Ministri i Mbrojtjes: FA merr këtë muaj statusin e ushtrisë së - TopicsExpress



          

Ministri i Mbrojtjes: FA merr këtë muaj statusin e ushtrisë së integruar 04-09-2013 / Gazeta 55 Ministri i Mbrojtjes: FA merr këtë muaj statusin e ushtrisë së integruar Imami: Sulmet e opozitës, objektiv personal - zgjedhjet u përcaktuan nga një faktor psikologjik, PS ka më pak deputetë se në 2009-ën Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami i quan akuzat e Partisë Socialiste si objektiv personal, shpifje të pabazuara dhe të pavërteta. Në një intervistë televizive, z.Imami komenton situatën politike në vend, zgjedhjet e 23 qershorit dhe dikasterin që ai drejton. I pyetur për akuzat e opozitës, z.Imami nuk i quan ato si çështje personale, por si objektiv personal. “Unë besoj që koha tregoi se akuzat ishin të pabaza. Ministria e Mbrojtjes nuk privatizon prona. Mund të kesh një dyshim, por kur e ke të pabazuar, të pafaktuar, dhe del që është blof. Shpifjet se misionet tona janë problematike, se ka korrupsion dhe rekrutim ishin krejtësisht të pavërteta. Këto gjëra që thuhen për ushtarakët nuk janë të mira”- u shpreh ai. Sa i takon akuzave për trafik armësh, sipas z.Imami vetëm një mendje e sëmurë mund të mendoje se Republika e Shqipërisë mund të bëjë një trafik të paligjshëm armësh. “Një vend i NATO-s nuk mund të bëjë veprime të tilla dhe kjo është një çështje e mbyllur”- theksoi ai. Duke u ndalur te zgjedhjet e 23 qershorit, ministri i Mbrojtjes tha se ato u përcaktuan nga një faktor psikologjik. Sipas tij, PS ka më pak deputetë se në 2009-ën. “Opozita për tetë vite u rrit gjysmë për qind. Ne kemi humbur. Forca që ka fituar është ekstropozitare. Ne nuk kemi humbur për shkak të punës. Nuk ka pasur qeverisja një zhvillim më të madh se kjo që kemi patur ne. Secili ka përgjegjësi për këtë situatë. Duke mos e ndarë qartë se PD ishte diçka tjetër nga LSI, dhe PS e LSI janë bashkë, ne ndikuam psikologjikisht në mënyrë të gabuar tek zgjedhësit tanë. Ky është një nga faktorët kryesorë që e bën diferencën kaq të thellë. Duke vepruar me premtime të thjeshta LSI arriti që një pjesë të mirë të votuesve t’i tërheqë. Ata kanë vepruar në mënyrë më inteligjente se ne”- u shpreh ministri Imami. Dorëheqjen e kryeministrit Berisha, z.Imami e cilëson si marrja e përgjegjësisë që i takon një lideri. “Roli i Berishës është një rol i rëndësishëm për politikën shqiptare, me arritje të jashtëzakonshme, me të panjohura, me gabime. Roli i Berishës në një Shqipëri që përpiqet për demokraci, që përpiqet për zhvillim, personaliteti i tij ka rëndësi të madhe. Zhvillimi i vendit këto tetë vjet, sidomos me TAP-in je i nderuar në histori”. Gjithashtu, ministri Imami solli në vëmendje se një nga reformat më të mëdha dhe më të rëndësishme në vend, është ajo e modernizimit të FA. Sipas tij, këtë muaj ushtria shqiptare do të marrë statusin e forcës së armatosur të integruar. “Kjo është koha e transformimeve më intensive që ka parë ushtria shqiptare. Nuk është lënë cep pa parë mundësinë për të bërë më të mirën. Këtë muaj, ushtria shqiptare do të marrë statusin e ushtrisë së forcës së armatosur të integruar. Ky është suksesi më i madh që ne kemi. Për katër vjet ne arritëm që këtë forcë ta integrojmë në NATO. E dyta është programet tona për çlirimin e ushtrisë nga barra e tmerrshme e së kaluarës që janë municione, material të tepërta, prona të tepërta. Ky program duhet te vijojë. Një gjë që duhet të ndryshojë është ligji për karrierën. Ne kemi pasur një ushtri të madhe, dhe kemi ardhur drejt ngushtimit. Mënyra sesi është kryer karriera ka bërë që ushtarakët të dalin relativisht shpejt. Me ligjin e ri ne i shtyjmë moshat dhe i mbajmë kapacitetet më gjatë si dhe do na kushtojë më pak personeli duke rekrutuar më pak oficerë të rinj. Më e rëndësishmja është se ky sistem karriere është agresiv. Do te ulet shkalla e një kompeticioni jo gjithmonë të ndershëm në radhën e ushtarakeve tanë”- tha ai. Z.Imami foli edhe për pozitën e Shqipërisë si anëtare e NATO-s. “Ne nuk jemi vetëm anëtar. Kjo është një aleancë politike e strategjike. Nuk kanë të njëjtën peshë si vendet e mëdha e ato të vogla. Por ne kemi kontribute serioze. Misionet tona në Afganistan kanë qenë ndër sukseset tona. Ne ndryshuam natyrën e kontributeve, kishim forca speciale, mjekësore, oficerë në shtabe. Në momentin që kanë hyrë specialet tona në Afganistan, çdokush në NATO e di që Shqipëria ka peshë në NATO”. Ndërtesa e SHQUP “Ministria e Mbrojtjes ka rolin e saj. Në 2009 ne filluam te mendojmë për fuqizimin e PR (promovimit). Ne arritëm të krijojmë një orkestër simfonike. Në 2010 vendosëm se meqë shtëpia e oficerëve është e vogël, të gjenim një ndërtesë tjetër. Ndërtesa tjetër ishte 200 metra më poshtë, kemi investuar për të. Në të do të ketë vend për mediat, për aktivitete kulturore, edhe kafene për ish ushtarakët. Në këto kushte ndërtesa e shtëpisë së oficerëve mbetej pa funksion. E kanë kërkuar ente private dhe publike, por ajo duhej. Menduam për ta shndërruar në një qendër ministerialesh, me parashikimet buxhetore të 2009 nuk ishte e pamundur, me shtrëngimin e krizës sigurisht që të tilla gjera mbeten në një plan më të largët. kështu që kur ministria e Brendshme më tha se e ka kërkuar një entitet thashë që prona është e lirë”.
Posted on: Wed, 04 Sep 2013 08:00:15 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015