MESHU Mes’hu mbi meste dhe xhebire. Hufejn Arabisht i thonë - TopicsExpress



          

MESHU Mes’hu mbi meste dhe xhebire. Hufejn Arabisht i thonë atyre çorapeve që janë prej lëkure dhe i mbulojnë nyjet e këmbës. El munxhid Allahu Xh.Sh. i ka urdhëruar besimtarët që të marrin abdest para namazit. Nga pjesa (gjymtyrëve) që lahen në abdest janë edhe këmbët. Në vendin e larjes të këmbëve, është lejuar edhe Mesh nëse janë veshur çorape prej lëkure ose çorape leshi të trasha. Është transmetuar nga një grup i madh i sahabëve që Profeti S.A.V.S. i ka rënë Mesh mesteve prej lëkure pra është e lejuar. Ky transmetim nga ky grup i madh i sahabëve është vetëm për çorapet prej lëkure. Nëse çorapet prej leshi janë aq të trasha saqë nuk e lejojnë depërtimin e ujit, atëher këto çorape arrijnë të njëjtën gradë si çorapet e lëkurës. Ndërsa përsa i përket çorapeve të holla, asnjë dijetar nga 4 Medhhebet nuk e ka lejuar dhënjen Mesh mbi to. Mënyra e Mes’hu mbi mestet. Me gishtat e dorës së djathtë të lagur, fërkojmë pjesën e sipërme të këmbës së djathtë duke filluar nga majat e gishtave deri tek nyjet dhe me gishtat e dorës së majtë të lagur fërkojmë pjesën e sipërme të këmbës së majtë. Minimumi eshte 3 gishta te besh mes’t, por me te gjithe gishtat eshte sunnet. Mesele: Kohëzgjatja e mes’hut mbi meste është 24 orë për atë që është në shtëpi, kurse për atë që është në udhëtim është 3 ditë dhe 3 netë (72 orë). Bukhari. Koha e Meshut fillon nga momenti kur personi i cili ka pasur abdest dhe e ka prishur abdestin duke i pasur të veshura mestet. Musafiri quhet musafir kur merr rrugën në distancë prej më tepër se 80 kilometra. Mes’hu eshte I njejt si per burra dhe per gra, dhe eshte lejuar edhe kur jemi ne shtepi dhe ne udhetim, eshte lehtesim nga Allahu xh.sh. Ka thene Ebu Hanifa r.h. kush mohon mes’hu mbi meste kam frik se mos del nga Islami. Ka thene Hasan Basri mua me kane trasmetur 70 persona nga shoket e Profetit s.a.u.s, qe ato e kane par Profetin s.a.u.s, duke bër mes’hu mbi meste. Tirmidhi. Kushtet e Mes’hut. Mestet të vishen pas pastrimit të këmbëve. 1) Mestet e lëkurës ose mes’te prej leshi duhet të jenë aq të trasha saqë ecja me to të jetë e lehtë dhe kur ti japim Mes’h uji të mos futet brenda. 2) Të jenë mes’tet e pastra dhe të mos kenë çarje te mëdha. 3) Të jetë i mbuluar kyçi i këmbës. 4) Ti japim Mes’h sipër mestes dhe jo poshtë mestes. Gjërat që e prishin Mestin. Ç’do gjë që e prish abdesin prish dhe mestin Hapja e çorapit deri poshtë kyçit Mbarimi i afatit të mestit Kur depërton uji dhe këmba laget më shumë se gjysma.
Posted on: Sun, 24 Nov 2013 05:33:19 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015