Man. United shënjestron Alexis Sanchez Deri dje ishte një - TopicsExpress



          

Man. United shënjestron Alexis Sanchez Deri dje ishte një rezervë luksi te Barcelona, pasi si Guardiola gjithashtu dhe Tito Vilanova, nuk e preferonin në formacionin titullar, por me ardhjen e Tata Martinos, Alexi Sanchez duket si i rilindur te katalanasit, aq sa Manchester United e ka vënë tashmë nën shënjestër kilianin. Drejtuesit e djajve të kuq, janë të pakënaqur nga paraqitjet e Young, Nani dhe Valencia, të cilët nuk po japin rendimentin e duhur dhe Sanchez do të mund të zgjidhte jo pak probleme për trajnerin e ri, skocezin David Moyes. Për më tepër që ky i fundit po mendon, të shesë Valencian te City dhe paratë për kilianin mund të siguroheshin nga ky transferim. Sigurisht që rikthimi i Messit në formacionin titullar do të krijojë jo pak probleme për Sanchez, i cili jo gjithmonë mund të gjejë një rol titullari në një repart, ku luajnë gjithashtu dhe Neymar e Pedro, dhe United kërkon të shfrytëzojë pikërisht dëshirën e futbollistit për t’u aktivizuar, aq më tepër që vlerat e tij në “Camp Nou” tashmë po shfaqen qartë.
Posted on: Mon, 14 Oct 2013 13:31:54 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015