Mëngjes, 6 Shtator “Në mes të një brezi të padrejtë dhe - TopicsExpress



          

Mëngjes, 6 Shtator “Në mes të një brezi të padrejtë dhe të çoroditur, në mes të të cilit ju ndriçoni si pishtarë në botë, duke e mbajtur lart fjalën e jetës.” Filipianëve 2:15 Dritat zakonisht përdoren për t’i bërë gjërat që të duken. Po kështu edhe jeta e të Krishterit duhet të shkëlqejë kaq shumë sa që dikush nuk duhet të jetojë më tepër se një javë me të pa e njohur ungjillin. Të folurit e tij duhet të jetë i atillë sa që të gjithë ata që ndërrojnë me të ca fjalë të mund ta kuptojnë menjëherë se kujt i përket dhe se kujt i shërben, madje duhet ta shohin shëmbëllimin e Jezusit të pasqyruar në veprimet e tij të përditshme. Dritat përdoren për të ndriçuar shtegun. Duhet t’i ndihmojmë njerëzit përreth nesh që ende dergjen në errësirë. Duhet t’u shpiem atyre Fjalën e jetës. Duhet t’u tregojmë mëkatarëve Shpëtimtarin e tyre dhe të lodhurve vendpushimin hyjnor. Ndodh shpesh që njerëzit e lexojnë Biblën pa e kuptuar dot, kështu që edhe ne duhet të jemi të gatshëm porsi Filipi që ta udhëzojmë kërkuesin për sa i përket domethënies së Fjalës së Perëndisë, udhës së shpëtimit dhe jetës së perëndishme. Dritat gjithashtu përdoren për të paralajmëruar. Aty ku ka cekëtina dhe shkëmbinj të thepisur me siguri që do të ndërtohet ndonjë far. Të Krishterët duhet ta dinë se ka shumë drita të rreme që shfaqen anë e kënd botës, dhe ja përse nevojitet drita e duhur. Sirenat e qoftëlargut janë përherë në veprim duke e tunduar të paperëndishmin të mëkatojë nën pretekstin e kënaqësisë. Ato ngrenë lart drita mashtruese, kështu që është detyra jonë që ta ndriçojmë çdo shkëmb të rrezikshëm, të vëmë në dukje çdo mëkat, duke nxjerrë në pah pasojat e tij, që kështu të mos bjerë mbi ne gjaku i njerëzve, por të ndriçojmë si drita në këtë botë. Dritat gjithashtu sjellin hare, ashtu si edhe vetë të Krishterët. I krishteri duhet të jetë një ngushëllues i mirë, përherë me fjalë të ëmbla në gojë dhe simpati për të tjerët në zemër, madje duhet t’i çojë rrezet e diellit kudo ku shkon dhe të përhapë lumturi përreth vetes. Frymë plot hir në mua bano; Që kështu unë hir të kem, Dhe me fjalë ndihmuese e shëruese Në timen tënden jetë zbulo, Dhe me vepra të guximshme e të ndjeshme Për Krishtin Shpëtimtarin tim flit.
Posted on: Mon, 02 Sep 2013 07:16:41 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015