Mëlçia nën varësinë e mbipeshës, dëmet që shfaqen. Nga - TopicsExpress



          

Mëlçia nën varësinë e mbipeshës, dëmet që shfaqen. Nga Dr. Altin Cekodhima Për mëlçinë është normale të përmbaje disa yndyra, por kur sasia e tyre përbën më shumë se 5-10 për qind të peshës së mëlçisë, atëherë mëlçia juaj është e dhjamosur. Mungesa e shenjave të dukshme që tregojnë praninë e sëmundjes ndikon në zbulimin e vonë të saj, kohë në të cilën komplikacionet kanë mbërritur në stadet më të rënduara. Gastroenterologu, Altin Cekodhima tregon se cilat janë komplikacionet më të shpeshta që shfaqen nga dhjamosja e mëlçisë. Mbipesha lë gjurmë të rënda edhe në mëlçi. Nëse nuk tregohet kujdes, e nuk frenohet kalimi i tepërt i yndyrave në mëlçi, komplikacionet me të cilat përballemi janë nga më të rëndat. Shifrat e raportuara nga autoritetet shëndetësore gjatë viteve të fundit, vënë në dukje se është shtuar numri i pacientëve që kanë zbuluar probleme të shumta shëndetësore në mëlcci, në stade të rënduara. Kjo pasi në pjesën dërrmuese të rasteve sëmundjet që prekin mëlçinë zhvillohen në heshtje për vite të tëra me radhë. Ndërkohë që bëhen të dukshme në stadet më të komplikuara, kur dhe trajtimi i plotë i tyre mund të jetë i pakthyeshëm. Ndër shqetësimet më të shpeshta të mëlçisë janë dhjamosja e saj, si dhe cirroza. Në një material të përgatitur nga gastroenterologu Altin Cekodhima, detajohen shkaqet që ndikojnë në dhjamosjen e mëlçisë, si dhe komplikacionet më të shpeshta që shfaqen nga një mëlçi e dëmtuar, e pa trajtuar që në stadet e para të sëmundjes. Yndyrat shkaktojnë dhjamosjen e mëlçisë Mëlçia e dhjamosur është grumbullimi i yndyrave në qelizat e mëlçisë. Gjithashtu ndryshe njihet si “hepatosteatoza”, ose “steatoheoatitis”. Për mëlçinë është normale të përmbaje disa yndyra, por kur sasia e tyre përbën më shumë se 5-10 për qind të peshës së mëlçisë, atëherë mëlçia juaj është e dhjamosur. Shpesh nuk ka simptoma të dukshme (probleme) për vite me radhë, ndërsa dëmtimet janë në proces të vazhdueshëm, të cilat shoqërohen me shenja të dukshme në stadet më të rënduara. Njerëzit mësojnë se kanë mëlçi të dhjamosur gjatë ekzaminimeve për probleme të tjera mjekësore. Yndyrat mund të dëmtojnë mëlçinë tuaj për vite me radhë ose dekada, pa shkaktuar probleme të dukshme. Kur dëmtimet bëhen të rënda ose serioze shkaktojnë: lodhje, dobësi trupore, rënie në peshë dhe konfuzion. Mëlçia është organi më i madh i trupit, ajo kryen shumë funksione dhe shpesh nuk jep shenja paralajmëruese kur është e sëmure deri në stadet e avancuara të sëmundjes. Mëlçia kryen shume funksione të rëndësishme ku përfshihen: shpërbërja e ushqimeve, ruajtjen rezervë të vitaminave, hekurit dhe mineraleve të tjera të rëndësishme për trupin. Gjithashtu prodhon proteinat, lëngjet biliare për tretjen e ushqimeve, si dhe ndihmon në shpërbërjen e shumë produkteve përfshirë ilaçet, alkoolin dhe shumë helme të tjera. Shkaqet më të shpeshta që çojnë në dhjamosjen e mëlçisë Janë një sërë situatash të ndryshme, ilaçe dhe lëndë toksike (helmuese) që shkaktojnë dhjamosje të mëlçisë. Ngrënia e ushqimeve hiperkalorike shkakton depozitim të yndyrave në mëlçi. Situata të caktuara siç janë: obeziteti, diabeti dhe trigliceridet e larta shkaktojnë dhjamosje të mëlçisë. Pacientët më të rriskuar për të bërë dhjamosje të mëlçisë janë ata me moshën e mesme dhe që vuajnë nga mbipesha. Disa njerëz bëjnë dhjamosje të mëlçisë pa pasur asnjë nga situatat e sipërpërmendura. Megjithatë ndër shkaqet më të shpeshta që ndikojnë në dhjamosjen e mëlçisë janë : ”Përdorimi i tepërt i alkoolit, kequshqyerja, përdorimi i steroideve, toksiciteti nga acidi Valporik, obeziteti, Sindroma Cushing, helmet, marrja e tetraciklinës në doza të larta, shtatëzania, diabeti, hiperlipidemia, si dhe humbja e shpejtë në peshë. Diagnostikimi i sëmundjes Sëmundja mund të diagnostikohet me analiza gjaku, si dhe me biopsi të mëlçisë. Është një nga arsyet me të shpeshta për një rritje të lehtë të niveleve të enzimave të mëlçisë. Imazhe speciale të marra prej eko-s, skanerit, rezonancës magnetike mund të sugjerojnë për dhjamosje të mëlçisë, por biopsia është e nevojshme për ta konfirmuar atë. Biopsia është teknika e marrjes së disa qelizave prej mëlçisë, procedurë e cila kryhet në age të veçantë. Me pas qelizat e marra ekzaminohen me mikroskop nga mjeku specialist. Ku konsiston trajtimi i një mëlçie të dhjamosur Mëlçia e dhjamosur shpesh herë nuk shkakton probleme të dukshme. Në këto raste quhet asimptomatike. Por, pacientët që evidentohen me një komplikacion të tillë duhet të jenë të kujdesshëm dhe të ndjekin një sërë këshillash, në mënyrë që të parandalojnë humbjen e plotë të funksionit të mëlçisë. Humbja në peshë, kufizimi i yndyrave dhe gjimnastika në pacientet mbipeshë prodhon rezultate të paqëndrueshme për një kohë të gjatë, por është mirë që të bëhen përpjekje në këtë drejtim dhe të mos lihen pas dore. Dhjamosja e mëlçisë e shkaktuar prej toksikimit (helmim) nga alkooli mund të mos përmirësohet edhe pse ndërpritet përdorimi i tij. Kontrolli i mirë i diabetit mund të reduktojë dhjamosjen e mëlçisë. Më tej duhet të ulni nivelin e triglicerideve me dietë, me medikamente me ose te dyja mënyrat së bashku. Ndaj duhet t’i jepni prioritet ushqimit të shëndetshëm dhe të balancuar, por duke u mbështetur në rekomandimet e dhëna prej mjekut, pasi është kryer edhe vizita përkatëse prej tij. Një tjetër këshillë që nuk duhet neglizhuar është edhe shtimi i aktivitetit fizik. Gjithashtu duhet të kryeni kontrolle periodike të rregullta tek mjeku specialist i mëlçisë. Nuk ka trajtime mjekësore ose kirurgjikale për mëlçinë e dhjamosur ose “steatohepatitin” joalkoolik(NASH), por përmirësimi i dietës dhe rritja e aktivitetit fizik mund t’ju ndihmojnë në parandalimin ose kthimin në normë të disa dëmtimeve. Ecuria Mëlçia e dhjamosur mund të mos shkaktojë dëmtime të menjëhershme, ose mund të çojë në infeksione të mëlçisë. Kjo situate quhet “steatohepatitis”. Kur është e lidhur me abuzimin me alkool quhet “steatohepatitis alkoolik”. Shpesh nuk është e lidhur me alkoolin dhe quhet “steatohepatitis joalkoolik”. Në rast se nuk ndërhyhet, me kalimin e kohës mëlçia dëmtohet rëndë, kjo situate quhet cirroza. Cirroza hepatike është një situate serioze që çon në mosfunksionim të mëlçisë. “Steatohepatitis joalkoolik” është një ndër shkaqet e cirrozës hepatike, e cila shfaq probleme të shumta nëse nuk kurohet në kohë. Shqetësimet që vijnë nga një mëlçi e dëmtuar Hepari (mëlçia) është organi më i madh i trupit është i domosdoshëm në kryerjen e funksioneve bazë të trupit. Mëlçia neutralizon nga qarkullimi i gjakut helmet, prodhon agjentët imune (mbrojtëse) ndaj infeksionit, dhe largon bakteret dhe mikrobet nga qarkullimi i gjakut. Prodhon proteina që rregullojnë koagulimin (mpiksjen) e gjakut dhe prodhon bile (tëmthin) që ndihmon në tretjen e yndyrës dhe vitaminave të tretshme në yndyre. Ju nuk mund të jetoni pa funksionet e mëlçisë. Në cirrozën hepatike indet e dëmtuara zëvendësojnë ato normale duke bllokuar qarkullimin e gjakut në organ dhe duke mos e lëne atë të kryejë funksionet normale. Humbja e funksioneve të mëlçisë shkakton një sërë komplikacionesh të cilat shfaqen në disa forma të caktuara. Disa nga komplikacionet e cirrozës gjenden të listuara në vijim të shkrimit. Edema dhe asciti Kur hepari humb aftësi për të bërë proteinën albuminën, uji grumbullohet në këmbë ( shfaq edema) dhe në bark (asciti) Mavijosje dhe hemorragji Kur hepari ngadalëson ose ndalon prodhimin e proteinës e cila është e nevojshme për mpiksjen e gjakut pacienti mund të ketë mavijosje në lëkurë dhe hemorragji. Pëllëmbët e dorës mund të bëhen të kuqe me nishane ose me “eritem palmare”. Verdhëza E cila paraqitet me zverdhje të lëkurës dhe syve si rrjedhojë e mospërthithjes së mjaftueshme të bilirubinës. Kruarje E cila vjen si rezultat i formimit të depozitave të biles (tëmthit) në lëkurë. Gurët në tëmth Në qoftë se cirroza pengon qarkullimin e biles nëpërmjet fshikëzës së tëmthit, mund të krijohen gurët. Toksina në gjak dhe tru Hepari i dëmtuar nuk mund të nxjerrë jashtë helmet nga qarkullimi i gjakut, si rrjedhojë ato grumbullohen në këtë të fundit dhe rrjedhimisht në tru. Helmet mund të dobësojnë funksionet e trurit duke shkaktuar ndryshime të personalitetit, koma madje dhe vdekjen. Shenjat e grumbullimit të toksinave (helmeve) në tru janë, lënia pas dore e kujdesit ndaj paraqitjes së jashtme, mos reagim, humbje të kujtesës, problem në përqendrim dhe ndryshime të gjumit. Ndjeshmëria ndaj medikamenteve Cirroza ul aftësinë e heparit për të filtruar medikamentet nga gjaku, si rezultat ato veprojnë për një kohë më të gjatë seç duhet, dhe grumbullohen në trup. Kjo shkakton ndjeshmëri ndaj medikamenteve dhe efekteve anësore të tyre. Hipertensioni portal Normalisht gjaku nga zorrët dhe shpretka kalon në hepar nëpërmjet “venës porta”. Mirëpo cirroza ngadalëson rrjedhjen e gjakun prej kësaj vene, e cila rrit presionin brenda saj. Kjo situate quhet hipertension portal. Variçet Kur qarkullimi në venën “porta” ngadalësohet gjaku prej zorrëve dhe shpretkës kthehet në venat e stomakut dhe ezofagut. Këto vena mund të zgjerohen që do të thotë ato mbajnë më shumë gjak seç duhet. Ky zgjerim i venave quhen variçe, të cilat kanë mure të holla dhe presion të lartë të cilat kanë shumë gjasa që të plasin. Në qoftë se ato plasin krijojnë një situate serioze për jetën si rezultat i hemorragjisë në ezofag dhe stomak, situate kjo e cila ka nevojë për ndërhyrje të shpejtë mjekësore. Insulin-rezistenca dhe diabeti tipi 2 Cirroza shkakton rezistence të insulinës. Ky hormon, i cili prodhohet nga pankreas lejon që glukoza në gjak të përdoret si energji për qelizat e trupit. Në qoftë se kemi rezistencë ndaj insulinës, muskujt, yndyrat, dhe qelizat e mëlçisë mos ta përdorin atë siç duhet. Pankreasi përgjigjet duke prodhuar më shumë insulinë, si rrjedhojë pankreasi nuk mund të mbaj nevojat e trupit për insulinë dhe diabeti i tipit 2 zhvillohet, i cili lejon rritjen e glukozës në qarkullimin e gjakut. Kanceri i heparit Hepatocelular karcinoma, tipi më i shpeshtë i kancerit të heparit fillon nga vet qelizat e tij. Ai ka një shkallë vdekshmërie shumë të lartë. Probleme në organet e tjera Cirroza mund të shkaktojë disfunksione të sistemit imunitar, e cila lejon zhvillimin e një sërë infeksionesh në trup. Lëngjet në bark (asciti) mund të infektohen nga flora bakteriale normale e zorrëve. Cirroza mund të shkaktoje impotencë tek burrat, mosfunksionim të mire të veshkave dhe osteporozis. Trajtimi Dëmtimet e heparit prej cirrozës janë të pakthyeshme, por trajtimi mund të ndalojë ose ngadalësojë progresin sëmundjes dhe reduktimin e komplikacioneve. Trajtimi varet nga shkaqet që çuan në cirrozë dhe në varësi të komplikacioneve të shfaqura. Për shembull cirroza e shkaktuar nga abuzimi me alkool trajtohet duke ndaluar përdorimin e tij. Trajtimi i cirrozës shkaktuar nga hepatit konsiston ne trajtimin e hepatitit me interferon. Trajtimi i cirrozës shkaktuar nga sëmundje Wilson ku bakri grumbullohet në trup konsiston në përdorimin e medikamenteve që e eliminojnë atë nga trupi. Në të gjitha rastet pavarësisht shkakut të cirrozës ndjekja e një diete të shëndetshme duke shmangur përdorimin e alkoolit janë esenciale sepse trupi ka nevojë të marri nutrientet dhe përdorimi i alkoolit mund të çojë në dëmtime më të shumta të heparit. Antibiotikët mund të përshkruhet për infeksionet që ndodhin si shkak i uljes së imunitet prej cirrozës. Laksativët rekomandohen për nxjerrjen e toksinave nga zorrët. Për hipertensionin portal mund të jepen beta-bllokues. Në qoftë se variçet gjakosin mund të bëhet lidhja e tyre duke parandaluar ndonjë hemorragji të mundshme. Transplantimi i heparit është mënyra më e mire e trajtimit.
Posted on: Fri, 13 Sep 2013 10:22:29 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015