► Kryeministri Edi Rama është takuar me përfaqësues të - TopicsExpress



          

► Kryeministri Edi Rama është takuar me përfaqësues të bizneseve VIP të vendosura në autostradën Tiranë -Durrës dhe rrugën për në aeroportin e Rinasit. Rama ka diskutuar me biznesmenët rreth rregullimit të territorit në rrugën kryesore hyrëse për në kryeqytet, disiplinimin e ndërtimit dhe mjedisit si dhe pamjen perëndimore që i duhet dhënë këtij territori. Rama i tha biznesmenëve se, “tani s’do të keni frikë nga opozita se barrierat mes biznesmenëve që kanë qenë me qeverinë dhe atyre që janë diskriminuar janë shkrirë. falënderoi ata që e priten gjatë 8 viteve në opozitë dhe më shumë ata që s’e pritën”, theksoi kryeministri. Diskutimi u përqendrua në detaje në mënyrën se si duhet të operohet që biznesi të ketë lehtësinë e duhur për të mbajtur një mjedis të pastër, të kulturuar dhe me standard perëndimor, ashtu siç janë dhe investimet që ata përfaqësojnë. Po ashti ju kushtua rëndësi rrugës së Aeroportit si dhe masave që duhen marrë për një pamje sa më të kulturuar të gjithë territorit hyrës për kryeqytet.
Posted on: Fri, 18 Oct 2013 11:11:42 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015