• "Mos u pikello" ! Mos u pikëllo, por lexoji këto rregulla - TopicsExpress



          

• "Mos u pikello" ! Mos u pikëllo, por lexoji këto rregulla që përmbajnë lumturinë 1 - Dije se nëse nuk jeton Brenda kufijve të ditës sate, shpejt do të të shpërndahet mendja dhe do t`I tejkalosh caqet. Kjo do të thotë që nëse zgjohesh në mëngjes, mos e prit mbrëmjen dhe nëse është mbrëmje mo sprit mëngjesin. 2 – Harroje të d...jeshmen me gjithë cka pate, mos mbaj mërzin e asaj që kaloi, se është marrëzi. 3 – Mos u preokupo për ardhmërinë se ajo I takon botës së panjohur, deri sa të të trokas në derë mos mendo për të. 4 – Mos u dridh nga kritikat, por qëndro I paluhatshëm, dije se kritika peshon sa vlera jote. 5 – Të besosh në Zotin e Madhëruar dhe të veprosh punë të mira është kënaqësia më e madhe e kësaj jete. 6 – Kush dëshiron stabilizim, qetësi e pushim shpirtëror, le t`I përmbahet të përmendurit e Allahut xh.sh. 7 – Dije se cdo gjë që ndodh është e caktuar nga Allahu xh.sh 8 – Mos prit falënderim prej askujt. 9 – Mësoje shpirtin të ballafaqohet me fatkeqësitë. 10 – Ndoshta kjo që të ndodhi është më e dobishme për ty. 11 – Cdo caktim për besimtarin është I dobishëm për të. 12 – Shikoji të mirat që të dha Allahu xh.sh , pastaj falënderoje Atë. 13 – Ajo që ti posedon është më e vlefshme se gjithcka që kanë njerëzit. 14 – Prej një ore në orën tjetër, prite rrugëdaljen. 15 – Nga belatë e mëdha dalin lutjet e sinqerta. 16 – Fatkeqësit ta forcojnë zemrën dhe ti celin sytë. 17 – Me të vërtetë pas vështirësive pasojnë lehtësimet. 18 – Mos të të thyejnë gjërat e pa vlera. 19 – Me të vërtet Zoti yt ka mëshirë të gjërë 20 – Mos u nervozo…mos u nervozo…mos u nervozo. 21 – Jeta është buka, uji dhe hija e freskët, mos kërko tepër. “ E NË QIELLË ËSHTË FURNIZIMI JUAJ DHE AJO QË JU PREMTOHET ” (Kur`an 51:22) 22 – Shumicave e gjërave që ju frikohesh, nuk janë të vërteta. 23 – Tek të lënduarit merr shembull. 24 – Nëse Allahu xh.sh e do një popull, e sprovon atë. 25 – Përserit lutjet që I ka lexuar Muhammedi a.s në gjendjet e vështira të Tij. 26 – Përmbaju punëve serioze e të frytshme, largoju zbrazëtirës. 27 – Leri të pavërtetat dhe mos beso në cdo gjë qe përhapet . 28 – Inati dhe hakmarrja dëmton më tepër shëndetin tend se sa kundërshtarin 29 – Cdo gjë që të preku nga fatkeqësit s`është tjetë, pos falje mëkatesh.
Posted on: Wed, 19 Jun 2013 08:54:52 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015