Krejt po me doket qe FB po sherben veq me fry + me kone ne Peje e - TopicsExpress



          

Krejt po me doket qe FB po sherben veq me fry + me kone ne Peje e mos mu fry spo shkon hiq. Qe pak edhe nga Biografia e ime per Teme: Ing. Dipl. Burim Berisha, u lind më 26.07.1970 në Pejë, Kosovë. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje, ndërsa studimet universitare i filloi në vitin 1989 në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në drejtimin Telekomunikacion dhe Teknologji e Informacionit. Studimet e ciklit pesëvjeçar i mbaroi në vitin 1995 duke marrë titullin Ing. Dipl. i Elektroteknikës. Ing. Dipl. Burim Berisha ka një përvojë pune 18 vjeçare. Pas mbarimit të fakultetit duke i marrë parasysh rrethanat e kohës u kyç në sistemin arsimor të Kosovës si mësimdhënës i Matematikës dhe Teknologjisë së Informacionit në shkollën e mesme lokale. Në të njëjtën kohë filloi punë edhe me kompaninë private. Pak para fillimit të luftës filloi punë në institucionet ndërkombëtare, fillimisht në OSBE, pastaj në Programin Botëror të Ushqimit (UNWFP) dhe së fundi nga 2001 deri në 2008 në Komisionin Evropian si Ekspert i fushës së TIK-ut. Ndër të arriturat më të mëdha gjatë kësaj periudhe është ngritja dhe formimi i sistemit të TIK për Doganat e Kosovës duke qenë konsulenti kryesor dhe i vetëm i angazhuar nga Komisioni Evropian. Nga viti 2008 deri në vitin 2013, Ing. Dipl. Burim Berisha u angazhua në kompaninë “CACTTUS” si drejtor teknik. Sot, Ing. Dipl. është pronar i biznesit “COM-ING” në Pejë e cila merret me lëmine e TIK-ut. Ing. Dipl. Burim Berisha është i martuar dhe ka 3 fëmijë. Krahas angazhimit në punë, Ing. Dipl nuk pushoi kurrë edhe ngritjen profesionale. Gjatë viteve u certifikua nga prodhues të njohur botëror si Microsoft, Oracle, Lotus etj duke marrë titujt si Trajner i Certifikuar i Microsoftit, Administrator i Microsoft dhe Oracle sistemeve etj. Ing. Dipl. Burim Berisha nuk e pushoi kurrë interesimin edhe për edukimin akademik andaj në vitin 2006 regjistroi edhe studimet master në drejtimin e Telekomunikacionit. Provimet e fundit i përfundoi në vitin 2010 me notë mesatare 9.05 dhe që nga atëherë ka qenë në kërkim të subjektit të studimit për temën e diplomës. Ing. Dipl. Burim Berisha i ka përfunduar të gjitha provimet e parapara me rregullore si dhe me procedurë të rregullt i është lejuar puna në temën e diplomës së studimeve master me titull “Modelet e përhapjes së valëve elektromagnetike në mjediset e brendshme – modelimi i përhapjes për Hotelet në Kosove
Posted on: Thu, 17 Oct 2013 19:55:59 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015