Leon Felipe S’kam ardhur të këndoj S’kam ardhur të - TopicsExpress



          

Leon Felipe S’kam ardhur të këndoj S’kam ardhur të këndoj, mund ta merrni kitarën. As të mbush dosjen time s’kam ardhur, Që pas vdekjes shenjtor të më bëjnë. Kam ardhur të shoh fytyrën time në lotët që rrjedhin Drejt detit Me lumin E me retë. Në lotët që fshihen në fund të pusit Nëpër natë E nëpër gjak. Kam ardhur të shikoj fytyrën time në gjithë lotët e botës Të vë një pikël zhive, vajtimi, një pikël hequr prej lotëve të mi Mbi këtë pasqyrë të paskaj ku të mund të më shohin e vetveten Të njohin ata që do të vijnë. Kam ardhur të dëgjoj sërish atë sentencë të vjetër në terr: Me djersën e ballit bukën ta fitosh Dhe dritën me dhimbjen e syve të tu. Burim lotësh e burim drite janë sytë e tu. /Alesio/
Posted on: Wed, 23 Oct 2013 13:18:39 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015