Mos i merrni shenimet e mia si te vleresueshme. Nuk jam muzikolog - TopicsExpress



          

Mos i merrni shenimet e mia si te vleresueshme. Nuk jam muzikolog , as koreograf. Jam dashamires. Anoj nga arti. Te tjeret kane dashur ta fshejne , po Sulova eshte masakruar. Pushtetet kane kaluar kaluar. Nuk mund te ndodhe qe nje krahine e tere te theret keshtu. Sulova ben pjese e cjerre ne kater rrethe dhe ne dy qarqe. Sa komuna ka , nuk e di. Vete shteti im nuk ka nje evidence te sakte. Po ulem ne pjesen time. Gjithandej percillen kenge dhe valle. Pak a shume e dine se vijne nga Sulova ime. E njohur si nocion gjeografik i cunguar , Sulova ka me vete vlera te paknjohura. Po merrem vetem me kengen. Sa me lejon formimi im. Eshte ne kufi te teritoreve folklorike. Dumreja, Darsia e Peqinit , Opari , Mokra e me shume. Me qortoni, ju lutem! Historikisht Sulova percjell raporte ngjizjeje midis kulturave dhe politikave te pranueshme ne kohen e qujtar si qytetare qeverisese. Vete Sulova , si krahine , eshte pare me sy te ndryshem. Sulove e Poshtme , Sulove e Mesme , Sulove e Eperme. Ose dhe si Nahije. Po nje gje eshte e vecante. Te tera gjasat i mbledhin nen ritmin e kenges. Jam duke degjuar nje kenge nga Jancallinjte e Kuterqares. Nuk ka sulovar te perjashtuar qe te mos ngrihet ne kembe.Kercejme sulovarce. Nje ritem i qete , paqsor dhe i buzeqeshur. Ka nje kohe te kuptueshme. Leviz njeheresh kemba dhe beli. Fytyra celet . Nje ritem i motivuar . As klasik , po as i perjashtuar prej saj.Kenga qe del nga buza , vdes ne kembe. Kjo eshte Sulova. Dominojne pjeset e jugut. Po Sulova perfshihet ne te folmet kalimtare gjuhesisht. Ketu ka elemente gege dhe toske.Edhe kenget kane mbetur ne kete kapercyell. Pelqehet njesoj tingulli i nje lahute dhe ai i nje gajdeje. Fyelli ketu fillon te ndaje tingull.Zbret ne jug te Piluri , ngrihet ne veri tek Brari , mbetet ketu si identiket. Me vjen mire qe jam pjese ne kete ane
Posted on: Mon, 07 Oct 2013 13:38:33 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015