Mos qaj, nëse sprovohesh me sëmundje, se çdo minutë nga i cili - TopicsExpress



          

Mos qaj, nëse sprovohesh me sëmundje, se çdo minutë nga i cili vuan është pastrim mëkatesh. Mos qaj, nëse të largohen shokët më të ngushtë dhe nuk të tregojnë arsyjen; ai është që të ka humbur ty, e jo ti atë. Mos qaj, nëse zbulon se njeriu më i afërt i yti është armiku më i madh, por falënderoje Allahun që nuk ke jetuar gjithë jetën i pavëmendshëm. Mos qaj, nëse të bënë padrejtësi ai që ti i ke bërë mirë, ti nuk je i pari që i’u është bërë padrejtësi; le të bëhet padrejtësi ty, dhe ti mos u bën i padrejtë asnjëherë. Mos qaj, për të dashurin që ka ikur dhe ka lënë prapa thyerje, patjetër do të ekzistoj dikush që do t’i grumbulloj ato copa nga dashuria e kaluar. Kështu është jeta e përbërë prej dashurisë, lotëve, ndarjes dhe tradhëtisë. Të përpiqemi me gjithë atë forcë që kemi të përmbahemi dhe të bëhemi të durueshem. Jeta është më e bukur se sa ta kalojmë atë duke qajtur me lotë.
Posted on: Sun, 21 Jul 2013 11:08:58 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015