Ndryshimi me qytetarë është ndryshim për qytetarë - TopicsExpress



          

Ndryshimi me qytetarë është ndryshim për qytetarë Kandidati për Kryetar të Komunës së Malishevës, Alban Krasniqi, i shoqëruar nga ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës Emrush Xhemajli, dhe kandidatët për Kuvendin Komunal kanë vizituar fshatrat Turjak dhe Drenoc, ku kanë shpalosur alternativen qeverisëse lokale. Emrush Xhemajli tha se Lëvizja VETËVENDOSJE! është i vetmi subjekt që ka Alternativen edhe për pushtetin qendrorë edhe për atë lokal, dhe se “me alternativen e tonë shumë shqetësime të fshatrave të Malishevës do të marrin zgjidhje”. “Alternativës ne i kemi bashkuar edhe njerëzit më energjik, më të guximshëm dhe me të dijshëm si Alban Krasniqi, që qeverisja e VETËVENDOSJE!-s të dalloj rrënjësisht nga qeverisjet e deritashme. Ndryshimet me Alban Krasniqin kryetar, do të jenë ndryshime që do t’i gëzoj çdo qytetarë”, tha ndër të tjera Xhemajli. Kandidati për kryetar të Komunës, Alban Krasniqi shpalosi alternativen lokale për bujqësinë, shërbimet shëndetësore, administratën, ndihmën që do të kenë bizneset nga komuna, infrastrukturën, planin urbanistik për qytet e fshatra, arsimin, çerdhen publike, ambientin, turizmin, si dhe kulturën dhe sportin. “Në planin tonë për bujqësi ne mendojmë që përmes subvencioneve dhe zyrës këshillimore edhe të punësojmë shumë qytetarë, por edhe të ndihmojmë prodhuesin vendorë. Ne përmes bujqësisë, turizmit rural dhe projekteve për ambient të pastër, mendojmë të angazhojmë një numër të madh të qytetarëve që kërkojnë punë. Ne do të kujdesemi që alternativa jonë të zbatohet në tërësi dhe një herë e mirë të çrrënjosët praktika e injorimit të qytetarëve që pushteti aktual e ka bërë, praktika e tenderëve me përqindje, praktika e projekteve me cilësi të dobët. Ne do t’ia mbyllim derën politikës në shkolla, dhe shkollat nuk do të jenë më çerdhe të partisë në pushtet, por vatra të dijes dhe zhvillimit shoqërorë”, tha Krasniqi. Pas shpalosjes në detaje të alternativës për Malishevën, Turjakën dhe Drenocin, Alban Krasniqi bëri thirrje për dalje sa më masive në zgjedhjet e 3 nëntorit dhe mbështetje të Alternativës së Lëvizjes VETËVENDOSJE!. 17 tetor 2013 Lëvizja VETËVENDOSJE!, Qendra Malishevë
Posted on: Fri, 18 Oct 2013 12:25:59 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015