“NJË BISEDË PËRTEJ EKRANIT” me Bente Christiensen, - TopicsExpress



          

“NJË BISEDË PËRTEJ EKRANIT” me Bente Christiensen, përkthyese, Zv/Presidente e FIT dhe Antare e Bordit Ekzekutiv të KOPINOR ( 2005) E.S.KASI: Në të menduarin tim çdo gjuhë është një perlë, tingull i muzikës së botës që këndojmë përherë, por çdo shkrimtar është një koral në shtratin e koraleve....Për ju si përkthyese, a është e vështirë apo e thjeshtë ti mbash këto perla e koralë të sigurta në kohët moderne? B.CHRISITIENSEN: Mendoj që është një prej detyrave më të rëndësishme të përkthyesve të mbajnë gjallë gjuhët e ndryshme të botës, duke i përkthyer ato e duke krijuar ura lidhëse midis gjuhëve dhe letërsive. Nuk kam asgjë kundër gjuhës Angleze si një gjuhë, por jam kundër faktit që pothuaj të gjitha komunikimiet bëhen në këtët gjuhë, e kështu gjuhë të tjera kanë tendencën të shtypen prej kësaj gjuhe të gjithepushtetshme. Përsa u përket shkrimtarëve, ka kaq shumë zëra dhe kaq shumë vepra, e kaq shumë mënyra të shkruari sa është pak a shumë e vështirë ti përshtatësh të gjithë, pavarsisht afinitetit që një përkthyes mund të ketë për ndonjë shkrimtar në veçanti. Disa shkrimtarë kanë një zë dhe një fjalor të cilin unë nuk jam në gjendje ta përshtat, ndaj në këto raste i them jo përkthimit të tyre, por dikush tjetër duhet ti përkthejë ata. E.S.KASI: Përmes leximit dhe përkthimit ju keni prekur kultura të ndryshme të vendeve të ndryshëm. Ku po shkon bota? B. CHRISTIENSEN: Mendoj se bota po shkon në dy drejtime të kundërta.Një drejtim është,drejt sipërfaqsores, sensacionales, globalizmit në kuptimin e keq të fjalës. Drejtimi tjetër është drejt globalizmit në kuptimin e drejtë të fjalës: Vetëndërgjegjësim dhe krenari në një kulturë të caktuar, kërkime për kuptime të thella, qëëllime të rëndësishme për zhvillimin e gjuhëve dhe kulturave dhe mbi këto baza komunikim me gjuhë dhe kultura të ndryshme. E.S.KASI: Ju keni përkthyer disa vepra nga KADARE në Norvegjisht. Si ndodhi? B.CHRISTIENSEN: U pyeta nga Shtëpia Botuese CAPELEN, në Norvegji, të përktheja “Pallati i Ëndrrave”, nga një shkrimtar për të cilin kisha dëgjuar por që nuk e kisha lexuar ende. Ismail Kadare.Normalisht, nuk është e këshillueshme të përkthesh nga një gjuhë që nuk është origjinali, por në këtë rast akush në Norvegji nuk mund të përkthente nga gjuha shqipe kështu që vendosëm ta përkthenim përmes gjuhës frënge në norvegjisht. Përkthimin e bëra pra nga frëngjishtja, në këtë gjuhë Pallati i Ëndrrave ishte përkthyer nga Isuf Vrioni, një përkthyes që vetë Kadareja e kishe aprovuar.U dhashë menjherë mbas tekstit, kur shtëpia botuese më kërkoi të përkthej edhe dy libra të tjerë”Prilli i thyer” dhe “Dosja H”, thashë menjëherë po!. Më vonë Kadare erdhi në Norvegji të merrte pjesë në një panair libri dhe u takuam e folëm. Kjo ishte një eksperiencë mjaft interesante për mua. E.S.KASI: Më kujtohet që më keni thënë se “Zbuluat natyrën shqiptare përmes librave të Kadaresë”.... B.CHRISTIENSEN: Mendoj që tekstet e Kaderesë kanë një kualitet visual dhe taktik.Unë shoh, niej, dhe përfytyroj natyrën, male dhe borë, njerëz që jetojnë nën çati të njëri tjetrit.Para se të lexoja prej librave të Kadare, e njihja Shqipërinë në rininë time si “fanar ndriçues të socializmit në Europë”, sikur ishin mësuar të shpreheshin studentët e kohës sime.Kisha dëgjuar edhe për Enver Hoxhën.Por, nuk kisha lexuar tjetër shkrimtar shqiptar. Shpresoj që letërsia shqipe dhe veprat e saj të përkthehen më tepër për tu njohur më mirë me botën. E.S.KASI Ju jeni antare e bordit drejtues të KOPINOR.Si funksionon kjo organizatë dhe cilat janë disa nga qëllimet dhe planet strategjike më të rëndësishme të KOPINOR? B.CHRISTIENSEN: KOPINOR është ndërtuar prej 21 organizatave të fushgës së kulturës, shkrimtarëve, përkthesve, kompositorëve, piktorëve, gazetarëve, botuesëv etj. Është ajo çka ne e quajmë një Shoqëri e përmbledhur. Një shoqëri që kujdeset për të drejtat e botimit dhe mbajtësit e të drtejtave. Qëllimi i saj kryesor është tu japë përdoruesve akses me tekste dhe punë të tjera, dhe në të njjtën kohë të respektojë kopiraitin, dhe mbajtsin e të drejtave.. Ka në bord ekzekutiv që përbëhet nga përfaqësiese të organizatave të ndryshme antare, dhe një administratë që kujdeset për çëshjtet e përditshme.KOPINOR ka nënshkruar marrveshje të ndryshme me sektorë të ndryshm të shoqërisë Norvegjeze, dhe grumbulon para, që i drgohen organizatës dhe kjo ua shpërndan antarëve të saj si grant. Kur është e pamundur të gjejmë Mbajtësin e të drejtës së një vepre, a teksti që është fotokopjuar, paratë për këtë tekst kalohen në fond i cili rittet vit pas viti, dhe në këtë menyrë ne aplikojmë për te organizuar aktivitete të ndryshme.Në të ardhmen do të shohim cmund të bëhet me zhvillimet dixhitale, një fushë kjo më e komplikuar se fotokopjet e letrave. E.S.KASI: Jeni edhe Zv/presidente e FIT. Si funksionon FIT? Pse është kaq i rëndësishëm për botën e letërsisë? B.CHRISTIENSEN: FIT: Federata Ndërkombëtare e Përkthyesve, përbëhet prej organizatave të përkthyesve nga të pestë kontinentet.Përfaqsohet me afërsisht 40000 përkthes nga e gjithë bota.ka përkthyes letërsie dhe përkthyes të tjerë. Në ditët tona vepron si shoqëri shumëkombëshe, dhe ka tendencën të trajtojë veçanërisht përkthyesit e librave të cilët trajtohen keq .Është e rëndësishme të ndihmojmë njëri tjetrin dhe të dimë çndodh me përkthyesit në vende të tjera. Gjithashtu kujdeset edhe për përkthyesit në zonat e nxehta të luftës, si në Irak, ku ata rezikojnë jetën.Është e rëndësishme ta kemi një organizatë mbarëbotërore e cila shqetësoshet dhe kujdeset për përkthyesit. Fit gjithashtu punon me “Copyright”- të drejtën e autorit dhe për cilësinë e përkthimit, por edhe për solidaritetin midids të gjithë përkthyesve. E.S.KASI: Ne të gjithë kemi prirjet tona drejt një letërsie të caktuar, sidomos ndaj asaj që shkruhet dhe lexohet sot në botë. Për ju konkretisht, cili është libri më i dashur midis atyre që keni përkthyer, si edhe autori më i preferuar? B.CHRISTIENSEN: Mendoj që ka shumë autorë të rinj mjaft interesantë në ditët tona, dhe ne jemi me fat që bota po zvogëlohet, kështu që ne kemi fatin ti njohim ata.Një gjë mjaft intersesante janë autorët që kapërcejnë kufijtë gjuhesore dhe gjeografike dhe që kanë tendencën të shkruajnë në gjuhët e mëdha si Anglishtja, Frëngjishtja, Gjermanishtja.Kjo përbën ndryshim dhe zhvillim. Ndërsa them këtë mendoj që ekziston edhe një prirje e jashtzakonshme për tu përhapur me gjuhë letrare angleze nëpër botë të cilën do ta përcaktoja si prurja kryesore, dhe që vende të ndryshme dhe vende të ndryshme blejnë të njtët libra në panaire madhështore të librit dhe i përkthejnë ato. Kjo do të çonte lehtësisht drejt një uniformizimi. Kam përkthyer 50 libra, kështu që nuk është e lehtë të zgjedh, por mendoj që “Dosja H” i Kadaresë është absolutisht një librër mbresëlënës, veçanërisht për mua, si specialiste në letërsinë e krahasuar, me “Iliadën” dhe “Odisenë” gjithmonë në mendje. Në një stil krejt të ndryshëm, kam Simone de Beauvoirs me librin “Seksi i dytë”, një prej librave më të preferuar për mua.Është një libër kompleks dhe i pasur, një libër që çdo burrë e çdo grua dueht ta lexojnë. Përsa i përket autorëve të mi të preferuar, më pëlqen të kthehem mbrapa në kohë. Mendoj që të dy dramaturgët, Molieri dhe Ibseni janë gjenialë në mënyret e tyre të ndryshme për të pushtuar psikologjinë humane e cila nuk ka ndryshuar shumë në këto 400 vitet e fundit. Po kështu jam shumë e dhënë mbas shkrimtarit nga Trieste, Italo Svevo, dhe prej austriakëve më pëlqen Elias Canetti.Së fundmi por jo e fundit është shkrimtarja suedeze për fëmijë, Astrid Lindgren, “nëna” e “Pipi Çorapegjata”. Mendoj se vetëm sepse shkroi për fëmijë, ajo nuk morri çmimin “Nobel” për letërsi. E.S. KASI: Pëgjithmonë ka një fillim...për të shkruar apo për gjithçka tjetër...Si e nisët përkthimin? Cili është libri i parë që keni përkthyer? Cili është libri që keni përkthyer së fundmi?...e ndonjë plan të së afërmes? B.CHRISTIENSEN: E nisa përkthimin kur ishta studente në deparatamentin e Frëngjishtes në Universittetin e Oslos.ne kishim n jjë mësuese që ishte ideal për ne.Ajo ishte përkthyese dhe kishte përkthyer krejt veprën e PRUSTIT.Ndërkohë po punoja temën për Romain e ri francez, dhe libri i parë që përktheva ishte”Topologie d’une cite Phantome” nga Alain Robbe- Grillet.Ishte shumë vështirë sepse ai përdor një material dhe gjuhë të vështirë, e cila është e vështirë të përshtatet në gjuhën norvegjeze. Së fundmi kam përkthyer tre libra, një është “Amerika ditë pas dite” nga Simnone de Beauvoir, të cilin ajo e shkroi pas udhëtimit të parë në Amerikë në vitin 1947. Ky është një libër jashtzakonisht aktual. Kam përkthyer edhe “Origjinat” nga Amin Maalouf, një libër ku ai flet për parardhësit e tij, veçanërisht për gjyshin.Një libër tjetër është “Kompleksi i DI” nga shkrimtari kinez Dai Sijie, që jeton në Paris dhe shkruan në gjuhën frënge, është një libër surealist retth një psikonalisti kinez që kthehet prej Francës në atdheun e vet. Ndërsa së shpejti do të punoj me një libër nga Assia Dejbar gruaja e katërt e pranuar në Akademinë Franceze.Bëhet fjalë për librin “Ombre Sultane” reth gjnedjes së grave në Algjeri. Një libër tjetër do të jetë përsëri një novelë nga Simone de Beauvoir. Ndërkohë që jam duke punuar me botimin e një libri rreth qendrës së shkrimtarëve dhe përkthysve në Rodos, një aventurë mjaft interesante të cilën dë të jem e lumtur ta shpjegoj një herë tjtër. E.S.KASI:....ndodh që shkrimtarët “kanë frikë” për fatin e veprës në një gjuhë tjetër për shkak të nryshimeve kulturore dhe ndryshimeve në strukturën e gjuhës që kanë zgjedhur ta shkruajnë veprën së pari, apo sepse i përkasin fillimisht një gjuhe të caktuar.... B.CHRISTIENSEN: E konsideroj çdo shkrimtar të ri që përkthej si një udhëheqës që më drejton kah gjërave të reja që zbuloj dhe mësoj për gjuhët dhe kulturat dhe stilet.Ndërkohë që ata që i kam përkthyer më duken si miq të mirë të vjetër.Për mua përkthimi i letërsisës është të kapësh zërin e shkrimtarit dhe ta përshtatësh e përkthesh atë në mënyrën më të bukur për lexuesin norvegjez.Është gjithashtu dialog midids kulturave, për ketë arsye e ndiej që bëj një punë shumë të rëndësishme. E.S.KASI: Çdo njeri merr diçka të çmuar nga bota, një libër, një varg, një fjalë a një suvenir... B. CHRISTIENSEN: Si shumica e norvegjezëve e dashuroj natyrën, dhe suveniret më të çmuara për mua janë, gëzimet prej momenteve të lumtura në natyrë, duke bërë ski në malet plot borë nën një qiell blu të thellë, duke notuar nëpër fjordet a ujëvarat, dielli i kuq... muzika dhe letërsia kanë qenë e mbeten jeta ime...duke dëgjuar Brahms, duke lexuar një poezi nga poeti im i preferuar norvegjez, Rolf Jakobsen. Shpresoj që ai do të përkthehet një ditë në gjuhën shqipe.
Posted on: Mon, 30 Sep 2013 18:51:44 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015