Kristo Zharkalliu: Të shkruash për të tjerët... 23 10, - TopicsExpress



          

Kristo Zharkalliu: Të shkruash për të tjerët... 23 10, 2013 Pas shëmbjes së diktaturës, kur shqiptarët si lum i papërmbajtur vërshuan në Greqi, në mes të kësaj turme të tmerrëshme leckamane dhe të uriturish, jo vetëm për bukë e veshmbathje, por për të zbuluar botën gjoja “e panjohur” perendimore, ishin dhe shumë intelektualë-ose më mire njerëz që kishin mbaruar shkollat e larta në Shqipërinë komuniste- ndër të cilët dhe mjaft shkrimtarë e poetë të njohur. Në të njëjtën kohë, shumë “gjysmë-intelektualë” që nuk kishin shkruar ndonjëherë as edhe ndonjë letër dashurie, zbuluan se kishin “talent”, akoma dhe njohuri letrare dhe i u vunë punës të nxinin letrat me shkrime nga më të çuditëshme. Sigurisht ajo që shitej aso kohë-akoma shet duket- dhe kërkohej si diçka të modes ishte antikomunizmi, ishte përshkrimi i vuajtjeve të tmerrëshme të njerëzve nën sundimin komunist dhe kryesisht se si kishin vuajtur njerëzit nëpër burgje dhe kampet e përqëndrimit. KJo do të ishte normale sikur këto të shkruheshin e të përshkruheshin nga ata që i kishin vuajtur këto me të vërtetë dhe nuk ishin pak ata që kishin provuar rreptësinë, padrejtësinë dhe shtypjen e regjjimit komunist, por mjerisht këta në përgjithësi heshtnin se, ose nuk donin të ekspozoheshin, ose nuk dinin të shkruanin, sepse ishte e njohur se arsimimi i lartë kishte qënë privilegj i përkrahësve të sistemit dhe të bijve të komnistëve, ose të fshatarëve të varfër të qëndrave të banuara të izoluara, të cilëve sistemi u jipte arsim me qëllim që t’i përdorte si shëmbull përparimi dhe për përkrahjen e vetë sistemit. (Nuk ka dyshim se në këtë drejtim u bë një punë e lavdërueshme se po të mos kishin vepruar kështu komunistët, kush do të na qeveriste pesëmbëdhjetë vjet sikur Saliu të kishte mbetur atje në bjeshkë duke kullotur kecët?!!!) Librat pra për “vuajtjet nën diktaturën e Enver Hoxhës” u shkruajtën nga ish shkrimtarët komunistë, nga ish propagandistët e Enver Hoxhës duke i servirur lexuesit ngjarje dhe marrëzira nga më të pabesueshme. Sigurisht libra u shkruajtën dhe nga disa intelektualë që qenë të burgosur ose internuar, por edhe nga këta shumica ishin ish komunistë që ishin ndëshkuar nga vetë sistemi i tyre.Pas dyzetepesë vjet diktaturë, nuk kishin mbetur në jetë shumë nga ish shkrimtarët ose kalemxhinjtë nacionalistë, akoma dhe jashtë vendit, kurse ata që kishin mbetur në vendlindje-pasardhësit e “nacionalistëve” të cilët i kaluan vitet në internim ose në burgje, kishin mbetur pa shkollë ose duke mbaruar ndonjë shkollë tetvjeçare, si rrjedhojë mundësia e tyre për të shkruar ato që kishin kaluar e vuajtur ishin tejet të kufizuara… Por kjo është një histori e gjatë për të cilën do të shkruajmë ndonjëherë tjetër, në se do të kemi mundësi dhe, pse jo,fuqi… Kristo Zharkalliu Gazetarët dhe kalemxhinjtë e tjerë shqiptarë, zbuluan papritur ekzistencën e… arvanitasve në Greqi! Të gjithë nisën të shkruanin rreth kësaj çështjeje, të mirrnin me dhjetra intervista nga kushdo që paraqitej si përkrahës ose se kishte shkrojtur diçka për arvanitasit, menjëherë përqafohej nga shkruesit shqiptarë duke i paraqitur si “shqiptarë” duke harruar shumë here se këta kryesisht ishin grekë me një prejardhje të largët shqiptare që po harrohej nga dita në ditë. Nuk mund ta kuptoni se sa rëndë më vinte kur shkrimtarë të afirmuar shqipëtarë, profesorë të Universistetit, studjues dhe intelektualë të nderuar, vraponin prapa ndonjë arvanitasit, i cili sapo kishte zbuluar se ishte i tillë dhe përpiqej të shfrytëzonte rastin për t’u bërë i njohur, nëpërmjat emrave të njohura të shkrimtarëve dhe gazetarëve shqiptarë Shumë nga këta arvanitas unë i pata njohurpara se të shëmbeshin kufijtë, madje shumë prej tyre vraponin tek unë që të mirrnin ndonjë “informacion” rreth shqiptarëve, Shqipërisë dhe në përgjithësi për kombin e Arbërit. Prandaj kur nisi zhurma rreth tyre nga shqiptarët e porsaardhur, unë u tërhoqa se s’kisha më ç’të thosha ose të bëja se askush nuk më dëgjonte. Lidhjet e mia më të ngushta me arvanitasit ishin bërë nëpërmjet Jorgo Marungës, i cili, si kishte zbuluar prejardhjen e tij arvanitase, por kjo në kohën e diktaturës, Ai m’u afrua pa rrënies së jundës fashiste në Greqi, mbasoi ishim takuar në një aktivitet politik, ku u gjëndëm “bashkëluftëtarë” dhe kur i thane se isha nga Shqipëria u entusiazmua dhe që atëhere u bëmë të pandarë.Ai arriti të bëhej atëhere dashamirësi dhe studjuesi më fanatik të Shqipërisë dhe gjuhës shqipe. Ndërsa shkruante kudo në mbrojtje të kombit shqiptar vinte nga Elevsina në Kipseli njëherë në javë që të mësonte gjuhën shqipe, në shtëpinë tie. Ndërkohë nxori revistën “Dialogji” ku mirrej potrhuajse në përgjithësi me arvanitasit dhe me shqiptarët, ndërsa firmoste dhe shkrimet e mia me qëllim që unë të mos dukesha. Marunga ishte njeriu, arvanitasi më I guximëshëm që ka kaluar në Greqi pas luftës - ai e filloi luftën dhe studimet për arvanitasit dhe për kapedanët shqiptarë që kishin luftuar për çlirimin e Greqisë nga otomanët, duke shkruar në të gjitha gazetat greke të asaj kohe me guxim në mbrojtje të kombit shqiptar. Nuk ishte e lehtë atëhere të mbroja Shqipërinë, as të deklaroheshe se ishe arvanitas, por Marunga u hapi rrugën shumë “studjuesve” arvanitas të më vonëshëm dhe të guxonin të mbronin akoma “çështjen shqiptare” si ishte rasti i të paharruarit Arisatidh Kola, i cili e çoi më tej veprën e nisur nga Jorgo Marungas. Por Marunga vdiq në vitin 1984, kësisoj nuk pati fatin të njihej me inteligjencën shqiptare që kishte vërshuar në vendin e tij, pas shëmbjes. Unë pata shkrojtur nekrologjinë-gati një faqe të gazetes-në gazetën Liria që dilte aso kohe në Amerikë, si dhe disa shkrime të përkthyera greqisht në një ose dy gazeta greke. Më vonë shkruajta dhe një shkrim “përkujtimor” në një gazete shqiptare të emigracionit. Sigurisht me këtë shkrim u njohën edhe intelektualët emigrantë, madje disa më kërkuan të shkruaja diçka më të gjatë për veprën dhe jetën e Jorgo Marungës. Por familja e tij nuk më dha pëlqimin dhe unë respektova dhe nuk shkrojta më për të. Veçse “studjuesit” shqiptarë donin të mësonin ose të shkruanin për të… Sigurisht unë refuzova të mirresha, ose të bashkëpunoja në një paraqitje që nuk do t’i hynte në punë askujt Por ajo që më ka mbetur e paharruar ishte kërkesa arrogante e një pseudostudjuesit shqiptar i cili aso kohe banonte në Selanik,prej të cilit kisha lexuar disa shkrime plot marrëzira rreth arvanitasve që ai i paraqiste si shqiptarë, duke harruar se këta kishin vetëdije helene, madje shumë here tregoheshin më fanatikë nga vetë helenët. Një ditë pra ky “studjues” (kishte mbaruar shkollën e mesme, si mësova më vonë) më mori telefon dhe më tha: “Të lutem më dërgo të gjitha materialet që ke rreth jetës dhe veprës të Jorgo Marungës , për të cilin unë do të shkruaj një libër për këtë “shqiptar” të madh! Më dërgo dhe sa fotografi e shkrime të tij që ke ti!”………. U habita, por më shumë u indinjova. Si ishte e mundur të kërkonte prej meje t’i jipja materialet që disponoja, kur e dinte se unë shkruaja çdo javë “kujtimet”e mia në gazetat shqiptare? I u përgjigja troç: “Pse të t’i jap ty materialet që kam? Po të dua nuk e shkruaj vetë librin për Marungën? Ç’di ti për të?” Këtu u mbyll kjo histori, ai nuk më ngacmoi here tjetër,por nuk ka pushuar të shkruajë historira aq sa kohët e fundit paska zbuluar se katër milionë grekë paskan prejardhje shqiptare dhe këtë e boton një gazete serioze shqiptare! Por pse po i shkruaj të gjitha këto? Sepse nuk mund të shkruash ose të kërkosh të shkruash për punën ose jetën e një njeriut që mund të shkruajë vetë dhe që akoma është i gjallë - See more at: gazetakritika.net//Forumi/Doreshkrim.php/index.php?itemid=6491#sthash.3D79sJnf.dpuf
Posted on: Fri, 25 Oct 2013 15:44:34 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015