NGA: FEDERATA E BASKETBOLLIT E KOSOVËS PËR: SHTËPITË - TopicsExpress



          

NGA: FEDERATA E BASKETBOLLIT E KOSOVËS PËR: SHTËPITË TELEVIZIVE LËNDA: TENDER Të nderuar, Federata e Basketbollit e Kosovës,është institucioni më i lartë udhëheqës i basketbollit në Kosovë ku veprimtari themelore dhe kompetenc ekskluzive ka të gjitha të drejtat që dalin nga organizimi i garave dhe ngjarjet tjera sportive në basketbollin Kosovar (neni 37 pika 5 dhe neni 39 i statutit të FBK). Në bashkëpunim dhe miratim të klubeve të Superligës në basketboll,Bordi i FBK-së fton palët e interesuara – shtëpitë televizive të marrin pjesë në tenderin për të fituar të drejtën ekskluzive për transmetimin e ndeshjeve të Superligës së Kosovës në basketboll. FBK e bazon procedurën e tenderimit në bazë të negociatave,për çka do t’i involvojë edhe klubet.Për çka do të thotë se të interesuarit do të bëjnë ofertën e tyre të bazuar në këtë tender. Pas kalimit të afatit,FBK do të shqyrton ofertat e arritura dhe së bashku me përfaqësuesit e klubeve do të vendos për lëndën e ofertës. Parashtrimi i ofertës nuk e obligon automatikisht FBK të negocioj me ofertuesin.FBK mban të drejtën ekskluzive për të pranuar apo jo një ofertë dhe për të negociuar me ofertuesit. Me parashtrimin e ofertës,palët ofertuese akceptojnë se nuk mund të kundërshtojnë vendimin e Bordit të FBK-së dhe se çdo adresim në gjyq është i përjashtuar.
Posted on: Sun, 14 Jul 2013 13:56:10 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015