MANNA E SË HËNËS 9 Dhjetor, 2013 SHALOM MEDIA, - TopicsExpress



          

MANNA E SË HËNËS 9 Dhjetor, 2013 SHALOM MEDIA, ALBANIA FORCA E NDËRLIDHJES Nga Robert J. Tamasy “Ndërlidhja” sot është një gjë me shumë rëndësi në botën e biznesit. Me internet, email, mesazhe, skype etj. ne sot mund të komunikojme me stafin, klientët, konsulentët, partnerët e këdo tjetër në të katër anët e globit. Telefonat celularë ndihmojnë që këto lidhje të realizohen nga çdo mjedis ku ndodhemi. Puna ka arritur deri aty sa biseda ballë për ballë është shndërruar vetëm në një opsion! Por pavarësisht se në çmënyrë realizohet, komunikimi efektiv është kryesori në biznes, sidomos kur kemi të bëjmë me çështje të misioneve e vizioneve të përbashkëta. Në rastet e mesazheve urgjente që duhen shpërndarë - kujt, çfarë, kur, pse dhe si - mbledhja dhe takimi i njerëzve kokë më kokë është i domosdoshëm. Prandaj në 24-28 shtator 2014, CBMC do të angazhohet në një formë tjetër komunikimi. Gjatë atyre ditëve lidershipi global i CBMC do të mblidhet në Orlando World Center Marriott në Orlando, Florida, U.S.A. Ky Takim i CBMC, i pari qysh nga viti 2010 kur u mbajt në Singapor, do të mbledhë qindra biznesmenë dhe profesionistë nga çdo kontinent. Ata do të mblidhen të bashkuar nga qëllimi për tu treguar të tjerëve lajmin e mirë të Jezu Krishtit dhe për ti ndihmuar që të kuptojnë se si besimi në Krisht e transformon katërcipërisht atmosferën në punë dhe në jetë. Tema e takimit do të jetë Një Perëndi. Një Botë. Një Treg. Një Bibël . Kjo ka lidhje me atë që Jezusi u tha pasuesve të tij: “…ju do të jeni dëshnmitarët e mi në Jeruzalem, dhe në gjithë Judenë dhe Samarinë, dhe deri në fund të tokës” (Veprat e Apostujve 1:8). Tregu i shkullit të 21 është vërtet global duke ndërthurur kulturat, gjuhët, politikat, ekonomitë dhe ideologjitë. Prandaj potenciali dhe mundësitë për të përhapur mesazhin e Jezu Krishtit janë më të mëdha se kurrë. Por ky mision përballet edhe me sfida. Për këtë arësye, liderat ndërkombëtarë të CBMC do të mblidhen për të mësuar, trajnuar dhe për tu frymëzuar. Ndër folësit në këtë takim do të jenë: Evangjelisti i njohur ndërkombëtarisht Luis Palau; Bob Doll, kryestrategjist financiar i Nuveen Asset Management; Pat Gelsinger, autoritet i njohur në teknologjinë e biznesit; sociologu dhe edukatori i premiuar, D. Michael Lindsay, president i Gordon College; dhe Mark Miller, autor i dashur për publikun dhe nënpresident i Chick-fil-A. Vokalisti i suksesshëm Steve Green do të jetë lideri i adhurimit. Për më shumë informacion mbi programin, mbi vend zhvillimin e takimit në World Center Marriott, Orlando, dhe për tu regjistruar, vizitoni vebsajtin: worldcon14.cbmc Te Hebrejve 10:23-25, gjejmë motivimin e fuqishëm për këtë takim ndërkombëtar:: “Le të kapemi fort mbas shpresës që profetizojmë sepse besnik është ai që premtoi. Dhë le të mendojmë se si të nxisim njëri tjetrin drejt dashurisë dhe veprave të mira. Të mos heqim dorë nga takimet sëbashku sikundër e kanë zakon disa, por të nxisim njeri tjetrin - aq më shumë teksa shihni Ditën që afrohet.” Robert J. Tamasy është nënpresident i Leaders Legacy, Inc., një organizatë jo fitimiprurëse me qendër në Atlanta, Georgia, U.S.A. Veteran i gazetarisë, ai ka shkruar Tufting Legacies (iUniverse); Business At Its Best: Timeless Wisdom from Proverbs for Today’s Workplace (River City Press); dhe është bashkëautor me David A. Stoddard për librin The Heart of Mentoring (NavPress). Për më shumë informacion, shiko leaderslegacy ose blogjet e tij, bobtamasy.blogspot and bobtamasy.wordpress. CBMC INTERNATIONAL: Jim Firnstahl, President 2850 North Swan Road, Suite 160, Tucson, Arizona, 85712 ▪ U.S.A. TEL.: (520) 334-1114 ▪ E-MAIL: [email protected] Web site: cbmcint.org Për të njoftuar ndryshimin e adresës drejtohuni te: [email protected] Reflektim/Diskutime Pyetje 1. Gjatë karierës tënde si ka evoluar ndërlidhja? 2. Cili ka qenë ndikimi i zhvillimeve të ndërlidhjes në punën tënde konkrete? A mund të veprohet pa të? 3. Tema e takimit të CBMC do të jetë Një Perëndi. Një Botë. Një Treg. Një Bibël. Çkuptim ka kjo për ty? 4. A je i interesuar për pjesmarrje në këtë takim? Pse ose pse jo? SHËNIM: Po ta kesh Biblën dhe ke dëshirë të dish më shumë për këtë temë, shiko vargjet si më poshtë: Fjalë të Urta 27:17; Predikuesit 4:9-12; MatEU 28:19-20; Kolosjanëve 3:17,23; 2 Timoteut 2:2
Posted on: Mon, 09 Dec 2013 15:03:22 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015