Nikoliq kushtëzon Kroacinë: Ose Serbia, ose Kosova Hyrjen e - TopicsExpress



          

Nikoliq kushtëzon Kroacinë: Ose Serbia, ose Kosova Hyrjen e shtetit në Bashkimin Evropian, kroatët kanë vendosur ta festojnë duke pasur të pranishëm të gjithë presidentët e shteteve të Ballkanit. Por, sërish është Serbia ajo që u vë kushte fqinjëve duke thënë se nuk marrin pjesë po qe se ftohet edhe presidentja e Kosovës. Presidenti i Kroacisë, Ivo Josipoviq ka deklaruar se të gjithë fqinjët, kryetarët e shteteve përfshirë edhe ai serb Tomisllav Nikoliq janë të mirëseardhur për të marrë pjesë në gëzimin e kroatëve. Por, presidenti serb, Tomisllav Nikoliq ia ka bërë të qartë homologut kroat se pjesëmarrja e tij varet tërësisht nga mënyra se si do ftohet Presidentja e Kosovës. Atifete Jahjaga. “Shkuarja ime në Kroaci mund të evitohet vetëm nëse Kroacia vendos ta ofendojë Serbinë duke e ftuar Kosovën si shtet të pavarur”, ka deklaruar Nikoliq,trasmeton Koha. Mbetet të shihet nëse Kroacia do t’ia plotësojë dëshirën Serbisë, apo do të veprojë ashtu siç bëri ditë më parë kur e bojkotoi Samitin e Ohrit për shkak të mos ftesës së presidentes Jahjaga. Kroacia nga data 1 korrik e këtij viti do bëhet shteti i 28-të anëtar i Bashkimit Evropian.
Posted on: Wed, 19 Jun 2013 00:02:47 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015