Kush është zoti ynë dhe si mund ta njohim atë? Zoti ynë - TopicsExpress



          

Kush është zoti ynë dhe si mund ta njohim atë? Zoti ynë është Ai i Cili na ka krijuar, është kujdesur për neve me të gjitha dhuntitë e Tij dhe na ka furnizuar me të mira. Zotin tonë mund ta njohim nëpërmes shumë shenjave, argumenteve në këtë botë, prej tyre: Ai krijoi qiejt, tokën, natën, ditën, diellin, hënën etj.,Ai e zbret shiun dhe e furnizon cilin të dojë dhe Ai është i Plotëfuqishmi për çdo gjë. Duke menduar njeriu rreth këtyre argumenteve me kujdes e kupton se e ka obligim që ta adhurojë Allahun, të Vetmin i Cili nuk ka ortak. Fjala ibadet është emër përmbledhës i çdo gjëje të cilën e do Allahu subhanehu ue teala qoftë ajo fjalë apo punë, e hapët (namazi, haxhi) apo e fshehët (agjërimi, sinqeriteti).
Posted on: Thu, 27 Jun 2013 06:33:22 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015