Këshilli qendror i Demokracisë së De për mes një komunikate - TopicsExpress



          

Këshilli qendror i Demokracisë së De për mes një komunikate për media ka informuar opinionin se ky organ mbrëmë nga një mbledhje ka vendosë një zëri që të shkarkon liderin e sajë të deri tanishëm Kastriot Haxhirexha, dhe të themelohet Komisioni i cili do të organizon kongresin e jashtë zakonshëm të partisë, ku do të zgjedhën të gjitha organet e reja të partisë përfshirë këtu edhe liderin e sajë. Është shqyrtuar funksionimi dhe riorganizimi i organeve të partisë, është konstatuar njëzëri se nuk mund të flitet për ndonjë riorganizim të partisë nëse në krye të sajë qëndron një lider pasivë, dhe i cili nuk ka parë të arsyeshme që për gjithë këtë kohë që nga emërimi i tij si lider të thirr një mbledhje të këshillit drejtues të partisë. Për të qenë pakënaqësia edhe më e madhe, se po i njëjti lideri pra Kastriot Haxhirexha nuk i është përgjigj asnjë thirrje telefonike ndonjërit prej anëtarëve të tjerë të këshillit drejtues të partisë. Për këtë shkak kryesia qendrore e partisë ka vendosë që njëzëri të shkarkonë liderin e DR-së Kastriot Haxhirexha dhe të themelohet një komision pesë anëtarësh, i cili do të ketë për obligim organizimin e kongresit të partisë, ku do të zgjedhën organet e partisë nga lideri, e deri në degët dhe nëndegët e saja. Vlen të përmendet se ky komision do ta ketë mbështetjen e fuqishme të themeluesit të DR-së Imer Selamani. Ndërsa data e kongresit do të caktohet në mbledhjet e ardhshme të Komisionit, thuhet në kominikatës e partisë. Më tej aty thuhet se: - Për pikën e parë të rendit të ditës, është shqyrtuar puna e gjitha organeve të partisë pas kongresit e deri më sot, duke e shqyrtuar këtu edhe punën e vetë liderit të partisë Kaastriot Haxhirexha, i cili që nga emërimi i tij në postin e kryetarit nuk ka realizuar asnjë detyrim që kishte marrë. Duke parë pasivitetin e tij të skajshëm në drejtim të organeve tjera të partisë, kemi konstatuar se edhe degët dhe nëndegët e gjitha njësive ku është e shtrirë partia, nuk kanë qenë aktiv. Ndërsa për kryetarë të sajë është emëruar Hajdin Sinani, përmbyllet Komunikata.
Posted on: Thu, 24 Oct 2013 10:43:27 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015