MODEL DEFILIMI PËR NXËNËSIT E SHKOLLIMIT FILLORË Këto foto - TopicsExpress



          

MODEL DEFILIMI PËR NXËNËSIT E SHKOLLIMIT FILLORË Këto foto që po shihni, jeni duke parë një defilim të nxënësve të kantonit të Lozanës në qytezën piktoreske të Nyonit të Zvicrës. Këtu shihet një traditë dhe një kulturë e një niveli të lartë rreth organizimit për më të dashurit e tyre për nderë të përfundimit të vitit shkollor 2012 / 2013. Këtij organizimi festiv iu kanë dalur në ndihmë shkolla, familja, komuniteti dhe komuna si në aspektin moral, organizativ ashtu edhe në atë financiarë. Këtu shihet qartë se sikurse nxënësit dhe mësuesit në njërën anë, po ashtu edhe prindërit dhe komuniteti në anën tjetër, që të gjithë bashkërisht po e përjetojnë ditën më të lumtur të tyre. Këtu duket një veshje shumë simpatike, e thjeshtë , jo e kushtueshme por shumë tërheqëse. Andaj, pos kësaj, këtë defilim edhe më tërheqëse e bëjnë laramanit e veshjeve të ndryshme duke dalluar klasat mes vete dhe duke i bërë ata sa më simpatik, tërheqës dhe interesant për të gjithë pjesëmarrësit... Andaj, pse mos të merret ky model edhe te ne në Kosovë si një shembull i cili do t`ju shërbej si nderë dhe respekt të gjitha shkollave, familjeve dhe shoqërisë në përgjithësi.
Posted on: Mon, 08 Jul 2013 10:30:22 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015