Merrni në konsideratë vlerat e faljes! Kur dikush ju lëndon, - TopicsExpress



          

Merrni në konsideratë vlerat e faljes! Kur dikush ju lëndon, mund të inatoseni, të fyeni dhe të hakmerreni, ose të zgjidhni të falni dhe të vazhdoni përpara. Pothuajse çdo njeri është lënduar nga fjalët ose veprimet e dikujt tjetër. Kjo mund t’i bëjë të ndiejnë inate që zgjasin, hidhërim, madje edhe hakmarrje. Nëse nuk e praktikoni faljen, do të jeni të vetmit që do të paguani më shtrenjtë. Duke falur, ju gjithashtu mund të gjeni paqe, shpresë, mirënjohje dhe gëzim. Merrni në konsideratë faktin që falja mund t’ju çojë në rrugën e mirëqënies fizike, emocionale dhe shpirtërore. Çfarë është falja? Falja është një vendim për të larguar fyerjet dhe mendimet për hakmarrje. Veprimi që ju lëndon ose ofendon, do të mbetet gjithmonë një pjesë e jetës, por falja mund të pakësojë dhimbjen që shkakton dhe ju ndihmon të fokusoheni në pjesë të tjera pozitive të jetës. Falja madje mund t’ju çojë drejt ndjenjave të arsyetimit, ndjeshmërisë dhe mëshirës për personin që ju lëndoi. Falja nuk do të thotë që e lejoni personin tjetër t’ju lëndojë dhe nuk e minimizon ose justifikon të gabuarën. Ju mund ta falni personin tjetër pa e falur veprimin. Falja sjell një lloj paqeje që ju ndihmon të vazhdoni jetën pa mëri. Cilat janë përfitimet kur fal dikë? Lirimi nga mëritë dhe hidhërimi mund të hapin rrugë për dhembshuri, mirësi dhe paqe. Falja mund të çojë në: •Marrëdhënie më të shëndetëshme. •Mirëqënie më të madhe shpirtërore dhe psikologjike. •Më pak ankth, stres dhe armiqësi. •Presion më të ulet gjaku. •Më pak simptoma depresioni. •Rrezik më të vogël për abuzim më alkolin dhe substancat narkotike. Pse është e lehtë të mbash mëri? Kur lëndoheni nga dikush që e doni dhe i besoni, mund të inatoseni, mërziteni ose të bëheni konfuz. Nëse ndaloni në situatë ose ngjarje lënduese, mëritë të mbushura me fyerje, hakmarrje dhe armiqësi mund të rrënjosen tek ju. Nëse i lejoni ndjenjat negative të mbizotërojnë ndjenjat pozitive, do ta gjeni veten të gllabëruar nga hidhërimet personale ose nga sensi i padrejtësisë. Cilat janë efektet e mbajtjes së mërisë? Nëse nuk falni, do ta paguani shpejt çmimin duke sjellë hidhërim dhe inat në çdo marrëdhënie dhe eksperiencë të re. Jeta juaj do të bëhet kaq e mbyllur tek e gabuara, sa nuk do të mund ta shijoni të tashmen. Do të bëheni depresiv. Do të ndjeni që jetës tuaj i mungon kuptimi ose qëllimet, ose që i jeni larguar besimit tuaj shpirtëror. Ju do të humbisni lidhjet e vlefshme me të tjerët. Si mund të arrihet një gjendje falje? Falja është një zotim për një proçes ndryshimi. Për të filluar ju duhet të: Merrni në konsideratë vlerat e faljes dhe rëndësinë e saj në jetën tuaj në një kohë të caktuar. Të reflektoni mbi faktet e situatës, si keni reaguar dhe si ky kombinim ka ndikuar në jetën, shëndetin dhe mirëqënien tuaj. Kur të jeni gati, zgjidhni në mënyrë aktive të falni personin që ju ka ofenduar. Largohuni nga roli i viktimës dhe çlirohuni nga fuqia dhe kontrolli i personit që ju ofendoi dhe situata që patët në jetë. Ndërkohë që liroheni nga mëritë, ju nuk e përcaktoni jetën tuaj me faktin se sa shumë jeni lënduar. Madje mund të gjeni dhembshurinë dhe arsyetimin.....
Posted on: Mon, 12 Aug 2013 22:43:49 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015