Me poshte do te keni nje shkrim te botuar ne numurin e fundit te - TopicsExpress



          

Me poshte do te keni nje shkrim te botuar ne numurin e fundit te gazetes Lunxheria te dates 06.07.2013nga Z. Lefter Margariti. Ne gazete jane edhe faksimimilet e p-verbaleve te mbledhjeve qe nuk dalin ne kete format. Ne statutin e shoqates “Lunxheria” eshte percaktuar qe mandati i te zgjedhurve ne kryesine e degeve dhe ne kryesine e pergjithshme do te jete 3 vjet. Zgjedhjet behen nga mbledhja e pergjithshme e antareve te shoqates ose me perfaqesim nga gjithe deget . Kryetari i shoqates apo i degeve nuk mund te zgjidhet me shume se dy here, nje mandate i trete mund te jepet vetem kur ka nje konsesus te plote ose me voten e dy te tretave te gjithe antaresise.Mbledhja e pergjitheshme dhe kryesia e shoqates jane ne Gjirokaster. Çfare ka ndodhur me shoqaten ne kete mandatin e fundit? Kryesia e fundit u zgjodh ne 16 nendor 2008 dhe mandati i perfundonte ne 16.11. 2011. Nuk u perseriten zgjedhjet as pas nje viti. Ne tetor 2012 u bene zgjedhjet per degen e Tiranes dhe u la qe mbledhja e pergjithesme per zgjedhjet e reja te beheshin Brenda muajit. Kaluan edhe 6 muaj te tjere dhe Kryesia e Shoqates nuk kishte ndermend te organizonte zgjedhjet e reja.Nga ana tjeter Gazeta Lunxheria edhe ne formatin me te ulet qe kishte rene gjate 4 viteve te kaluara nuk dilte rregullisht. Zgjedhjet e reja shtyheshin sipas deshirave te Katerines per te bere fushatat e saj te paraqitjes si Zonja e pare e Lunxherise si ne Divanin e famshem te Dhoksatit qe do behej ne vitin 2012 dhe ne ceremoni e afera te tjera te cilat organizoeshin nga qeveria vendore. Ne keto kushte nga nje Kryesi qe i kishte mbaruar mandati qysh ne nentor 2011 dhe qe nuk e respektoi detyren qe ju ngarkua edhe pas nentorit te vitit qe kaloi, nuk kishte arsye te pritej per te bere zgjedhje te rregullta dhe nuk dihej se kur ato mund ti bente. Ne fillim te muajit prill 2013 dega e Tiranes ngriti nje perfaqesi me antaret e kryesise se deges dhe perfaqesues nga banoret e Lunxherise sipas fshatrave, qe se bashku me degen e Gjirokastres te organizonin zgjedhjet e pergjitheshme duke e quajtur te perfunduar prej kohesh mandatin e Kryesise te zgjedhur ne vitin 2008. Perfaqesia e ngritur si strukture e ligjeshme e percaktuar edhe ne statutin e shoqates analizoi shkaqet dhe arsyet qe punet e shoqates po zvariteshin ne menyre te qellimshme dhe mori vendimet per zgjedhjen e antareve qe do te perfaqesonin degen e Tiranes ne Kryesine e pergjithshme dhe i propozoi deges se Gjirokastres qe mbledhja e pergjithshme te mbahej ne Gjirokaster ne 27 prill 2013. Duke ndjekur kete ecuri, znj. Mitrokosta u zgjua dhe lajmeron qe mbledhja e pergjithshme do te behej ne 20 prill. Per te mos krijuar probleme te tjera, Dega e Tiranes e pranoi kete date si nje kompromis i vogel per te miren e puneve te shoqates dhe mori pjese ne kete mbledhje me nje perfaqesi te plote te saj. Ne daten 20 prill 2013 ne Gjirokaster u be mbledhja e pergjithshme e Shoqates Lunxheria per zgjedhjet e pergjitheshme me sitemin e delegateve te caktuar nga te gjitha deget e saj. Per cudine e pjesmarresve mbledhja nuk u drejtua na Sekretari i Pergjithshem i shoqates Z. Koco Vasili, por nga te pranishmit kjo u tolerua per te mos kaluar ne debate te kota, duke pasur parasysh se shkeljet e statutit te shoqates kane qene shume me te rendesishme per ceshtjet e tjera qe u paraqiten me lart. Ne kete mbledhje Znj. Mitrokosta lexoi nje”raport” qe e kish pergatitur vete me gjithe vetlavderimet dhe pa e miratuar ne kryesin e shoqates dhe pa shpjeguar se perse e kishte mbajtur peng shoqaten per nje vit e gjysem! Kush eshte i interesuar mund ta lexoje ne numurin e meparshem te Gazetes Lunxheria te muajit maj me Nr19(64). Nga dega e Tiranes moren pjese 12 antare . Ne perfundim te mbledhjes gjate kalimit ne votimin per Kryesine e Shoqates doli qe pervec propozimeve te perfaqesise se deges se Tiranes te paraqitura nga Z. Thanas Piu, u lexuan edhe disa emra te tjere qe kishte dhene znj. Katerina Mitrokosta. Per te zgjidhur kete problem u la qe te sqarohen ne Tirane propozimet e deges duke pare procedurat e ndjekura ku do te marrin pjese edhe 3 antare te kryesise se deges se Gjirokastres .Mbas kesaj quhet e mbyllur mbledhja e pergjitheshme dhe Kryesia e re do te zgjidhte organe drejtuese.Me poshte eshte faksimile e faqes se fundit te procesverbalit te kesaj mbledhje. Ne date 11.05.2013 nga te derguarit e dages se Gjirokastres u pa procesverbali i mbledhjes se deges se Tiranes se dates 23 tetor 2012 dhe u vune re korregjime te me voneshme ne te. Po ate dite u mbajt nje mbledhje e deges se Tiranes me pjesmarrjen e 33 antareve nga te gjitha fshatrat eLunxherise me banim ne Tirane dhe pas diskutimeve per ceshtjet e mbartura qe nga tetori e deri ne ate dite. Duke pare qe nuk ka patur konsensus ne zgjedhjen e antareve per Kryesine e Pergjitheshme, sipas statutit, u kaluan ne votim te fshehte 8 kandidaturat e propozuara ne mbledhjen e 23 tetorit2012 dhe ne ate te prillit 2013 dhe nga votimi fituan 5 antare per ne Kryesine e pergjitheshme: Kozara Kati, Lefter Margaritij, Bujar Qirko, Nexhip Braho dhe Lefteri Gjergji.Me poshte eshte facsimile e proces-verbalit te zgjedhjeve: Sipas detyrave te lena nga mbledhja e pergjithshme e 20 prill 2013, Z. Vasil Bakuli dhe Z. Eduart Kallavaresi njoftojne degen e Tiranes qe mbledhja per zgjedhjen e organeve drejtuese te kryesise te behej ne Gjirokaster ne date 1 Qershor dhe kete mbledhje ta drejtonte nje perfaqesi prej 3 antare te shoqates te pa zgjedhur ne kryesine e re.Dega e Tiranes u shpreh dakort duke propozuar qe mbledhja te behej me 26 Maj 2013, per daten dhe oren e mbledhjes u ra dakord qe do te njoftonte dega e Gjirokastres. Me poshte jane dy faksimilet e kesaj korespodence. Pa ndonje arsye serioze ky njoftim u be ne 31 maj per daten 1 qershor, keshtuqe ne mbledhjen e 1 Qershorit antaret e kryesise te deges se Tiranes nuk paten mundesi te mernin pjese. Ne kete mbledhje moren pjese: Vasil Bakuli, Qirjako Dhima, Vasil Qurku, Thodhori Puleri, Eduart Kallavaresi nga dega e Gjirokastres dhe Koco vasili nga dega e fshatrave.Mbledhja eu drejtua nga Z.Pilo Dhame, Z.Mihal Kalluci Pas diskutimeve u vendos qe mbledhja te shtyhej ne daten 8 qershor ne oren 1100 ne Gjirokaster.Me poshte eshe faksimile e faqeve te fundit te process-verbalit te kesaj mbledhje. Ne daten 8 qershor, ne Gjirokaster u zhvillua mbledhja e pare e Kryesise se Shoqates “Lunxheria”. Ne kete mbledhje moren pjese 9 antare te zgjedhur nga deget e Gjirokastres, Tiranes, deges se fshatit dhe Sarandes si me poshte: Vasil Bakuli Eduard Kallavarasi Thodhori Puleri Vasil Qurku Koço Vasili Lefter Margariti Bujar Qirko Nexhip Braho Gligor Sheshi Munguan me arsye Znj.Kozara Kati dhe Znj.Lefteri Gjergji qe kishin derguar me leter arsyet e mungeses dhe qendrimin e tyre per kete mbledhje, ndersa zoterinjte Qirjako Dhima nga dega e Gjirokastres, Niko Dhima nga dega e Duresit dhe Andon Çano nga dega e Vlore-Fier munguan pa njoftim. Pas diskutimeve dhe votimit u zgjodhen me 8 vota pro dhe nje mospjesmarje ne votim, Kryetari, nenkryetaret, sekretari i pergjithshem dhe kryeredaktori i gazetes “Lunxheria” si me poshte: Z. Gligor Sheshi Kryetar Z.Lefter Margariti N/Kryetar Z.Koco Vasili N/Kryetar Z.Eduard Kallavaresi Sekretar i Pergjithshem Z. Llambi Zerva K/Redaktor i gazettes Te nderuar antare te Shoqates Lunxheria, ky njoftim i zgjatur pak mendojme se do te jete i nevojshem per te sqaruar problemet qe jane krijuar nga nje grup prej 12 veta te cilet pa asnje mandat dhe pa respektuar asnje nga nenet e Statutit te Shoqates kane shpallur krijimin e nje Kryesie te re te nje shoqate qe ska se si te jete ajo qe ne kemi. Ne redaksin e Gazetes Lunxheria ndodhen te plota materialet e mbledhjeve te bera per cdo te interesuar qe do te dije me teper per diskutimet e kryera. Lefter Margariti Nenkryetar i Shoqates “Lunxheria”
Posted on: Sun, 07 Jul 2013 20:46:52 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015