Këngëtarja që është një shembull se si mund të dashurohet - TopicsExpress



          

Këngëtarja që është një shembull se si mund të dashurohet kënga popullore, dekorohet me Urdhrin "Mjeshtër i Madh" Fitnete Rexha, e cilësuar nga disa muzikologë si artistja që pastroi këngën e Shqipërisë së Mesme nga influencat e muzikës orientale, është dekoruar dje me Urdhrin "Mjeshtër i Madh" (pas vdekjes). Kompozitori dhe bashkëpunëtori i saj shumëvjeçar, Tish Daija, e konsideronte Fitnete Rexhën si reformatoren e muzikës së Shqipërisë së Mesme. "Vlerësimi im për Fitnete Rexhën si këngëtare e këngës së Shqipërisë të Mesme është maksimal", është shprehur kompozitori i njohur për këngëtaren, e cila është nderuar dje me Urdhrin "Mjeshtër i Madh" (pas vdekjes). Fitnete Rexha, e cilësuar nga disa muzikologë si artistja që pastroi këngën e Shqipërisë së Mesme nga influencat e muzikës orientale, në fakt është një shembull se si mund të dashurohet kënga popullore. Vajza më e vogël e Bab Rexh Delisë, "Hero i Popullit", familja krutane e të cilit njihet për vlerat e traditës që kur ishte 15 vjeç, këndoi dhe regjistroi këngët e para popullore në Radio-Tirana, nën shoqërimin e grupit orkestral të Shqipërisë së Mesme, të drejtuar nga Muharrem Gura dhe Skënder Reka. Fillimisht punoi si këngëtare në Estradën e Tiranës dhe më pas aktiviteti i saj si këngëtare u zhvillua tërësisht pranë AKVP-së në Tiranë, deri në daljen në pension në vitin 1981. Ndër këngët më të bukura të kënduara nga Fitnete Rexha përmenden: "Te selvitë e Namazgjasë", "Qenke veshur me të bardha", "Mun aty tek shtatë zymbylat", "Dy të bukurat në nji derë", etj. Fitnete Rexha ka regjistruar rreth 200 këngë popullore të Shqipërisë së Mesme, regjistrime muzikore që gjenden kryesisht pranë Radio-Tiranës. Akademik Prof. Çesk Zadeja është shprehur vite më parë se "sa herë të dëgjohet kënga popullore e Shqipërisë së Mesme, gjithmonë do të kujtohet këngëtarja Fitnete Rexha". youtube/watch?v=ePR_gdDdDw8
Posted on: Tue, 13 Aug 2013 13:24:36 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015