Nga Ebu Mes’ud el-Bedrij r.a. transmetohet se i Dërguari i - TopicsExpress



          

Nga Ebu Mes’ud el-Bedrij r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. i ka ndaluar paratë nga shitja e qenit, nga prostitucioni dhe nga falli. Share (Muttefekun alejhi) Hadithi 469 Transmetohet nga Ebu Dherri r.a. të ketë thënë: “Isha duke shkuar me Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. nëpër një tokë me gurë të zi në Medine derisa u drejtuam nga Uhudi, atëherë më tha: “O Ebu Dherr.” I thashë: “Si urdhëron, o i Dërguari i All-llahut!” Tha: “Nuk gëzohem të kem ar sa ky Uhudi e të kalojnë tek tri ditë, e nga ai të mbetet vetëm një dinar, vetëm nëse kam të paguaj borxh, ose që me të t’u flas robërve të All-llahut (njerëzve) kështu, kështu dhe kështu të jetë nga e djathta, nga e majta dhe nga prapa.” Pastaj eci (Pejgamberi) dhe më tha: “Vërtet, ata që kanë shumë, në Ditën e Gjykimit do të kenë pak, përveç nëse thonë (veprojnë) me pasurinë kështu, kështu dhe kështu është edhe nga e djathta, nga e majta dhe nga prapa, por të këtillët janë pak.” Pastaj më tha: “Qëndro në atë vend, mos lëviz askund derisa të kthehem!” Pastaj u nis nëpër errësirë të natës derisa nuk dukej, atëherë dëgjova një zë të lartë, unë u frikësova se mos e sulmoi dikush Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. dhe dëshiroja t’i shkoj, mirëpo m’u kujtua fjala e tij “mos lëviz askund derisa të kthehem”, andaj nuk lëviza derisa erdhi. Atëherë i thashë: “Unë dëgjova një zë, nga i cili u frikësova..”. dhe ia shpjegova... ndërsa ai më tha: “A e ke dëgjuar?” I thashë: “Po.” Tha: “Ai ishte Xhibrili, më erdhi dhe më tha: “Kush vdes prej umetit tënd duke mos i shoqëruar All-llahut asgjë, do të hyjë në Xhenet.” I thashë: “A edhe nëse ka bërë prostitucion (zina) dhe nëse ka vjedhur? Tha: “Edhe nëse ka bërë prostitucion dhe nëse ka vjedhur.” Share
Posted on: Mon, 07 Oct 2013 13:12:01 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015