MBUROJA.net Shënime lidhur me dijen - TopicsExpress



          

MBUROJA.net Shënime lidhur me dijen Kuranore el-mustaqeempublications 1. Natyra e dijes Kuranore Parimi është: “Të gjitha shkencat kthehen mbrapsht te Kurani”. Kjo ngaqë çdo shkencë e formuluar në Islam është: 1. Formuluar për shkak të Kuranit 2. Formuluar si rezultat i të kuptuarit të Kuranit Për shembull, të gjitha nën-shkencat e Hadithit si xherh we tadîl, ilmul- rixhãl, dhe të gjitha shkencat e formuara për të kuptuar tekstin e Hadithit (metn) dhe zinxhirin e transmetimit (isnad), të gjitha janë për të vërtetuar dhe kuptuar Sunetin e të Dërguarit të Allahut. Qëllimi i të kuptuarit të Sunetit të të Dërguarit të Allahut është që të kuptohet Kurani si duhet dhe të arrihet tek ajo që është synuar nga Allahu. E njëjta gjë vlen për Fikhun (jurisprudencën) dhe të gjitha kategoritë e tij, si dhe atë të Usulul-fikhut (Bazave të jurisprudencës); të gjitha janë formuar me qëllim që të kuptohet Kurani ashtu siç është menduar. Ka së paku tetë shkenca që kanë evoluar në duart e dijetarëve në rrafshin e shkencave të Kuranit. 2. Llojet e sureve Qëndrimi i xhumhurit (shumicës) së dijetarëve është që ka dy lloje të sureve në Kuran. Ato konsiderohen të jenë: 1. Medinase 2. Mekase Disa figura të autoritetshme nxorën edhe një kategori të tretë, që quhet: 3. Ikhtilaf (ato rreth të cilave ka mospajtime se a janë Mekase apo Medinase)2 MBUROJA.net Mendohet që përdorimi i kategorisë së tretë është i dobishëm për kërkuesit e dijes, ngaqë dija për suret rreth të cilave ka mospajtime do ta bëjë të vetëdijshëm atë, kur dijetarët të shprehin mendimin e tyre se ku u shpall surja për të cilën ka mospajtime; kjo sa për të hequr konfuzionin e tij. Nëse kërkuesi i dijes s’është i vetëdijshëm për suret rreth të cilave ka mospajtime, druhet që ai do të ngatërrohet, kur të hasë në mendimet konfliktuoze të dijetarëve të fushës së Tefsirit. Më së miri është të niset me suret rreth të cilave ka mospajtime (ikhtilaf), të cilat përbëhen nga: Fatiha Felek Nãs Mutaffifîn Ikhlãs Rrahmãn R’ãd Bejjineh Teghãbûn Zelzeleh Kadr Saff 3. Dallimet mes sureve Mekase dhe Medinase Suret Mekase karakterizohen si: Të shkurtra (për shkak se, gjatë periudhës së Mekës, njerëzit nuk dëshironin ta dëgjonin Shpalljen, kështu që përkujtuesit e shkurtër ishin më të dobishme në thirrjen e njerëzve për te e vërteta). Informata lëshohej në mënyrë mjaft tronditëse, me qëllim që të fuste frikë në zemrat. Informata prezantohej nëpërmjet logjikës themelore. Këtu vjen në shprehje Tewhidi së bashku me pejgamberllëkun e Muhamedit, si dhe jeta tjetër sipas asaj që fitojmë në këtë jetë.3 MBUROJA.net Ushqejnë intelektin me ngjarje historike, dhe kësaj mund t’i shtohen dhe tregimet për pejgamberët. I bëjnë të vetëdijshme krijesat për krijimin e tyre dhe për krijimin e të gjitha gjërave. Sa u përket sureve Medinase, ato karakterizohen si: Të gjata (ngaqë tash njerëzit po dëgjonin me dëshirë) Kanë të bëjnë me ligjvënie (teshrî), kështu që nuk përdorin logjikën apo nuk konsiderohet e rëndësishme angazhimi i logjikës, meqë, pasi shpirti të besojë, tejkalon rrafshin e logjikës dhe nuk diskuton se a janë urdhrat të logjikshëm apo të palogjikshëm, por mendësia mbrapa besimit ka të bëjë me kërkimin e kënaqësisë së Allahut. Kanë të bëjnë me tërë sferën sociale dhe qeverisjen, politikën e jashtme, mënyrën si të udhëhiqet diplomacia, si në rrafshin vendor, ashtu dhe në atë global. 4. Informatat statistikore të Kuranit Unanimisht thuhet që “ka 6000 e me tepër, pas kësaj të gjithë dallojnë”, domethënë, ka mospajtime për numrin e saktë të ajeteve. Arsyet për këtë janë të shumta, sidomos ajo se si një dijetar e kupton çka përbën një ajet e çka jo. Faktet e parëndësishme të kësaj natyre nuk çojnë peshë aq sa të justifikonin anim apo akte tjera ekstreme. Sa i përket numrit të fjalëve në Kuran, një mendim thotë që ai është 77 349. Mirëpo, ka mendime tjera që ofrojnë numra të ndryshëm. Edhe në këtë çështje, ka arsye për dallim, shumica e të cilave janë gjuhësore dhe nuk justifikojnë ndonjë formë mospajtimi. Sa i përket numrit të shkronjave në Kuran, mendimi i Muxhahidit është se ka 321 180 sish. Mendimet tjera pohojnë 323 015 dhe 340 740. Prapë, siç u përmend më lart, këto bazohen në detaje që s’kanë rëndësi thelbësore për të shkaktuar vështirësi apo partishmëri. 5. Ndarja e Kuranit në pjesë4 MBUROJA.net Që të shqyrtohet kjo temë, jemi të detyruar t’i referohemi Haxhãxh bin Jusif eth-Thekafit, një figure kontroverse në historinë Islame. Kështu, është me vend që të përmenden disa fakte historike rreth këtij njeriu dhe veprimeve të tij. Haxhãxh bin Jusif ishte guvernatori i emëruar nga kalifi i muslimanëve Abdul-Malik bin Merwãn bin Hekem el- Umejji. Ai ishte një tabi’in. Për shkak të skenarëve politik në klimën e asaj kohe, Haxhãxh ushtroi një sundim që ne tash do të mund ta kuptonim si terror, me qëllim që të siguronte udhëheqjen e Abdul- Malik bin Merwãn. Ai ishte përgjegjësi për gjuajtjen me katapultë të Qabes në Mekë dhe për vrasjen e një numri fatkeq të Sahabëve, përfshirë këtu dhe Sahabët kryesorë dhe të gradave të larta, si Abdullah bin Umer dhe Abdullah bin Zubejr. Ajo që e bëri imazhin e tij edhe më të keq ishte mënyra e pazakontë me të cilën ai udhëhiqte ekspeditat e tij ushtarake. Një shembull i kësaj është tërheqja zvarrë e Abdullah ibn Umerit duke qarkuar Qaben dhe prerja e kokës së Abdullah ibn Zubejrit dhe varja e tij kokëposhtë. Veprimet e ndërmarra nga Haxhãxhi dhanë arsye për disa nga tabi’inët - si Se’id ibn Xhubejri - që të jepnin fetwa se Haxhãxhi ishte një qafir i dalë nga Islami. Mirëpo, krahas këtyre veprimeve, ana tjetër për të cilën zakonisht njerëzit nuk dinë është që Haxhãxhi s’ishte vetëm një hafidh i Kuranit, por edhe ekspert i gjuhës arabe. Njerëzit do t’i habisin disa nga qëndrimet që Haxhãxhi mori për ruajtjen e Kuranit. Ishte vetë Haxhãxhi bin Jusif ai që vendosi shenjat diakritike në Kuran. Ishte ai që mblodhi ekspertët e Kuranit (hufãdh) për të tubuar të dhëna statistikore për Kuranin. Disa nga faktet e prodhuara nga ekipi i ekspertëve janë si në vijim: Mesi i Kuranit Mesi i Kuranit u përcaktua të jetë ajeti 19 i sures Kehf. Ndarja e Kuranit në 3 pjesë Nga fillimi i Kuranit deri te ajeti i njëqindtë i sures Teubeh është një e treta e parë e Kuranit.5 MBUROJA.net Nga ajeti i njëqindtë i sures Teubeh deri te ajeti i parë i sures Shura është një e treta e dytë e Kuranit. Nga ajeti i parë i sures Shura deri në fund të Kuranit është një e treta e fundit e Kuranit. Ndarja e Kuranit në 7 pjesë Nga fillimi i Kuranit deri në ajetin 55 të sures Nisã. Nga ajeti 55 i sures Nisã deri në ajetin 147 i sures A’rãf. Nga ajeti 147 i sures A’rãf deri te ajeti 35 i sures R’ad. Nga ajeti 35 i sures R’ad deri te ajeti 34 i sures Haxhxh. Nga ajeti 34 i sures Haxhxh deri te ajeti 36 i sures Ahzab. Nga 36 i sures Ahzab deri te ajeti 6 i sures Fet’h. Nga ajeti 6 i sures Fet’h deri te fundi i Kuranit. Ndarja e Kuranit në 4 pjesë Nga fillimi i Kuranit deri në fundin e sures En’am. Nga fundi i sures En’am deri te ajeti 19 i sures Kehf. Nga ajeti 19 i sures Kehf deri në fund të sures Zumer. Nga fundi i sures Zumer deri në fund të Kuranit. Ndarja e Kuranit në 30 pjesë Ndoshta ndarja më e njohur e Kuranit është ndarja në 30 pjesë, i quajtur Xhuz, që është adoptuar gjithandej botës muslimane. Qëllimi kryesor i ndarjes së Kuranit në këto pjesë ishte që muslimanët të mund t’i lexonin këto pjesë brenda një dite. Kjo ngaqë Sahabët nuk lejonin të kalonin 40 ditë pa u lexuar Kurani. Ngjashëm, pejgamberi komentoi leximin e Kuranit brenda një ditë duke thënë se kjo nuk lë vend që lexuesi të reflektojë për atë çfarë lexon. Kështu, lloji i leximit që duhet bërë është ai i reflektimit dhe i analizës së vetvetes, dhe ndarja e Kuranit në këto pjesë do ta bëjë më të lehtë planifikimin për leximin e tij. Domethënia e sures Ka një dallim në mendime rreth asaj se çfarë do të thotë termi “sure”. Disa thonë që kjo do të thotë lartësim dhe lartësi. Disa6 MBUROJA.net thonë që kjo është lëvizja nga një fazë në tjetrën. Disa thonë që kjo nënkupton mure që rrethojnë një qytet. Domethënia vendimtare në referencën ndaj Kuranit tregon që një pjesë e caktuar e tekstit të Kuranit është e fortifikuar me një mur i cili definohet si surja. Domethënia e ajetit Kjo është shenjë që ndan një pikë nga tjetra. Gjuhësisht ajet do të thotë diçka që mahnitë. Në Kuran, ajeti është një nen frazor që ndryshon nga një thënie në tjetrën. Domethënia e kelimeh Kjo nënkupton një fjalë dhe mund të jetë e vogël sa dy shkronja apo e gjatë sa dhjetë shkronja. Fjalët joarabe në Kuran El-Kurtubi diskuton këtë thellësisht në Tefsirin e tij, por një përmbledhje vendimtare e kësaj do të ishte që Kurani përmban fjalë joarabe të cilat përdoren njëanshëm nga gjuhë të ndryshme, mirëpo nuk përmban shprehje joarabe.
Posted on: Tue, 27 Aug 2013 20:45:25 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015