Kritikët, mendime të ndryshme rreth romanit më të mirë Jehona - TopicsExpress



          

Kritikët, mendime të ndryshme rreth romanit më të mirë Jehona Zhuniqi Vitrina e librit në biblioteka e librari çdo ditë po pasurohet me romane të autorëve të rinjë, gjë kjo e cila edhe ngjall debate lidhur me atë se cili roman vlersësohet më miri se tjetri gjatë periudhës 2000-2012. Kritiku dhe njëherësh studiuesi letrar Ag.Apolloni mendon se romani më i mirë shqiptar gjatë periudhës 2000-2012 është “Një dashuri dhe shtatë faje” i Rexhep Qosjes. “Edhe për mua si kritik nuk është e lehtë të bëjë dallimin mes romaneve se cili është më i mirë se tjetri, por romani “Një dashuri dhe shtatë faje” vlerësohet si më i miri gjatë kësaj periudhe” tha ai. Ndërsa, nga ana tjetër studiuesi letrar dhe njëkohësisht autori i shumë librave Agim Vinca mendon se ka autorë të shumtë romanet e të cilëve janë vlerësuar lartë, mirëpo sipas tij autorët me romanet më të mirë mbeten ende Ismail Kadare dhe Rexhep Qosja. Studiuesi në fjalë përmendi një mori romanesh emrat e të cilëve kanë bërë nam në vendin tonë por nuk la pa përmendur edhe romanin “Një dashuri dhe shtatë faje”, por prap se prap “nuk mund ta veçoj me emër se cili është romani më i mirë pasiqë ka shumë të tillë, mirëpo romanet më të mirë mbeten të këtyre autorëve”shtoi ai. Mirëpo, se si në të vërtetë njerëzit i vlerësojnë dhe i pëlqejnë romanet e shpjegoi edhe kritiku letrar Nysret Krasniqi. Ai mendon se letërsia është punë e shijes dhe varet prej formimit intelektual të lexuesit. “Jo, çdo kush ka shijen e njëjtë të leximit sepse dikujt i pëlqen romani historik, dikujt romani estetik etj.,por romanin që unë e kisha veçu si më të mirë gjatë kësaj peiudhe për të cilën po flisni ju është romani “Për Kosovën” nga Zejnullah Rrahmani i botuar në vitin 2000” u shpreh Krasniqi. Kurse, më ndryshe prej këtyre mendojnë shitësit e Shtëpisë Botuese “Toena”. Ata thonë se romanet më të kërkuar prej lexuesve janë të shkruar nga Ismail Kadare, e më të shitur sipas tyre janë libri “Kodi i Da Vincit” dhe biografia “Enver Hoxha” i Blendi Fevziut. Ndërsa, shitësja e Shtëpisë Botuese “Dukagjini” Sebahete Çavdarrbasha mendon se ne kemi mjaft autorë të cilët kanë shkruar romane të mira dhe kanë bërë emër, por “tek ne romani më i shitur deri më tani gjatë periudhës 2000-2012 ka qenë “Muzeu i Pafajësisë” nga Orhan Pamuk” ka thënë Çavdarrbasha. Personat më të afërt me librin mbesin lexuesit e tyre dhe me këtë rast kërkesat e tyre në një mënyrë vlerësojnë edhe romanet e tilla. Nga e gjithë kjo vijmë në përfundim se pavarësisht që disa kritik, por jo të gjithë romanin “Një dashuri dha shtatë faje” e cilësojnë si më të mirë kjo nuk mund të vërtetohet pasiqë secili njeri qoftë kritik, qoftë lexues e ka shijen e përzgjedhjes së romanit më të mirë, dhe mund të thuhet që kjo do të mbetet si një lloj enigme. Ndërsa, vitin që lam pas romani më i mirë nga grupi “Koha” u zgjodh “Legjenda e vetmisë” nga Ridvan Dibra. Box: Top lista e romaneve më të mira gjatë pesë viteve të fundit: 1. “Vitet e urithit” nga Kim Mehmeti, viti 2008, 2. “Darka e gabuar” nga Ismail Kadare, viti 2009, 3. “Tenxherja” nga Agron Tufa, viti 2010, 4. “Iluzionet në sirtar” nga Fatos Kongoli, viti 2011 dhe 5. “Legjenda e vetmisë” nga Ridvan Dibra, viti 2012.
Posted on: Wed, 24 Jul 2013 14:47:05 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015