" Medikament për lënien e duhanit dhe alkoolit " Varësia nga - TopicsExpress



          

" Medikament për lënien e duhanit dhe alkoolit " Varësia nga alkoli është një problem në rritje në gjithë botën. Organizata Botërore e Shëndetësisë njofton se alkooli shkakton rreth 2 milion të vdekur çdo vit dhe shkakton paaftësi fizike dhe shkurton jetëgjatësinë e të paktën 58 milion të tjerëve. Një mjekim që është përdorur deri tani për të ndihmuar duhanëpirësit për të lënë cigaren, duket se është premtues për të pakësuar konsumin e alkoolit. Emri i ilaçit është vareniklinë dhe është në treg në Shtetet e Bashkuara dhe në Kanada si ndihmëse për lënien e duhanit nën emrin Chantix. Emri europian i këtij mjekimi është Champix. Ende nuk janë bërë studime për efektivitetin e këtij ilaçi kundër alkoolizmit tek njerëzit. Por një studim i kryer tek minjtë tregon se vareniklina e ul në rreth 50 përqind dëshirën për alkool. Minjtë nuk paraqesin dëshirë për të pirë dhe mbasi ndërpritet mjekimi. Rënia e dëshirës për alkool mund të jetë dhe elementi kyç për testimet e ardhshme tek njerëzit. Shpesh alkoolistët i rikthehen pijes mbasi ata lënë përdorimin e ilaçeve që janë në treg. Autorja e këtij studimi është DR. Selena Bartlett e Universitetit të Kalifornisë, në San Françisko. “Ka shumë pak mjekime efikase për të trajtuar alkoolistët. Ne shpresojmë se ky mjekim do jetë një metodë e re dhe e përmirësuar për trajtimin e varësisë ndaj alkoolit”. Vareniklina është përdorur rreth 1 vit për të ulur varësinë ndaj nikotinës. Dr. Bartlett mendon se ky mjekim mund të ndihmojë dhe alkoolistët. “Ka një lidhje të ngushtë mes alkoolit dhe cigares”. 85 përqind e alkoolistëve mendohet të jenë duhanpirës, dhe shkencëtarët shpresojnë se pacientët mund të përdorin mjekimin për të dyja rastet. Organizata Botërore e Shëndetësisë vëren se rritja e konsumimit të alkoolit po ndodh në vendet në zhvillim. Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se alkoolizmi po paraqitet në vende ku pija nuk ka qenë pjesë e traditës dhe kulturës dhe ka pak programe për kurimin e alkoolizmit. Dr. Bartlett beson se trajtimi me varenikline mund të jetë i suksesshëm sepse ky mjekim vepron në zonën e trurit që çliron dopaminën- lënda e cila të bën të ndjeshesh mirë dhe që nxitet nga drogërat, cigarja dhe alkooli. Vareniklina e ndalon çlirimin e dopaminës,duke ndaluar kështu dhe dëshirën e provokuar prej saj. Ndërkohë që ilaçi premton për të ardhmen, shkencëtarët thonë se vënia e tij në dispozicion të publikut është ende larg. Vetëm atëherë, thonë ata, të kurosh njerëzit me varësi ndaj alkoolit, do të jetë shumë më tepër efektive se sa vetëm pirja e një tablete. //iç
Posted on: Sat, 31 Aug 2013 08:54:07 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015