Me gjysmë zëri të flas: A do të më dëgjosh përtej fytyrës - TopicsExpress



          

Me gjysmë zëri të flas: A do të më dëgjosh përtej fytyrës së pelintë Të hënës që zbret tatëpjetë? Nën bukurinë qiellore të ajrit, Kur zbardh drita, Kur agu është një peshk i kuqërremë Me pendë të dridhshme? Ti je e bukur. Këtë ua them fushave plot bimë të gjelbra. Të freskët e të thatë e ke lëkurën. Këtë e them Midis kubave të shtëpive të qytetit ku rroj. Vështrimi yt është i ëmbël e i sigurt si vështrim zogu. Këtë ia them erës që lëviz si kolovajzë. Zverku yt – a më dëgjon- është prej ajri Që rrëshqet si pëllumbeshë Midis syrseve të gjethnajës së kaltër. Ti e ngre lart fytyrën. Në murin me tulla, ajo duket edhe një herë si hije. Ti je e bukur. Sa e bukur që je! I freskët si ujë burimi qe gjumi im pranë teje. Me gjysmë zëri të flas. Dhe nata shkërmoqet si sodë, e zezë dhe e kaltër #k.k
Posted on: Thu, 04 Jul 2013 09:29:03 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015