Ministri Bumçi priti ambasadorin e Egjiptit z. Ahmed Hassan - TopicsExpress



          

Ministri Bumçi priti ambasadorin e Egjiptit z. Ahmed Hassan Abdellah Ministri i Punëve të Jashtme, z. Aldo Bumçi, zhvilloi sot një takim me Ambasadorin e Republikës Arabe të Egjiptit në Tiranë, SH.T.Z. Ahmed Hassan Abdellah, me kërkesën e këtij të fundit. Ambasadori Egjiptian, përshkroi situatën më të fundit në Egjipt, duke veçuar se tashmë situata ka hyrë në rrugën e përmirësimit, ndërsa theksoi se po merren te gjitha masat e domosdoshme për zgjidhjen e menjëhershme të krizës atje. Në këtë kuadër, ai vlerësoi veçanërisht rolin e SHBA-ve dhe BE-së, të cilët janë shprehur në favor të paqes dhe sigurisë në Egjipt. Nga ana e tij, Ministri Bumçi, theksoi se Shqipëria ka ndjekur me vëmendje dhe shqetësim të veçantë situatën e krijuar në Egjipt. Në këtë kuadër, ai shprehu bindjen se duke shmangur dhunën, të gjithë faktorët politike në vend, do të punojnë së bashku për të siguruar rivendosjen e demokracisë dhe stabilitetit afatgjatë në Egjipt.
Posted on: Fri, 12 Jul 2013 11:35:14 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015