MITINGU PERMBYLLES NE VLORE - E PLOTE - FJALA E EDI - TopicsExpress



          

MITINGU PERMBYLLES NE VLORE - E PLOTE - FJALA E EDI RAMA: Mirëmbrëma Vlora, Shkodra dhe gjithë Shqipëria! Mirëmbrëma! Mirëmbrëma të gjithëve ju, motra dhe vëllezër këtu në Vlorë. Mirëmbrëma të gjithëve kudo ku janë dhe që na ndjekin në këtë shesh të historisë. Sonte, në këtë shesh të historisë dhe të ardhmërisë së shtetit shqiptar, unë ju them se ndihma e Shqipërisë në nevojë për shtet jemi ne, shqiptarët e bashkuar për një Rilindje shqiptare. Shqiptarët e bashkuar që nga Shkodra deri në Vlorë, për të rilindur shtetin, për t’i dhënë jetë drejtësisë kushtetuese dhe sociale, që mendjet e ndritura të këtij kombi predikuan për këtë komb që sot më shumë se kurrë ka mundësinë të shkruajë një histori të re. Një histori të re shqiptare, për Shqipërinë dhe mes Shqipërisë së rilindur dhe Kosovës së lindur si shteti më i ri europian, për një komb europian, kombin e shqiptarëve që sot janë të thirrur të provojnë atë që thoshte Mit’hat Frashëri “në liri lufta jonë është puna”. Puna, puna, puna! “Një verë e re e bën detin të buçasë, një frymë e re e bën një komb të marrë një shpirt të ri”! Këto fjalë të një burri të mençur të këtij dheu i sjell këtu sonte era e Rilindjes që duam dhe fryma e re e Rilindjes që po vjen dhe do të trokasë përmes numrit 29 në 23 Qershor do t’i sjellë këtij kombi një shpirt të ri. Me fuqinë e jashtëzakonshme të votës së saj, me fuqinë supreme të autoritetit moral dhe kombëtar që Vlora e ka prej historisë, ky qytet do t’i hapë rrugë bashkë me Shkodrën dhe gjithë Shqipërinë, nga veriu në jug, projektit të madh të zhvillimit të idesë kombëtare që do të nisë nga sistemi i unifikuar arsimor mes Shqipërisë dhe Kosovës. Vetëm ideja kombëtare e zhvilluar me anën e shkollës mund të sjellë lumturi, bashkim, bashkëpunim dhe prehje në një popull të përvuajtur si tonin thotë amaneti i Aleksandër Xhuvanit. Unë sot, Vlorës së Ismail Qemalit i zotohem se besimin e këtij populli përmes votës do ta kthej në punë natë e ditë për ta përmbysur bashkë me skuadrën tonë kombëtare të Rilindjes rendin e mbrapshtë të gjërave që e ka kthyer përmbys Shqipërinë dhe pengon përparimin tonë kombëtar. Jo vetëm sistemi i përbashkët arsimor por edhe siguria energjetike, zhvillimi i integruar bujqësor e blegtoral, oferta e njësuar turistike dhe bashkimi doganor me Kosovën do të jenë piketat që do të vendosim në katër vitet e ardhshme për ta nxjerrë Shqipërinë tonë të përvuajtur në një dritë të re dhe për të hedhur një dritë të re në rrugën e kombit shqiptar drejt bashkimit me Europën e bashkuar. Në Vlorën e Ismail Qemalit, në emër të Partisë Socialiste, ju zotohem se me votën e fitores nuk do të fitojnë vetëm ata që do të zgjidhen për të punuar për rilindjen por do të fitoni të gjithë ju që do të zgjidhni rilindjen, për të fituar dinjitet, punësim, taksim të ndershëm dhe për t’i marrë mbrapsht ato liri dhe të drejta që padrejtësisht një katragjysh i rraskapitur jua mban ende peng. Në 23 Qershor, do të fitojë Vlora, do të fitojë Shkodra, do të fitojë Kukësi, Dibra, Lezha, Durrësi, Gjirokastra, Elbasani, Korça, Berati, Fieri dhe sigurisht që do të fitojë Tirana sepse, do të fitojnë 95% e shqiptarëve! Do të përfitojnë nga ulja e taksave dhe sistemi ynë i taksimit të ndershëm për të rilindur ekonominë e familjeve shqiptare. Në 23 Qershor do të fitojnë të gjithë shqiptarët e vetëpunësuar që jetojnë përmes një dyqani ku punojnë me orë e pa orë, për t’i dhënë familjes mundësinë e jetesës me punë të ndershme. Sepse, duke vendosur vetëm një shenjë tek numri 29 do të vendosin heqjen e taksës së biznesit të tyre të vogël dhe përgjysmimin e tatimit të fitimit. Dhe kështu, një pjesë e këtij populli që jeton me vetëpunësim do ta flakë barrën e taksës së sheshtë dhe do të ngrihet të hënën e ardhshme duke marrë frymë lirisht nga ajo barrë e rëndë e një padrejtësie të madhe që ka imponuar në gjithë këto, që kush ka fituar më pak ka paguar më shumë dhe kush ka fituar më shumë ka paguar më pak. Në 23 Qershor, numri 29 nuk do të ndryshojë thjesht një qeveri me një tjetër por do të ndryshojë rrugën e jetës së atyre që sot jetojnë në fshat. Sepse 29-ta, ky numër i bekuar i çlirimit do t’i çlirojë gratë dhe burrat që jetojnë me tokën nga barra e papërballueshme e kostove të prodhimit. Vota për Partinë Socialiste dhe për numrin 29 është një shenjë që vlen sa vula e certifikatave të pronësisë mbi tokën për t’i dhënë fund një reforme të tokës që ka 20 e ca vjet që i tërheq njerëzit zvarrë dhe nuk mbyllet. Shqipëria jonë sot, më shumë se asnjëherë në sytë e të gjithëve, në këto çaste është Shqipëria e atyre nga jugu në veri që i bashkohen Rilindjes për t’i dhënë fuqi ëndrrës së tyre për të jetuar në një shtëpi të re, për të cilën, më në fund e pas kaq vitesh, duke vënë shenjën e tyre tek 29-ta do të firmosin letrat e legalizimit të shtëpive falas me të gjitha shpenzimet që do të përballohen nga shteti i rilindur i shqiptarëve. Por në 23 Qershor, me votën e tyre për Partinë Socialiste të gjitha familjet ne nevojë, të gjitha familjet që rrojnë mes varfërisë e papunësisë do të firmosin sigurimin e tyre shëndetësor nga shteti, për të marrë kujdes shëndetësor falas për të gjithë brenda katër viteve të ardhshme. 23 Qershori do të jetë edhe dita e çlirimit të sipërmarrësve të mëdhenj nga babëzia e madhe e të korruptuarve të dhunshëm që i janë qepur pas sipërmarrjes për ta zhvatur deri në qindarkën e fundit duke i zhytur në borxhe e duke ja bërë të pamundur pagesën e kredive. Në 23 Qershor, është dita për t’ju kthyer dinjitetin e nëpërkëmbur veteranëve të Luftës Nacional Çlirimtare dhe të përndjekurve të regjimit, që idealet e asaj lufte i ktheu në mekanizma të burgut të një diktature, ku ata njerëz vuajtën padrejtësisht, për të kaluar në vuajtjen e dytë nën diktatin e propagandës mashtruese të një plaku të lodhur, të rraskapitur, të marrë fund, që në 23 Qershor do t’i hapë rrugë Shqipërisë së re e të rilindur. Motra dhe vëllezër! I gjithë bregdeti, që sot e gjithë ditën, prej vitesh është pre e zullumqarëve të pangopur të këtij pushteti do të çlirohet në 23 Qershor. Dhe, askush më nuk do të luajë me pronat e bregdetit dhe as me pasuritë e përbashkëta të shqiptarëve siç ka luajtur deri më sot. Vlora, Shkodra, Tirana, Korça, Berati, Fieri, Gjirokastra e me radhë qytetet e Shqipërisë, pas 23 qershorit do të kenë në Tiranë një qeveri që do të bëjë për to më shumë se çfarë është bërë në 20 vjet të marra së bashku. Dëgjojeni sa bukur e thotë Fan Noli dhe ju e kuptoni vet se ku të vete mendja kur e dëgjon! “Moti i ri mos të të gjejë vetëm një mot më plak por edhe një mot më të mençur”. Nuk e kanë fatkeqësisht të gjithë këtë fat dhe për fat të keq dikë që çdo mot i ri e gjen gjithmonë e më të rrjedhur, Shqipëria e ka mbajtur në kurriz për vite më radhë. Janë këto 48 orë, orët për të shkuar derë më derë dhe për ta bërë dy votën tuaj, duke marrë me vete edhe një tjetër që s’ka votuar herën e shkuar, për të garantuar fundin e një epoke rrënimi dhe fillimin e një epoke të re Rilindjeje. Miqtë e mi! Tradhti nuk është vetëm të ikësh nga balli i luftës, tradhti është edhe kur mbjell farëra që janë kundër interesave të kombit dhe qeverisë kolektive të popullit! E pra, largojini këta tradhtarë! Ndëshkojini këta tradhtarë që rrënuan Shqipërinë duke mbjellë farëra kundër interesave të kombit dhe kundër qeverisë kolektive të këtij populli. Sepse, nëse sot tingëllon më aktuale se asnjëherë poema e Fan Nolit është detyra jonë që atë poemë t’ia kalojmë historisë njëherë e përgjithmonë në 23 Qershor. Nëse sot, ku e lamë e ku na mbeti, vaj vatan e mjer mileti, anës detit i palarë, anës dritës i paparë, pranë sofrës i pa ngrënë, pranë dijes i pa nxënë, lakuriq e i dregosur, trup e shpirt i sakatosur, duket si portreti i Shqipërisë, ne duhet t’ia ndryshojmë Shqipërisë portretin me votë në 23 Qershor! Ja pra, pse në këto 48 orë një zë duhet të vegojë nga lumi, të buçasë t’i zgjojë nga gjumi, se mileti po gatitet, se tirani lebetitet, se pëlcet kërcet furtuna, fryhet Vjosa derdhet Buna, se pas vdekjes ndriti jeta dhe kudo gjëmon trumbeta: ngrehuni dhe bjeruni, korrini dhe shtypini, katundarë e punëtorë që nga Shkodra e gjer në Vlorë!
Posted on: Fri, 21 Jun 2013 22:20:27 +0000

Trending Topics



ass="sttext" style="margin-left:0px; min-height:30px;"> f748am67 Killer Filter Replacement for ENGINEERED FILTR
Thank You Robert Keller for allowing me to join your group!! Here
Musisi dengan banyak bakat musik selalu mengadvokasi pentingnya
HAPPY ALL HALLOWS EVE!!! We are excited to welcome the re-birth

Recently Viewed Topics




© 2015