Lajme VITAL nga Spitali Amerikan Përparësitë e Bypassit Off - TopicsExpress



          

Lajme VITAL nga Spitali Amerikan Përparësitë e Bypassit Off – Pump ( OPCAB) - OPCAB ( Bypassi me zemër që punon) – preferohet dhe është i dobishëm tek pacientët të cilët kanë një arteriosklerozë të theksuar në të gjithë sistemin arterial e veçanërisht tek ata pacientë tek të cilët nga kjo arteriosklerozë ( kalçifikim) është e prekur edhe aorta. - Duke mos e prekur aortën, siç bëhet me metodën klasike, reduktohet pothuajse në zero, risku që pacienti në fazën postoperatore të vuajë nga një ishemi cerebrale, e vërtetuar edhe nga një grup punues i American Heart Asociacion (AHA). - Preferohet tek pacientët të cilët kanë probleme me mushkëritë , sidomos tek pacientët që vuajnë nga obstruksioni kronik i rrugëve të frymëmarrjes ( COPD), si dhe tek pacientët që kanë probleme me veshkat - Insuficiencë renale. - Risku i embolisë është i zvogëluar. - Zakonisht pacientët nuk kanë nevojë për transfuzion të gjakut. - Qelizat e gjakut nuk dëmtohen fare, në ndryshim nga operacioni me makinën Zemër -mushkëri, për shkak se nuk kanë kontakt me forcat mekanike të makinës Zemër - mushkëri. - Pacientët nuk kanë ndonjë reaksion imunosupresiv si pasojë e kontaktit të gjakut me sipërfaqe të huaja, siç është rasti i të operuarit me makinën Zemër - mushkëri. - Qendrimi i pacientit në reanimacion është më i shkurtër. Kirurgët kardiotorakalë janë duke u përpjekur gjithmonë e më shumë për reduktimin në maksimum të pasojave të mundshme të padëshiruara nga të dyja teknikat operatore, kjo do të thotë se ata po përpiqen të gjejnë një mënyrë për të kapur embolinë, përpara se ai të dëmtojë pjesë të ndryshme të organizmit dhe këtu bëhet fjalë për bypassin tradicional dhe të shumëpërdorur nga të gjithë kardiokirurgët. Ndërkohë në bypassin pa makinën zemër- mushkëri kardiokirurgët po përpiqen të realizojnë ndërhyrjen duke frenuar pjesë sa më të vogla të zemrës së pacientit. Përgatiti: Dr. Med. Arben Kojqiqi, MRCSEd, FRCSEd (CTh) Kirurg Kardiotorakal Dr. Med. Besnik Kojcici Kirurg Kardiovaskular Për më shumë informacion kontaktoni në numrin: 042 35 75 35 (Tiranë ) 038 221 661 ( Prishtinë ) Spitali Amerikan, përqafoje jetën!
Posted on: Tue, 16 Jul 2013 14:10:19 +0000

Trending Topics



>Band i was given: The Rolling Stones by Pete Keeley do i like

Recently Viewed Topics




© 2015