Ninulla Fli, bukuroshja ime, fli! Do ta sjell tani gjumin nga - TopicsExpress



          

Ninulla Fli, bukuroshja ime, fli! Do ta sjell tani gjumin nga koshptet për ty Ah, për sytë e tu geshtenjë me pjergulla të blerta! Fli, bukuroshja ime, fli Fli buzagaz për ëngjëjt, nani - nani! Fli, bukuroshja ime, fli! Do ta sjell tani gjumin nga deti për ty Një gjumë të thellë e të freskët, të lehtë si bletë. Fli, bukuroshja ime, fli, Nën velat e fryra prej erës, nani - nani! Fli, bukuroshja ime, fli! Do ta sjell gjumin drejt e nga yjet për ty Një gjumë të rruztë si prej kadifeje, Fli, bukuroshja ime, fli Te kryet e shtratit tënd zemra ime, rri zgjuar nani - nani! II Shpirti im Mbylli sytë ngadalë-ngadalë Dhe, siç fundosesh në ujë Zhytu në gjumë, zhveshur e me të bardha veshur Më e bukura ëndërr të pret, nani - nani! Shpirti im Mbylli sytë ngadalë-ngadalë, Dhe braktise veten si në krahët e mi shtrënguar nani - nani! Mua as në gjumë mos më harro nani - nani! Mbylli sytë ngadalë-ngadalë Sytë e tu jeshilë të thellë ku digjet një zjarr nani-nani, shpirti im, nani - nani!
Posted on: Mon, 22 Jul 2013 10:07:58 +0000

Trending Topics



Recently Viewed Topics




© 2015