Ky artikull tregon se cfarë po ndodh në fakultetin shtetëror - TopicsExpress



          

Ky artikull tregon se cfarë po ndodh në fakultetin shtetëror të infermierisë. balkanweb: Tarifa e shkollimit, shtrydhen studentët NGA: ERMELINDA HOXHAJ Tarifa e shkollimit, shtrydhen studentëtTIRANE-Studentëve të masterit shkencor në Fakultetin e Infermierisë, pjesë e Universitetit të Mjekësisë, u është kërkuar të paguajnë tarifën e shkollimit brenda kësaj jave, edhe pse mësimin do ta nisin në muajin nëntor. Shkak për këtë situatë është bërë arka bosh e Universitetit të Mjekësisë. Pagesën duhet ta bëjnë të plotë edhe ajo kategori studentësh, që ligji parashikon se përfitojnë 50% ulje të tarifës së shkollimit. Pasi të dorëzojnë dokumentet që kërkohen, atyre do tu bëhet rimbursimi prej 50% i tarifës. Drejtuesit e fakulteteve sqarojnë se vendimi për mbledhjen e tarifës së shkollimit të studentëve që në fillim të viti akademik, është marrë nga rektorati i këtij universiteti. Shkresa e këtij vendimi është dërguar në të pestë fakultetet e këtij universiteti, ku kërkohet që brenda datës 31 tetor të bëhet mbledhja e tarifës së shkollimit për të gjithë studentët, përfshi edhe ata të viti të parë. Të cilët në kohën që bënin regjistrimin në sekretaritë mësimore dhe duhet të paguanin vetëm tarifën e regjistrimit prej 1600 lekësh, u kërkohej që të bënin edhe pagesën për tarifën e shkollimit. Duke rënduar kështu në xhepat e studentëve dhe të familjeve të tyre. Shumë studentë shprehen se e kanë të pamundur të paguajnë një shumë kaq të madhe parash në mënyrë të menjëhershme. Sipas tyre, do ishte më mirë që të paguanin si vitet e mëparshme, në janar ose në shkurt, para fillimit të sezonit të provimeve. Ankesat Studentët e masterit në Fakultetin e Infermierisë, dega Logopedi janë ankuar për vendimin që është marrë, ku detyrohen të paguajnë brenda kësaj jave tarifën e shkollimit për studimet master. Tarifa e shkollimit për ciklin e dytë të studimeve Master Shkencor për vitin akademik 2013-2014 në fakultetin e Infermierisë dega Logopedi është 181.709 lekë të reja. Duke qenë se ky cikël studimesh normalisht zgjat dy vjet, studentët për këtë vit duhet të paguajnë gjysmën e tarifës rreth 90 mijë lekë të reja. Ndërsa për ata që ndjekin studimet në Master Profesional, studime që zgjasin vetëm një vit, tarifa që duhet të paguajnë është 93.600 lekë të reja. Kjo shumë parash që na kërkojnë të paguajnë brenda tetorit është e konsiderueshme për ne dhe familjet tona, e kemi të pamundur që të arrimë të bëjnë pagesën brenda këtij afati. Personalisht, duke qenë se dua të studioj në master shkencor, duhet të paguaj 900 mijë lekë ose 90 mijë lekë të reja. Familja ime kaq shumë para nuk mund të mi sigurojë për një javë. Punoj edhe vetë, por sërish e kam të pamundur që ta bëj pagesën tani. Një prej prindërve e kam invalid, edhe pse sipas ligjit përfitoj 50% ulje të tarifës së shkollimit, më thanë që duhet ta paguash të plotë dhe më pas do të rimbursohet nga universiteti. Është një situatë shumë absurde në një kohë që ne mësimin nuk e kemi filluar ende, por pritet ta nisim në muajin nëntor, - ankohet një prej studentëve të që do të ndjekë ciklin e dytë të studimeve Master Shkencor në Logopedi.
Posted on: Mon, 21 Oct 2013 10:50:31 +0000

Trending Topics



VI 1 El vino lleva a la insolencia, y la bebida
En esta noche me aprovecho a saludar a mi novia,mama, a mi papa, a
Here I am, co-owner of Liquivision, taking my written exam after
Isaías 53 - 1. QUEM deu crédito à nossa pregação? E a quem
COPY & PASTE You need to read the funny comments in the post
Paul Pierce és Kevin Garnett a minap az ESPN-nek nyilatkoztak a
Gas Safety Week runs from 16th-22nd September. This is an annual
Cyber Monday Deals @@ JBL Northridge E50 3-Way 8-Inch
Pete the Cat Valentine’s Day Is Cool ift.tt/1g8Ffud aePiots

Recently Viewed Topics




© 2015