Më rastin e 15-vjetorit të miratimit të Kushtetutës së - TopicsExpress



          

Më rastin e 15-vjetorit të miratimit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, zhvillohet sot konferenca me temë “Kushtetuta si instrument i qendrueshmërisë dhe zhvillimit”, nga Gjykata Kushtetuese në bashkëpunim me Komisionin e Venecias. Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, u ndal tek tradita kushtetuese në vendin tonë, ndërsa shtoi se nevojitet një përmirësim i drejtësisë kushtetuese. Konferencën e përshëndeti Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Ettore Sequi, etj. Në këtë veprimtari të referojnë kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, anëtari i Komisionit të Venecias, Prof. Sergio Bartole; kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, konstitucionalistë, etj. META: NDERHYRJE NE KUSHTETUTE BRENDA NJE NATE, TE NDRYSHOJE QASJA Ndërkaq, Kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, është ndalur tek miratimi i Kushtetutës 15 vjet më parë me referendum popullor, ndërsa ka shprehur gjykimin e tij ndaj ndërhyrjeve të bëra në të gjatë viteve të fundit. Meta tha se ndërhyrjet në Kushtetutë kanë qenë të shumta, ndërsa theksoi se duhet të ndryshojë qasja ndaj saj, dhe të veprohet vetëm në raste të domosdoshme. “Ka kaluar një dekade e gjysmë nga koha kur populli u thirr në referendum për të votuar për Kshtetutën e vendit. 15 vjet më parë besuam se nga ai çast fillonte e ardhmja. Me votën pro deklaruan vullnetin popullor për ndërtimin e shtetit të së drejtës. Ata nënvizuan aspiratën shekullore për identitet dhe bashkim kombëtar. Politika tashmë kishte instrumentin kryesor për të zhvilluar premtimet e saj. Sot kemi arsye për të gjykuar për mënyrën sesi jemi sjellë me Kushtetutën e vendit. Politika ka patur konfliktet e saj të brendshme me këtë dokument themelor të republikës, edhe gjatë viteve të fundit. Në kushtetutë mund të ndërhyhej edhe brenda një natë të vetme. Kushtetuta nuk është tabu, asaj i duhet të përshtatet me mjedisn social, ekonomik e politik të vendit. Dinamikat e vazhdueshme në qeverisje, moria e problematikave të shtruara për zgjidhje, janë një nevojë për gjetjen e zgjidhjeve të reja. Dhe Kushtetuta e vendit është e një rëndësie të veçantë. Ne e kemi pjekurinë e nevojshme për të pasur një qasje të duhur ndaj Kushtetutës. Ndërsa sa i takon ndërhyrjeve, duhet të shihet nëse ato janë të domosdoshme”, tha Meta.
Posted on: Fri, 22 Nov 2013 09:20:26 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015