Kualifikimet, PSV-Milan, Fenerbahçe-Arsenal Nyon, 9 gusht - - TopicsExpress



          

Kualifikimet, PSV-Milan, Fenerbahçe-Arsenal Nyon, 9 gusht - Është mbajtur në Nyon të Zvicrës shorti për “play-off” të Champions League, ku pikasin supersfidat PSV Eindhoven-Milan dhe Fenerbahçe-Arsenal. Me 22 skuadra të kualifikuara për në fazën e grupeve, 20 ekipet e mbetura do të diskutojnë dhjetë biletat e mbetura në lojë, ndërsa dhjetë skuadrat e eliminuara, vazhdojnë aventurën e tyre evropiane në fazën e grupeve të Europa League.Si çdo vit, përsëri shorti u realizua në dy faza, për ekipet kampione dhe jo kampione në kampionatet nacionale, me secilin grup që do të kualifikojë nga pesë përfaqësuese./GJITHQKA PER AC.MILAN Grupi i skuadrave jokampione Lyon (Francë)-Real Sociedad (Spanjë) Schalke 04 (Gjermani)-Metalist Kharkiv (Ukrainë) Pacos Ferreira (Portugali)-Zenit (Rusi) PSV Eindhoven (Holandë)-Milan (Itali) Arsenal (Angli)-Fenerbahçe (Turqi) Grupi i skuadrave kampione Dinamo Zagreb (Kroaci)-Austria Wien (Austri) Ludogorets Razgrad (Bullgari)-Basel (Zvicër) Victoria Plzen (Çeki)-Maribor (Slloveni) Shakhtar Karaganda (Kazakistan)-Celtic (Skoci) Steaua Bukuresht (Rumani)-Legia Warszawa (Poloni)
Posted on: Sun, 11 Aug 2013 16:25:32 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015