Ministria e Financave sulmon sërish buxhetin e qytetarëve të - TopicsExpress



          

Ministria e Financave sulmon sërish buxhetin e qytetarëve të Strugës | Drini.mk Ministria e Financave e Republikës së Maqedonisë për të disatën herë merr para nga buxheti i komunës së Strugës. Kësaj radhe buxhetit të komunës së Strugës i janë marrë edhe 300 mijë denarë, që duke i shtuar mjetet e përgjithshme të marra për vitin 2013, kjo shumë arrin vlerën prej mbi 26 milionë denarësh apo rreth gjysmë milion eurove. Këto mjete merren në emër të borxhit të përbashkët që ka komuna e Strugës me atë të Ohrit, gjegjësisht borxh i NPK “ Proaqua” ndërrmarrje kjo e përbashkët e dy komunave Ministria e Financave, në vend që të ndihmojë këtë komunë për gjendjen e rëndë financiare, në vend që të ndihmojë në realizimin e projekteve në të mirë të qytetarëve të Strugës, ajo merr guximin që këtyre të fundit t’iu marrë qindra metra rrugë të asfaltuara, qindra metra sistemi ujësjellësi, kanalizime, trotuare dhe ngrohje për nxënësit. Në vend të mbështetjes financiare për projektet e inicuara nga vetë Komuna e Strugës, Ministria e Financave përdor forcën duke vepruar në mënyrë arbitrare dhe tendencioze. Tashmë është bërë praktikë nga ana e Ministrisë së financave kjo lloj sjelljeje diskriminuese dhe tendencioze ndaj pushtetit lokal në Strugë, e më e rëndësishmja ndaj një kryetari të ri e opozitar dhe administratës së re komunale si dhe ndaj popullatës shumicë që jeton në këto anë. Komuna e Strugës është komuna më e madhe në rajonin Jug-Perëndimor dhe me këtë akt diskrimiohen mijëra banorë të kësaj komune. Të gjitha këto mjete që vazhdimisht Ministria në fjalë i merr nga buxheti i komunës së Strugës, janë mjete të dedikuara në mënyrë direkte për qytetarët e Komunës së Strugës , të dedikuara per rritjen e standardit jetësor. Ajo që mbetet në themel të shqetësimit është përdorimi i standardeve të dyfishta nga qeveria e Republikës së Maqedonisë, gjegjësisht Ministria e Financave. Për të njëjtat raste përdoren tjera mjete. Për të njëjtat borxhe që komunat trashëgojnë veprohet ndryshe. Kështu i kujtojmë opinionit struganë se nga borxhi i përbashkët i dy komunave, të Strugës dhe asaj të Ohrit, që nga fillimi i mandatit të ri qeverisës, nëse nga komuna e Strugës janë marrë disa herë radhazi shuma të mëdha të të ardhurave, që arrijnë shumën prej rreth gjysëm milionë eurove, komunës së Ohrit nuk i është marrë as edhe një denar. Madje që shkelja të jetë edhe më e rëndë, Komuna e Ohrit është shpërblyer me një shumë prej rreth 3 milionë eurosh, pikërisht nga kjo ministri. Kujtojmë se me këto 3 milionë euro, nuk do të kishte ngelur rrugë dhe rrugicë pa asfaltuar,nuk do të kishtë mbetur trotuar pa ndërtuar, asnjë lagje pa ndriçim dhe më e rëndësishmja nuk do të vinte deri te problemi me nxemjen e objekteve shkollore ku mësojnë fëmijët struganë. Apelojmë deri tek Ministria e Financave dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë, që të ndalojnë urgjentisht këtë praktikë të sjeljes diskriminuese, pasi kjo sjellje nuk i bën keq vetëm një personi të caktuar apo institucioni, por dhjetëra mijë banorëve të komunës së Strugës, ku jetojnë shqiptarë, maqedonas, turq, rom, vlehë etj. 2.12.2013 Komuna e Strugës, Zyra për Marrëdhënie me publikun
Posted on: Mon, 02 Dec 2013 12:48:03 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015