Ne Emer te Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit......... 1- Më - TopicsExpress



          

Ne Emer te Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit......... 1- Më mirë është të shpenzosh një qiri të vogël se sa tërë jetën ta kalosh në terr. 2- Gjithnjë derisa qëndron në këmbët e tua mos vajto nëse nuk mundesh të vraposh. 3- “ E mundshmja” pyet të “ Pamundshmen” ku jeton? U përgjigj: në ëndrrat e të paaftëve. 4- Shtëpia pa libra është shtëpi pa shpirt. 5- Nuk është i fortë ai që gjithnjë fiton luftërat, por i dobët është ai i cili gjithnjë e humb paqen. 6- Nëse do që të urrejnë të gjithë, iu thua të gjithëve se kush janë. 7- Epitetet janë shenjat e ahmakut, njerëzve të mëdhenj nuk u duhet asgjë më shumë se sa emri i tyre. 8- Kush e donë një dru, donë edhe degët e saj. 9- Mos e arrij paqen me luftë, por me marrëveshje. 10- Kur drejtësia zhduket nga faqja e dheut, njeriu bëhet i pavlefshëm. 11- Nuk është kënaqësi të punosh gjithnjë atë që dëshiron, por është kënaqësi kur e do punën që e dëshiron. 12- Më e keqja çka mund t’i ndodhë një njeriu është papunësia dhe që nuk e donë askënd. 13. Turpi është bukuria e femrës ndërsa vlerë te meshkujt. 14- Nëse digjet shtëpia e fqiut, ruaje tënden. 15- Mik e ke atë i cili ta tërheq vërejtjen nga gabimet tua e jo ai i cili ta zbukuron gabimin tënd për t’u bërë më i dashur. 16- Miqësia është pusi,sa më tepër nxjerrë nga ajo , ajo bëhet më i thellë. 17- Buzëqeshja është fjalë e bukur pa shkronja. 18- Mos përkujto shumë atë çka e ke humbur për të mos e humbur atë çka e ke. 19- Kush kënaqet me vepra të vogla të dynjasë , të gjitha vështirësitë do t’i janë të lehta. 20- Fjala e mirë është pasaportë për arritje te çdo zemër. 21- Sa më i madh të jetë mashtrimi , do të jetë më e vogël kënaqësia. 22- Nëse nuk do të keqen nga ti, ik nga e keqja. 23- Shpirti i qetë është krevati më i mirë për pushim. 24- Kush mbjellë të mira korrë falënderime. 25- Edhe në kopsht të mirë din me qenë ndonjë gjarpër. 26- Jeta është gjëja e vetme që sa më shumë rritet aq më shumë bie. 27- Zemra është hapësira, ndërsa goja është dorëza, gjuha është çelësi për këtë arsye çdo kush le ta ruan çelësin e fshehtësisë së tij. 28- Përvoja është krahëria të cilin ta falë jeta kur të bien flokët. 29- Paraja është e mirë si shërbëtor, por i keq si pronar. 30- Madhësia e dijes sate lind xhelozi, ndërsa modestia e zemrës sate lind miq. 31- Nëse i verbëri e udhëheq të verbëtin, të dy do të bien në humnerë. 32- Çasti i dhimbjes zgjatë një orë, ndërsa kënaqësia një moment. 33- Nuk duhet t’i frikësohesh krismës sepse plumbi që të qëllon nuk dëgjohet. 34- Të mjerin e tërheqin flokët e gjata të tija, ndërsa nuk e sheh se po i zgjatet gjuha. 35- Nëse do me pa realitetin femëror, shikoje atë me sy mbyllur. 36- Kush gabon është njeri,ndërsa ai që në gabime qëndron është djall. 37- Forca e zinxhirit matet me dobësinë e hallkave të tij. 38- Nëse jemi vëllezër nuk na janë qeset motra. 39- Njerëzit mund të jetojnë pa ajër disa minuta, pa ujë dy javë, pa ushqim dy muaj, ndërsa pa idetë disa vjet. 40- Gjysma e parë e jetës na kalon duke kërkuar pasuri, ndërsa gjysma tjetër duke kërkuar mjek. 41- Kush blen atë që nuk i duhet, shet atë që i duhet. 42- Kur dikush lavdëron dikë, pak kush beson në atë, ndërsa kur kritikon dikë, atë çdokush e beson. 43- Rehat flenë ai i cili nuk ka atë nga e cila ai frikësohet. 44- Martesa ndodh papritur sikurse pikë ngjyra në rrobe. 45- Nëse dikush mundë ta blej kapelën, nuk mund të blej mendjet. 46- Përgjithësisht të hollat humbin duke kërkuar të hollat. 47- Sikur njerëzit të pengohen të flasin mirë për vete dhe keq për të tjerët, pjesa dërmuese e njerëzimit do të mbeten memec. 48- Nëse fëmija luan me jetën e vet, jeta luan me të kur të rritet. 49- Zgjidhi fjalët para se t’i thuash dhe jepi zgjedhjes mjaftë kohë, sepse fjala duhet të piqet sikurse pema, i duhet pak kohë për tu pjekë. 50- Ruaju të ndershmes kur e nënçmon dhe vetmisë së keqe kur i bënë konak dhe njeriut të ndershëm kur e bjerë në situatë të keqe dhe ahmakut nëse je i mëshirshëm ndaj tij. 51- Mbret unë, mbret ti – kush bënë ujë? 52- Lehtë është kur të çmojnë të tjerët, por vështirë kur ti çmon vetveten. 53- I lumtur është ai që fytyrën e tij e poshtëron nga brengat, kokën nga zërja dhe trupin nga sëmundja. 54- Kur të arrish në maje, sillu nga mbrapa dhe shiko kush të ka ndihmuar të ngjitesh dhe kthehu nga qielli që Allahu të forcoj në atë maje. 55- Kush ka jetuar me dy fytyra ka vdekur i pafytyrë. 56- Nëse armiku nga ti kërkon këshilla jepi sepse mund të bëhet mik. 57- Ik kah të duash nga vetja nuk mund të ikësh. 58- Nëse je i pasur han kur të duash, nëse je i varfër han kur të mundesh. 59- Nëse dikush të thotë të dua si vëllain, kujtoje tregimin mbi Kabilin dhe Habilin. 60- Nëse flet me nguti do të thuash ndonjë fjalë që do të pendohesh sa të jesh gjallë. 61- Mos polemizo me oratorin as me ahmakun pasi që në atë mënyrë oratori do të mund me fjalë, ahmaku të ofendon. 62- Sjellja e mirë mbulon shumë negativitete, sikur sjella e keqe që mbulon shumë veti të mira. 63- I pasur është kush nuk ka borxh, a i ri i cili është i shëndoshë. 64- Pak dije e shumë punë 65- Disa femra mendojnë se martesa është rasti më i mirë me ju hakmarrë dikujt. 66- Kur dy gjedhe grinden pas një plaçke, ujku ndien grindjen e tyre dhe vjen me na zgjidh problemin. 67- Shëndeti është ai që të bënë ditën të duket se është më e mira e vitit. 68- Llogaria telefonike është dokumenti më i mirë që tregon se më mirë është me hesht se me fol. 69- Pasanikut është vështirë me i falë diçka, të ngopurin është vështir me qeras. 70- Nuk është i varfër ai që ka pak, por ai që kërkon shumë. 71- Më lehtë mund të vuash nga e vërteta se sa të kënaqesh nga rrena. 72- Nuk është dorëdhënie e mirë ajo kur më jep atë që kam nevojë më shumë se ti, por është më dhurim i mirë të japësh atë që të nevojitet më shumë se mua. 73- Nëse të varfanjakut i dhuron peshkun, e ke ushqyer për një ditë. 74- Qeni lëviz bishtin, ndërsa dyfytyrëshi me gjuhë. 75- Më e mirë është nëna më e keqe, se njerka më e mirë. 76- Kur njeriu vendos me u martuar,ajo është vendim i fundit që e ka marrë. 77- Njeri i suksesshëm është ai i cili e mbyll gojën para se të tjerët të mbyllin veshët nga ai, sikurse edhe ai i cili i hap veshët para se të tjerët të hapin gojën. 78- Të mos marrim pjesë në formulimin e të metave të huaja, sepse edhe të tjerët kanë gjuhë dhe sy sikurse ti. 79- Nëse nuk mundesh me më ndihmuar, mos më pengo. 80- Më mirë është të rrëshqet këmba se sa gjuha. 81- Kush i hip të vërtetës e ka fituar krijimin. 82- Nuk shiten drunjtë e papërgatitur, as peshku në ujë. 83- Kur shkon përtacia rrugës, i shtohet varfëria. 84- Me vdekur i përkëdhelur dhe i dashur dua më tepër, se me jetuar i rrejtur. 85- Nuk është me rëndësi a donë, por kënd e donë. 86- Më mirë çka do me ngrënë, se sa çka do me falë. 87- Që të ruash shokën më parë ti duhesh të jesh shok. 88- Që të flasësh fjalë të mira, duhet të dëgjosh mirë. 89- Birat e çorapeve nuk i dinë askush përveç këpucës. 90- Nuk ka më trim se kali qorr. 91- Ruaju derës me shumë çelësa. 92- Nëse jo të mençurit ja jep thikën, je bërë vrasës. 93- Lehtë është të bëhesh i mençur pas kohe. 94- I tërë terri i botës nuk mund ta mbuloj dritën e një qiri të vogël. 95- Më mirë e ke dy herë me pyet, se një herë me gabuar. 96- Kush gabon duke buzëqesh, do të digjet duke qarë. 97- Qenit të rrahur mjafton t’ia tregosh gurin. 98- Pendla e mirë nuk mjafton me bërë zogun e bukur. 99- Plagën e nënçmon ai që nuk e din çka është dhimbja. 100- Më mirë është të martohesh me varfanjaken se me u hangër me pasaniken...........>>
Posted on: Fri, 16 Aug 2013 08:04:15 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015