Kukesi nuk ndalet as ne Merkato Bratiç dhe Telushi, pranë - TopicsExpress



          

Kukesi nuk ndalet as ne Merkato Bratiç dhe Telushi, pranë zyrtarizimit te klubi verior : Kukësi pritet të zyrtarizojë sot edhe afrimin e dy mesfushorëve që mbyllën sezonin te Flamurtari, Davor Bratiç e Bruno Telushi. Dje menaxheri që përfaqëson lojtarin kroat ka biseduar me presidentin Gjici dhe sot është lënë takimi përfundimtar për të bërë fakt të kryer transferimin. Nga ana tjetër, po dje vlonjati Telushi është takuar me drejtuesit dhe ka rënë parimisht dakord. Gjasat janë që mesfushori të prezantohet sot. Në klubin verior përflitet edhe një blerje tjetër, teksa bëhet fjalë për një lojtar shqiptar që ka arritur të provohet deri te Çelsi në Angli. Emri i tij ende nuk bëhet i ditur nga drejtuesit. Ndërkohë, mësohet se klubi do të federojë për ndeshjet e Ligës së Europës ndaj Trabzonsporit edhe blerjet më të fundit, Cikalleshi e Hysa, krahas Dragoit dhe Smajlit, që firmosën pak ditë më parë. Ndërkohë, në stërvitjen e djeshme në Kamzë kanë qenë për herë të parë në fushë të katra blerjet e deritanishme të Kukësit.
Posted on: Tue, 13 Aug 2013 15:27:15 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015