MIOPIA PROGRESIVE E LARTË / SKLEROPLASTIKA Zhvillimi i miopisë - TopicsExpress



          

MIOPIA PROGRESIVE E LARTË / SKLEROPLASTIKA Zhvillimi i miopisë së lartë kryesisht bëhet për shkak të shtimit të „pakontrolluar“ të kokërdhokut nëpër gjatësinë aksiale. Normalisht, te pacientët e rinj, forma dhe lakesa e thjerrëzës së syrit e kompenson këtë shtim të kokërdhokut. Ky proces emërtohet emetropizim. Nganjëherë kjo nuk mjafton dhe zmadhimi i kokërdhokut e tejkalon diapazonin e emetropozimit dhe rezulton me vlerat e caktuara të miopisë. Indi i murit të kokërdhokut hollohet dhe pamja e segmentit të prapmë, retinës, e fiton pamjen e veçantë „miope“, të vogëlth dhe të lëndueshme, me rrezik të krijimit të ablacionit të retinës. Për t’u ndalur rritja progresive i gjatësisë aksiale dhe për t’u zvogëluar zhvillimi i mëtejmë i miopisë, si edhe për t’u ruajtur indi i murit të kokërdhokut nga hollimi i mëtejmë dhe për t’u zvogëluar rreziku nga krijimi i ablacionit i retinës, rekomandohet skleroplastika si procedurë kirurgjike. Kjo procedurë aplikohet tashmë me vjet. Bëhet me anestezi të përgjithshme, tani me implante speciale biokompatibile të cilat kanë aplikim të gjerë edhe në shumë degë të tjera të mjekësisë (implanti kardiovaskular etj.). Nuk ka nevojë të qëndroni në spital, fëmija kthehet në shtëpi të njëjtën ditë, disa orë pas operimit. Shikim kontrolli bëhet rreth tri javë pas operimit, e pastaj vijon përcjellja e mëtejme. Zhvillimi i miopisë së lartë mund të jetë e etiologjisë së ndryshme ose të panjohur dhe mund të krijohet për shkak të predispozicionit gjenetik, në syrin pseudofak pas operimit të katarktit për shkak të humbjes së procesit kompensues të emetropizimit të thjerrëzës së syrit, gjë që është mirë e njohur dhe merret parasysh me rastin e kalkulimit për implant duke pasur parasysh moshën e fëmijës, pastaj në rastin e Sindromës Down, ose te fëmijët e lindur para kohe ku është shkaktuar regresioni i stadit të retinopatis.
Posted on: Tue, 30 Jul 2013 10:37:33 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015