Ndahen Monica Bellucci dhe Vincent Cassel Merr fund historia e - TopicsExpress



          

Ndahen Monica Bellucci dhe Vincent Cassel Merr fund historia e dashurisë dhe martesa e Monica Bellucci dhe Vincent Cassel.Lajmi është bërë public nga zyra e shtypit e aktores, nëpërmjet një komunikate zyrtare. Ndërsa nga ana e Belluccit dhe Cassel nuk ka asnjë koment për ngjarjen. Mësohet se aktorja italiane është e zënë me xhirimet e filmit të ri të Emir Kusturica, ndërsa aktori francez ka marrë ca pushime pas xhirimeve në filmin e Danny Boyle. Të dy kanë qenë jo vetëm shokë jete, por edhe partnerë në setet e xhirimeve, ku edhe janë njohur. Dashuria me shikim të parë erdhi pikërisht gjatë regjistrimeve të ‘Apartamentit” në 1996. Vetëm tre vite më pas, në 3 gusht 1999, ata martohen, duke u kthyer në ciftet më të kërkuara për të interpretuar në filma. Nga martesa e tyre lindën dy fëmijë, Deva që lindi në vitin 2004 dhe Lèonie që është vetëm 3 vjeç. Sic raportojnë mediet, çifti kishte kohë që nuk jetonte nën një çati, por në dy apartamente të ndara të të njëjtit pallat, ndërsa lidhja edhe kështu dukej se funksiononte. Këtë liri të bashkëshorit, Monica e kishte vlerësuar, ndërsa shprehej si ishte pikërisht ajo që e tërhiqte tek Vincent. “Shihemi çdo ditë”, komentonte asokohe aktorja. Por me sa duket në këtë mekanizëm në dukje kaq perfekt, dicka është thyer dhe magjia mbaroi.
Posted on: Wed, 28 Aug 2013 11:31:14 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015