Nesër në orën 11:00 është protesta jonë për territoret e - TopicsExpress



          

Nesër në orën 11:00 është protesta jonë për territoret e Fakultetit të Ekonimise eshtë protesta e çdo studenti të ditës dhe parttime, çdo pedagogu, çdo shefi Departamenti, Dekanit e Rektorit. Është protesta e të gjithëve Është protesta për të mirën tonë të përbashkët Ne sot jemi qytetarë, sepse po protestojmë, por kjo nuk do të thotë që ne duhet të jemi qytetarë me kohë të pjesshme. Kjo protestë duhet të na bëjë më qytetarë, duhet të na shtyjë të protestojmë edhe kur priten pemët tek liqeni, apo kur dhunohen vajzat dhe gratë, edhe kur ndodhin probleme të tjera në qytet. Të protestojmë edhe brenda fakultetit apo universitetit kur ka probleme të qarta. Kjo protestë të shërbejë për të na bërë më shumë qytetarë, për të mos e përdorur facebook vetëm për check-in apo foto seminudo, por për të qenë aktorë dhe reagues civilë në komunitetin tonë. Kjo është protestë për një fenomen dhe interes publik, për mjediset tona dhe për oborrin tonë. Ndërsa për mosmarrëveshjen e krijuar mund të them vetëm këto gjëra: 1. Unë nuk kam dhjetë milionë Euro pasuri, por kam makinën që sapo mbushi katërmbëdhjetë vjeç dhe jam krenar. 2. Unë nuk kam prindërit të sëmurë prej vitesh e që paguajnë 7 mijë Euro ilaçe në muaj, por prindërit e mi kanë punuar gjithnjë të ndershëm e të drejtë në profesionin e oficerit dhe mësuesit duke më mësuar dhe mua gjithë kohës se çfarë janë këto virtyte. 3. Kjo nuk është protesta apo kritika ime e dytë publike (e para e dikujt ishte sjellja e Aleancës Kuqezi për miting brenda Fakultetit të Ekonomisë në 2011), por kam që në 2003 që jam kritik dhe protestues me qëndrimet e mia për ato çështje publike që i kam konsideruar të rëndësishme. 4. Unë nuk jam i përkëdhelur nga askush dhe nuk kam pas përkrahjen e askujt gjatë gjithë jetës, por di të fal, di të fal dhe mallkimet dhe ofendimet publike kur e do momenti. Di të fal, sepse kemi përpara një emergjencë absolute si komunitet i këtij Fakulteti, prishjen e ndërtimeve pa leje rrotull fakultetit Nesër në orën 11:00 tek Fakulteti i Ekonomisë Si qytetarë, për oborrin, për mjediset, për qytetin tonë
Posted on: Sun, 15 Sep 2013 19:33:23 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015