të konvertuar rrymën alternative hyrëse (AC) në rrymë direkte (DC) dhe pastaj përdor modulacionin me pulse në një inverter electric për të prodhuar rrymën alternative me frekuencën e dëshiruar. Rryma alternative me frekuencën e ndryshuar vë në lëvizje një motor, zakonisht një motor me magnet të përhershëm. Meqënëse shpejtësia e motorit është propocionale me frekuencën e AC, kompresorët lëvizin me shpejtësi të ndryshme. Një mikro kontrollues teston temperaturën e ambjentit dhe rregullon shpejtësine e përshtatshme të kompresorit. Pjesët elektronike shtesë shtojnë kostot e pajisjes dhe operimit. Por duke eleminuar ciklet takim-stakim rritet eficienca, rritet jetëgjatësia e pjesëve përbërëse dhe ndihmon në eliminimin e luhatjeve të mprehta në ngarkesën që kondicioneri vendos në furnizuesin e energjisë elektrike. Në fund të fundit kjo i bën kondicionerët inverter më pak të prirur për dështime, më ekonomik për t’u vënë në punë, dhe në përgjithësi kompresorët e jashtëm janë më të qetë se kompresorët e kondicionerëve standard. Kondicionerët inverter janë më eficient në energji. Investimi fillestar i lartë balancohet nga konsumi i ulët i energjisë elektrike. Por periudha e kthimit është e varur nga masa e përdorimit të kondicionerit. (Burimi : Wikipedia)
Posted on: Mon, 08 Jul 2013 13:24:17 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015