Mustafa premton përfaqësim të gruas më shumë se 30 për - TopicsExpress



          

Mustafa premton përfaqësim të gruas më shumë se 30 për qind Gjatë një takimi me gratë e Forumit të Gruas së Degës së LDK-së në Ferizaj, Kryetari Isa Mustafa tha se Lidhja Demokratike e Kosovës angazhohet që përfaqësimi i gruas të jetë më i lartë se 30 për qind, sa është i garantuar me ligj në Kosovë. “LDK-ja do të angazhohet që përfaqësimi i grave të jetë më shumë se 30 për qind, aq sa është aktualisht pragu i përcaktuar me ligj. Ne do të bëjmë çdo gjë që edhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare gruaja e LDK-së të jetë e përfaqësuar në lista më tepër se 30 për qind, sepse ne nuk mund të vëmë kufi. Asnjë kandidat për kryetar komune nuk mund të fitojë në zgjedhje pa përkrahjen e grave. Gratë biznesmene po tregohen më të zonja dhe më të qëndrueshme se burrat në fushën e bizneseve”, theksoi Kryetari Mustafa. Po ashtu, ai tha se fushatën e LDK-së po e begaton mobilizimi i grave dhe kjo tregon forcën e LDK-së, sepse ne nuk mund të besojmë se LDK-ja mund të bëjë hapa cilësorë përpara pa pjesëmarrjen e gruas. “Rëndësinë e mobilizimit të rolit qenësor të grave e kemi vërtetuar edhe në Ferizaj, edhe në Prishtinë, e kemi vërtetuar edhe në Gjilan, edhe në çdo komunë dhe në çdo degë tonën. Aty ku kemi ngritje të aktivitetit të Forumit të Gruas dhe Forumit të Rinisë, aty e kemi potencialin shumë më të kompletuar për fitoren e LDK-së në zgjedhjet lokale dhe në zgjedhjet nacionale që do të mbahen vitin e ardhshëm”, tha Kryetari Mustafa. Gjithashtu, z. Mustafa, potencoi se fakti që gratë e LDK-së nga Ferizaj janë kaq shumë prezente këtu dhe aktiviteti që po zhvilloni derë më derë, është argumenti më i mirë se ne po punojmë me familjet, ne po punojmë me anëtarësinë, me qytetarët, sepse kandidati ynë për kryetar të Komunës së Ferizajt, Muharrem Sfarça, nuk dëshiron të ketë vetëm votat e LDK-së, por ai do të ketë edhe votat e qytetarëve të Ferizajt. “Jam i bindur se me argumentimin e programit tonë për vlerat themelore të shoqërisë, që janë edhe vlera themelore të LDK-së, ne do të arrijmë fitore, jo fitore të LDK-së, por fitore të qytetarit të Ferizajt, qytetarit të Kosovës. Ne nuk duhet të harrojmë vlerat që i ka shoqëria, vlerat e komunitetit, vlera të pjesëmarrjes së të gjitha strukturave të shoqërisë dhe në rend të parë është vlera e pjesëmarrjes së gruas”, tha kreu i LDK-së. Gjithashtu, z. Mustafa pohoi se në një familje ku gruaja ka të ardhura, ajo familje është e pavarur dhe është familje e cila ka perspektivë. Në një familje ku gruaja është e arsimuar, ajo familje e ka perspektivën e diturisë të së nesërmes, në një familje ku gruaja vendos bashkë me burrin, ajo familje ka demokraci të brendshme. Një shoqëri, e cila ka familje të tilla, ajo shoqëri shkon përpara”, theksoi Kryetari Mustafa. Sipas tij, një ekonomi e cila ka stabilitet dhe një ekuilibër ndërmjet gjinive, ajo është një ekonomi me perspektivë, prandaj ne dëshirojmë një ekuilibër ndërmjet gjinive, ku gruaja dhe burri do të jenë pjesë e zhvillimit ekonomik, pjesë e vendimmarrjes dhe do të jenë pjesë e ardhmërisë. Eleonora Isufi, kryetare e Forumit të Grave të LDK-së në Ferizaj, tha se LDK-ja i jep hapësirë të madhe të punës dhe veprimit gjinisë femërore dhe kjo e bën këtë parti më të fortë dhe më të veçantë në krahasim me partitë e tjera politike. Ndërsa, kandidati i LDK-së për kryetar të Ferizajt, z. Muharrem Sfarça, tha se LDK-ja është partia e parë, e cila e ka funksionalizuar organizimin e femrës brenda Forumit të Gruas para 23 vjetësh, prandaj edhe kemi nxjerrë autoritetin e gruas, e cila me përkushtim maksimal ka punuar për realizimin e vizionit rugovjan: liri, pavarësi dhe demokraci. “Ne së bashku do ta bëjmë ndryshimin, ndryshimin i cili po troket në derën e secilit prej nesh dhe shpresoj se me votën tuaj do ta realizoni më 3 nëntor vizionin e LDK-së, në të mirë të qytetarëve dhe në të mirë të të gjithë neve, e sidomos të femrave”, ka thënë Sfarça.
Posted on: Wed, 23 Oct 2013 18:00:31 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015