Leje ndërtimi ne forme elektronike Shoqata e Bashkive te - TopicsExpress



          

Leje ndërtimi ne forme elektronike Shoqata e Bashkive te Maqedonise me anën e një Projekti ka ndihmuar të gjitha bashkite që të japin Leje për Ndërtim në forme elektronike me anën e një sistemi elektronik të cilin e shfrytezojne të gjitha bashkite, dhe po këta e mirëmbajnë. Forma elektronike e lëshimit të lejeve është paraparë me Ligjin për ndërtim, që nga 1 qershori i këtij viti, që do të thotë në të gjithë Maqedoninë për dhënien e lejes së ndëtimit nuk përdoret procedurë në hard copy. I gjithë komunikimi dhe mbledhja e dokumentacionit të duhur është në formë elektronike. Përvec Njesive vendore sistemi shfrytëzohët dhe nga subjekte përgjegjëse të përfshira në këtë process. Ky projekt është realizuar bashkërisht me Ministrinë e Transporteve të Republikës së Maqedonisë. Në 27 shtator ,2013 Rijeka (NEXPO ) shoqata maqedonase do bëjë prezantimin e projektit. Le të shpresojmë se së shpejti do të aplikohet edhe ne Shqipëri.
Posted on: Mon, 23 Sep 2013 09:36:11 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015