Mirjam Cani, Miriam Cani, Myriam, Preluders, Cami, Alban Skenderaj - TopicsExpress



          

Mirjam Cani, Miriam Cani, Myriam, Preluders, Cami, Alban Skenderaj Vendlindja: Elbasan Mosha: 28 Vjeç Ditëlindja: 30 Maj 1985 Shenja e Horoskopit: Binjaket Kur ishte vetëm 5 vjeç ajo u shpërngul për në Gjermani së bashku me prindërit dhe vëllain e saj. Përveç shkollës, Miriami mori mësime për kanto dhe kërcim, luante teatër, u përfaqësua në shumë klube sportive dhe që në fëmijëri skenën e kishte si shtëpinë e saj. Pasioni i Miriamit që në fëmijëri të hershme ka qenë gjithmonë muzika. Pasi u zgjodh në një Transmetim në Internet ndër 5 këngëtaret më të mira, ajo fitoi si çmim një Workshop njëjavor në Stage School në Hamburg, i cili mbështeti dashurinë e saj për muzikën. Nga mosha 14 vjeçare, për tre vite rresht ajo mori rregullisht mësime për piano dhe kanto. Preluders Në vitin 2003 ajo fitoi në Spektaklin e muzikës POPSTARS në Gjermani ku ndër 35.000 aplikantë të tjerë u zgjodh të bëhet pjesë e Grupit Fitues ‘Preluders’. Kënga e saj e parë “Losing my Religion” që në javën e parë pati një rekord shitjesh më shumë se 680.000 herë. Single “Everyday Girl” arriti në mbi 250.000 disqe të shitura në vendin e parë të listave gjermane dhe u dekorua me pozicionin Ari i Dyfishtë. Albumi i parë “Girls in the House” shiti mbi 200.000 disqe. Në vitin 2005, Preluders mori çmimin Jetix Kids për grupin më të mirë me mbi 1 milion vota. Preluders u ngjitën në skena të ndryshme të mëdha, përveç të tjerash edhe në “The Dome”, “Bravo Super Show”, “Top of the Tops”, “Mc Chart Show”, “TV Total”, dhe në shumë të tjera. Po në të njëjtin viti u shfaq dueti i Miriamit me artistin “Melendiz”, i cili u zgjodh në YOU Messe në Berlin si “YOU Messe Song 2005”. Preluders lidhën një kontratë publiciteti me prodhuesit e shampos Schwarzkopf dhe për një vit e gjysmë u shfaqën në paketimet e ngjyrave të flokëve Schwarzkopf. Preluders kënduan në vitin 2005 për serinë e animuar “Kim Possible” kolonën zanore zyrtare për tregun evropian. Në fund të vitit 2005 doli albumi i dytë i Preluders “Prelude to history”, i cili u shit mbi 150.000 herë. Në total Preluders publikuan 9 videoklipe dhe 2 albume. Në vitin 2007 Miriam shfaqi edhe aftësinë e saj si prezantuese. Ajo moderoi dy programe javore në Pay TV në kanalin SKY për Eklips “Chart Show” dhe nga ana tjetër “New Talent Show”. Ambasadore e Kombit Në vitin 2009 Miriam u dekorua nga Presidenti i Shqipërisë si “Ambasadore e Kombit”. Dueti i Miriamit me Alban Skenderaj “Let me die with you”, i cili doli edhe në tregun gjerman u shit me revistën gjermane “Petra” mbi 400.000 herë. Në janar të vitit 2010 doli Solosingle i parë i saj në Shqipëri “Mos më ndal” dhe po gjatë këtij viti doli dueti i saj single “Ende ka shpresë”, gjithashtu edhe versioni anglez i tij “Somebody hurts”, i cili u prodhua në Suedi me producentin e suksesshëm Anders Hannson. Që nga qershori 2011 Miriam është anëtare e Musicals “Hair” në Operën e Bonit. Miriam Cani “konkurente” me Albanin Gjatë dy viteve të fundit (2011 – 2012) Miriam ishte anëtare jurie e spektaklit muzikor “The Voice of Albania” në televizionin “Top Channel” për çdo javë. Në shkurt të vitit 2012 ajo publikoi Single-in e saj të ri “Përgjithmonë”. Teksa Miriam Canit i kishin ofruar për të qenë pjesë e spektaklit “The Voice of Albania” nga ana tjetër, të fejuarit të saj Alban Skënderaj i kishte ardhur ofertë për të qenë pjesë e një formule të ngjashme në TV Klan. Tashmë ata gjenden të “ndarë” në hapësirë, por të bashkuar në atë çka duhet të përzgjedhin e të japin. Miriam gjithmonë porositë të rinjtë të jenë vetvetja. Të kenë besimin në vete dhe tek ajo që ata bëjnë. Mos të ndalen kurrë së punuari. Sepse talenti është vetëm baza…Puna është çelësi i suksesit! ENGLISH ------------------------ When she was only five years old, she moved to Germany together with her parents and brother. Apart from school, Miriam took lessons in singing and dancing, participated in theatre plays and was represented in many sports clubs, and as of her childhood the stage became her second home. Miriam’s passion since early childhood has always been the music. After being chosen in the Internet among five top singers, she was the winner of a one-week Stage School Workshop prize in Hamburg, which supported her love for music. At the age of 14 she took regular piano and singing lessons for three consecutive years. Preluders In year 2003 she won in the music talent show POPSTARS in Germany, where among the 35,000 applicants she was selected to become part of the Winning Band “Preluders”. Her debut song “Losing my Religion” reached the best-sold result for more than 680,000 copies, only in the first week. The Single “Everyday Girl” reached the sales of over 250,000 CDs and in the German top-charts was ranked first, as well as awarded with double gold. The first album “Girls in the House” sold over 200,000 CDs. In year 2005, Preluders was awarded with the Jetix Kids Award for the best band with over 1 million votes. Preluders climbed the different major stages, among which was also The Dome, Bravo Super Show, Top of the Tops, Mc Chart Show, TV Total and many others. In the same year, appeared the duet of Miriam with Melendiz, which was chosen as the YOU Messe Song 2005, in YOU Messe in Berlin. Preluders awarded a publicity contract with the producers of Schwarzkopf shampoo and for a year and a half they were displayed in the Schwarzkopf hair color packages. In 2005 Preluders sang the theme song of the animated series “Kim Possible”, the official theme song for the European market. At the end of year 2005, the second Album of Preluders came out the “Prelude History”, which sold over 150,000 copies. In total, Preluders published 9 video-clips and 2 albums. In year 2007, Miriam demonstrated also her ability as a presenter. She hosted two weekly programs in Pay TV; SKY Channel for Eclipse Chart Show and the New Talent Show. Nation’s Ambassador In year 2009, Miriam was decorated by the Albanian President as the “Nation’s Ambassador”. The “Let me die with you” duet by Miriam and Alban Skenderaj, which was released also on the German market, sold with the German magazine “Petra” over 400.000 copies. In January of year 2010 was released her first solo single in Albanian “Mos më ndal” (Don’t stop me) and in the same year was released also her duet “Ende ka shpresë” (There is still hope), as well as its English version “Somebody hurts”, which was produced in Sweden with the successful producer Anders Hannson. As of June 2011, Miriam is a member of the Musical “Hair” in the Bonn Opera. Miriam Cani “in competition” with Alban During the last two years (2011 – 2012) Miriam was a member of the music talent show “The Voice of Albania” in the weekly “Top Channel” TV. In February of 2012 she published her new single “Forever”. While, Miriam Cani was offered to be part of the The Voice of Albania Show, on the other hand her fiance Alban Skënderaj was offered to become part of a similar formula in Klan TV. They now are “separated” only as far as space is concerned, but are together in what they should select and give. Miriam always advices the young people to be themselves, to believe in themselves and to have faith in the things they do. They must never stop working, because the artist is nothing without the gift…but the gift is nothing without hard work. PASAPORTA: Gjatësia: 1,67 m Ngjyra e syve: kafe Ngjyra e flokëve: kafe e çelur Vendi ku jeton: Heidelberg Këngën që e adhuron: "Fallin" Këngëtari-ja: Alicia Keys dhe Beyonce Knowles Pija e preferuar: Qumësht me kakao Hobi: Këndimi, Vallzimi, Ndëgjimi i muzikës Parfumi: "Woman" nga Betty Barcalay Vëllau: Silvi Virtytet: Trime, e shoqërueshme, e durueshme Veset: Emocionohet shumë Moto e saj: Kurrë mos harro nga je!
Posted on: Fri, 05 Jul 2013 12:24:57 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015