Lajme Shqip: VRASJA E 17-VJEÇARIT NË - TopicsExpress



          

Lajme Shqip: VRASJA E 17-VJEÇARIT NË KLASË PRANGA MËSUESIT, S’TREGOI KRIMIN - Artikulli: Vrasja /VD-Familjari dëbon Halimin Tota dhe Varaku, një jetë mes armëve e hashashit PBDNJ: Masa urgjente për sigurinë në shkolla PD, Ristani: Shteti ka rënë krimi tani ka marrë kurajo DURRES- Adriatik Tota, vetëm 17 vjeç nxënës i vitit të dytë të shkollës profesionale Beqir Çela” në Shkozet të Durrës u ekzekutua paraditen e sotme teksa me shokët e tij ishte në orën e mësimit brenda në ambientet e shkollës.Policia ka kapur pas 7 orësh autorin e vrasjes në qendër të qytetit të Durrësit dhe ai është 15-vjeçari Edrin Varaku, nxënës i kësaj shkolle. Arrestimi pas një periudhe të gjatë negociatash mes familjarëve dhe policisë, të cilat kanë bërë të mundur që ai të dalë nga vendi ku qëndronte i fshehur.Korrespondenti ynë Artur Korriku informon se vrasja ka ndodhur rreth orës 10:00, tek oficinat ku nxënësit bënin praktikën, brenda ambienteve të shkollës.Sipas policisë viktima Adriatik Tota, 17 vjeç, nxënës në vitin e dytë, dega mekanike. Ai ishte nga Kukësi, por familja e tij banonte në Sukth të Durrësit.17-vjeçari ishte djali i vetmi në familjen Tota, e cila përbëhej nga 3 vajza e një djalë . I ati punon si emigrant në Itali. Policia identifikon autorin e vrasjes. Sipas bluve ai është 15-vjeçari, Edrin Varaku. Pesë grupe policore po ushtrojnë kontrolle në banesën e autorit në lagjen “4 rrugët në Shijak”. DURRËS, PRANGA MËSUESIT, POLICIA: NUK DENONCOI KRIMINArrestohet mësuesi po që zhvillonte mësim gjatë momentit kur u vra adoleshenti në Durrës. Sipas policisë, arrestimi i mësuesit Thoma Llazari është bërë pasi nuk ka kallëzuar krimin.“Mësuesi e pa autorin, por nuk tregoi identitetin e tij. Na u desh më shumë kohë për identifikimin e autorit. Por për këtë punëndihmuan nxënësit që ishin në vendngjarje”, sipas policisë..ORA 17: 50 - NGJARJA PËR MOTIVE TË DOBËTA GRINDJEJE PËR MOTRËN MES ADOLESHENTËVEPolicia ka nxjerrë një njoftim për shtyp duke treguar se që prej momentit të ngjarjes, ajo kishte marrë masa të shumta, duke kontrolluar banesat e familjarëve dhe të afërmve të autorit të dyshuar, si dhe kishte ngritur postoblloqe kontrolli në të gjitha akset rrugore të zonës. Krahas këtyre masave u kontaktua me familjarët e autorit, duke iu bërë të qartë situatën në të cilën ndodhej fëmija i tyre. Pas një sërë veprimesh policore për identifikimin e lidhjeve të tij dhe kontakteve të tij më të fundit falë edhe bashkëpunimit të familjarëve u bë kapja e E.V. në një prej lokaleve të qytetit të Durrësit.Nga deklarimet paraprake në polici rezulton se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta të një grindjeje mes adoleshentësh. Sipas korrespondentit të A1 Report, Artur Korriku para disa ditësh viktima i kishte sharë motrën autorit të vrasjes. Autori e kishte planifikuar vrasjen dhe pushkën e gjatë e kishte modifikuar poshtë bluzës me të cilën bëri praktikën.Vazhdon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Materialet e çështjes do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, Durrës.ORA 16:45 - KAPET PAS 7 ORËSH AUTORI NË QENDËR TË DURRËSITPolicia ka kapur pas 7 orësh autorin e vrasjes në qendër të qytetit të Durrësit dhe ai është 15-vjeçari Edrin Varaku, nxënës i të njëjtës shkollë. Varaku ka qenë në qendër të qytetit të Durrësit kur është arrestuar. Kjo pas një periudhe të gjatë negociatash mes familjarëve dhe policisë, të cilat kanë bërë të mundur që ai të dalë nga vendi ku qëndronte i fshehur. Pikërisht në sheshin Iliria dhe qendrën tregtare aty afër është bërë i mundur dorëzimi i tij në organet e rendit. Ka qenë një kapje pas tratativave intensive mes dy palëve: polici-familje.ORA 15:30 - POLICIA: PO MERREN NË PYETJE NXËNËS, MËSUES, TË AFËRMPër dokumentimin e plotë të rastit janë shoqëruar e po merren në pyetje një numër i madh personash, të cilët kanë dijeni mbi rrethanat e kësaj ngjarjeje si nxënës të dy klasave, shokë të palëve , stafi pedagogjik, familjarë e të afërm, si dhe po punohet në vijim për të identifikuar persona të tjerë, të cilët mund të kenë pasur dijeni mbi rrethanat e ngjarjes.Për marrjen e dëshmive të të miturve po aplikohen standardet e marrjes në pyetje në prani të psikologes, si dhe ndjekja nga prokurorja për Sektorin e të Miturve. Në kuadër të këtij hetimi do të kryhen gjithë verifikimet e nevojshme, që lidhen me identifikimin e personave, që mund të kenë pasur dijeni paraprakisht mbi veprimet e planifikuara nga autori me qëllim vënien para përgjegjësisë ligjore të tyre.ORA 13: 40 AUTORI I VRASJES SE TOTES, EDRIN VARAKUIdentifikohet autori i vrasjes së Adriatik Tota. Policia e Durrësit ka bërë të ditur se, autori i këtij krimi është Edrin Varaku, 15 vjeç nga Shijaku. Ai është nxënës i vitit të parë të shkollës profesionale, “Beqir Çela”. Autori ishte në vit të parë ndërsa viktima ishte në vitin e dytë të shkollës profesionale.Mjekësia ligjore ka përfunduar ekzaminimet dhe bëhet e ditur se, viktima ka marrë një plumb në kokë që i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme adoleshetit Tota. Ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar Varakun në ekzekutimin e Adriatik Tota në ambientet e shkollës me një armë të modifikuar.13:18 POLICIA AKSION PER ARESTIMIN E AUTORIT, 15 VJEC Policia identifikon autorin e vrasjes. Sipas bluve ai është 15-vjeçari me inicialet E.V. Pesë grupe policore po ushtrojnë kontrolle në banesën e autorit në lagjen “4 rrugët në Shijak”. Edhe FNSH në kërkim të autorit.12: 20 FAMILJARET: TE GJENDET E ARRESTOHET AUTORIFamiljarët e viktimës përmes një prononcimi për A1 Report i kërkojnë qeverisë të gjejë dhe të arrestojë autorin. Ata ishin pranë morgut ku prisnin të tërhiqnin kufomën.“Jemi shume tronditur nga ngjarja. Nuk e dimë se si ka ndodhur ngjarja. Kërkojmë që shteti të arrestojë autorin dhe organet e drejtësisë të bëjnë drejtësi.”- thanë ata teksa ishin në pritje të mbylljes së procedurave për të marrë trupin.11:45: DEPUTETET E PD NE SHKOLLE Deputetët e PD-së të cilët braktisën komisionin e Ligjeve kanë mbërritur në ShkozetORA 11: 43 NIKOLLA: NGJARJE E RENDE, MASA PER TE GARANTUAR SIGURINE Ministrja e Arsimit e cilësoi ngjarjen të rëndë.“Na ka tronditur të gjithëve, mua në radhë të parë si nënë dhe ministre e Arsimit. Do të marrim të gjitha masat në bashkëpunim me ministrinë e Rendit, të garantojmë qetësinë në shkolla. Jam shumë e trishtueshme për nënën e viktimës që nisi një fëmijë në shkollë dhe u kthye i vdekur por dhe për nënën e autorit që u kthye në një agresor.ORA 11: 39 TAHIRI: AUTORI ESHTE NXENES SHKOLLE Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri deklaron se ka një plan masash të posaçme, dhe garanton prindërit për ruajtjen e sigurisë nëpër institucionet arsimore.Tahiri thotë se policia është pranë identifikimit dhe arrestimit të autorit, i cili sipas tij është nxënës i kësaj shkolle. Është ngjarje e rëndë që më ka shokuar edhe si prind edhe si funksionar i Ministrisë së Rendit. Garantoj dhe kemi gjetur sigurinë në shkolla në gjëndje të mjerueshme. Do të marrim masat që gjithçka të ndryshojë. Kemi një plan të garantojmë prindërit kudo në Shqipëri për ruajtjen e sigurisë nëpër institucionet arsimore. Policia është pranë identifikimit dhe arrestimit të autorit. Mund të them se është nxënës i kësaj shkolle dhe autori, por për shkak të hetimeve nuk mund të flas më gjatë.ORA 11: 15 RAMA:NGJARJE TRAGJIKE, TE BEHET HETIM I PLOTE Kryeministri përcjell ngushëllimet familjes dhe kërkon hetim të plotë. Përmes një njoftimi për shtyp deklaron se ka dërguar atje ministrin e Brendshëm dhe Ministren e Arsimit për tu siguruar që të afërmit e viktimës, studentët dhe mësuesit të kenë të gjithë mbështetjen dhe solidaritetin e nevojshëm. Kjo ngjarje tragjike është një kambanë e fortë alarmi për të gjithë, qeverinë, trupat mësimore, prindërit, shoqërinë në tërësi. Kryeministri ka kërkuar të bëhet një hetim i plotë dhe të njihet me të gjitha faktet, në mënyrë që të merren të gjitha masat e nevojshme që ngjarje të tilla të mos përsëriten.”- thuhet në njoftimin e kryeministrisë. Deklarata e kryeministrisë për vrasjen ORA 10: 45 TAHIRI NE SHKOLLE, GJENDET ARMA E BLUZA E AUTORIT Policia thotë se ka gjetur armën , ndërsa 100 metra më tutje, po brenda ambienteve të shkollës është gjetur dhe bluza që kishte veshur autori i vrasjes. Është ndërprerë mësimi dhe familjarë të nxënësve ndodhen pranë shkollës të shqetësuar. Ministri i Brendshëm mbërrin në shkollë.ORA 10: 44 NXENESIT NE OREN E PRAKTIKES NE OFICINE KUR NDODHI VRASJA Mësohet se nxënësit kanë qenë në orën e praktikës që po bëhej në oficinë, kur personi me kapuç ka hyrë brenda dhe ka qëlluar në drejtim të 15 vjeçarit. Në oficinë kanë qenë dhe nxësës të tjerë të klasës së 15-vjeçarit, por nuk ka pasur persona të tjerë të plagosur dhe të vrarë. Nga dëshmitarët mendohet se autori i veshur me kapuç ka përshkuar rrugën nga dera e shkollës deri tek oficina, që është gati 250m largësi.ORA 10: 00 AUTORI ME BLUZE E KAPUCDëshmitarët e kanë përshkruar autorin si një i ri me bluzë me kapuç. Autori ka qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të nxënësit. 13 nxënës shkolle dhe disa persona të tjerë janë shoqëruar si dëshmitarë të vrasjesDyshohet se autori i vrasjes mund të jetë nxënës i asaj shkolle. Në orën 10:30 mësohet se ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe ministrja e Arsimit Lindita Nikolla janë nisur drejt shkollës ku ndodhi vrasja. TAG: adriatik tota vrasje durres
Posted on: Wed, 04 Dec 2013 19:30:06 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015