~MËSIME AKAIDI~ *bazat e - TopicsExpress



          

~MËSIME AKAIDI~ *bazat e imanit* MËSIMI 13. Kushti i shtatë: Të ndërrosh jetë mbi këtë fjalë: Në Islam, sa e rëndësishme është të shtiesh në dorë diçka, po aq e rëndësishme është edhe të qëndrosh mbi të dhe ta vazhdosh vazhdimin e saj. Përse në çdo namaz në Fatihanë që lexojmë gjatë ditës, kërkojmë më së pakti 17 herë udhëzim nga Allahu? Në fakt a nuk e ka gjetur udhëzimin një besimtar që fal namaz? Shkaku i kësaj është se ajo që është e vlefshme në Islam, është se si do të jetë gjendja e fundit e njeriut. Në hadith thuhet: “Njëri nga ju një jetë të tërë bën veprat e Ehli Xhennetit. Derisa ndërmjet tij dhe Xhennetit, ka një largësi sa një krahë. Libri (kaderi) i tij e mund atë dhe ai bën vepra të Ehli Xhehennemit dhe hyn në Xhehennem. Sepse ajo që është e vlefshme është ajo që bëhet në fund”. Rrasulullahu në një hadith tjetër thotë: “Veprat vlerësohen sipas gjendjes së fundit”. “O ju që besuat, kini frikë Allahun me sinqeritet të vërtetë dhe mos vdisni, pos vetëm duke qenë muslimanë!” Ali Imran 3/102. Në një hadih të saktë pejgamberi thotë se “Kush vdes duke e ditur se s’ka zot tjetër përveç Allahut hyn në Xhennet” “Kush vdes duke thënë si fjalë të fundit La ilahe il-lall-llah hyn në Xhennet”. Ndoshta mirësia më e madhe e Allahut ndaj njeriut, është që t’ia marrë shpirtin atij mbi këtë fjalë pa i rrëshkitur këmba atij. Kjo, në të njëjtën kohë është duaja e të gjithë pejgamberëve. Që njeriu të vdesë mbi këtë fjalë, duhet që të jetë i sinqertë dhe të veprojë me të domosdoshmet e kësaj fjale. ----------------------------------------------------------------------------- Shënim: Nga të gjitha këto që kemi shqyrtuar këtu, del ky rezultat: Hadithi “Kush thotë La ilahe il-lall-llah hyn në Xhennet” është njëri nga hadithet që është kuptuar më gabim. Njeriu kur hulumton një çështje, është i detyruar që t’i mbledhë të gjitha argumentet rreth asaj çështjeje. Përndryshe devijon vetë, po ashtu devijon edhe të tjerët. Kur mblidhen të gjitha hadithet në lidhje me fjalën e teuhidit, del një kuptim i tillë: “Kush e mohon tagutin dhe e thotë fjalën e teuhidit duke e ditur, duke qenë plotësisht i bindur pa pasur pikë dyshimi, duke vepruar me të domosdoshmet e kësaj fjale pa gënjyer, duke vepruar deri në fund të frymës së tij me këtë fjalë dhe ndërron jetë mbi këtë fjalë, hyn në Xhennet”. Përndryshe bëhemi si Batinitë, që duke e ndarë fillimin dhe fundin e ajetit “Mos iu afroni namazit” e marrin vetëm një pjesë të tij. ----------------------------------------------------------------------------- fq15 ----------------------------------------------------------------------------
Posted on: Tue, 17 Sep 2013 17:32:01 +0000

Recently Viewed Topics




© 2015