Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, ka deklaruar se në - TopicsExpress



          

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç, ka deklaruar se në zgjedhjet e ardhshme lokale në Kosovë, më 3 Nëntor, serbët duhet të marrin pjesë me “një listë të përbashkët”, e jo të paraqiten me më shumë parti. Sipas tij, këto zgjedhje janë të rëndësishme, meqë pos tjerash, do të vendosin se kush do ta udhëheq edhe Bashkësinë e komunave serbe në Kosovë. Mëtutje, në një intervistë për televizionin beogradas, B92, ai e ka mbrojtur politikën e qeverisë së tij ndaj Kosovës. “Serbia nuk do ta mbrojë me tanke Kosovën”, tha Daçiç dher shtoi se “sikur këtë ta kishte dashur, do ta mbronte kur është shpallur pavarësia”. Ai theksoi se tani Serbia ka ardhur në situatë ku “ose do ta humbim ardhmërinë tonë dhe të qëndrojmë në bajoneta, ose do ta zgjidhim këtë çështje në mënyrën më të padhimbshme”.
Posted on: Mon, 15 Jul 2013 16:07:23 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015